BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Vjedhja e arit dhe trasferimi i valutës jashtë Shqipërisë është projekt antikombëtar

Shqipëria nuk është thjesht e korruptuar por është një shtet i kapur nga oligarkë dhe lobe ndërkombëtare. Ndërsa mediat e sinkronizuara shokojnë popullin me teatër kukllash, projekti për çmontimin final të vendit ka nisur.

ari

 

Vjedhja e arit të Shqipërisë tani prej disa vitesh po shoqërohet edhe me trasferimin e valutës jashtë vendit. Ngjarja e fundit  në aeroportin e Rinasit, vrasja  e Santos apo çështja Fullhani është vetëm maja e ajsbergut e asaj çfarë po ndodh me sistemin bankar dhe kursimet e shqiptarëve nëpër dekada.

Dorëzimi i bankave në duart e të huajve është një projekt antikombëtar sepse krijon një varësi të frikshme të politikës shtetërore nga aktorë jashtë sistemit. Por kasta e bëri këtë marrëveshje vetëm që të siguronte mbështetjen për të qëndruar në pushtet duke u ricikluar. Nuk është rastësi që asnjë parti, komision parlamentar apo media investigative të kene kërkuar të hedhin dritë mbi vjedhjen e arit, gjendjen e depozitave reale të arit dhe valutës fizike në vend. I vetmi dokument që paraqet rezervën shqiptare të arit është një dokument i FMN që e radhit Shqipërinë të fundit me 1.6 ton ar. Por edhe kjo shifër është e supozuar sepse asnje dokument i tillë i nënshkruar nga ndonjë përgjegjës nuk ekziston. Errësira vazhdon edhe me kompanitë e huaja që nxjerrin ar në minerat e vendit jashtë çdo kontrolli të Republikës dhe në funksion të zaptuesve të shtetit që punojnë kundër interesave të vendit.

Kurse dorëzimi i bankave në duart e të huajve (me presionin e ndërkombëtarëve si çdo sektor tjetër strategjik) është edhe arsyeja se përse sot mbi 3 miliarda euro të depozituesve shqiptarë nuk kreditohen për biznesin shqiptar duke paralizuar totalisht vendin. Kuptohet që bankat duke qenë të huaja nuk e lidhin sukesin e tyre me zhvillimin afatgjatë të vendit por bazohen në raporte spekullative ndërkombëtare. E shartuar kjo me mungesën e një burse kombëtare dhe politikën sterile të bankës së Shqipërisë që ka të vetmin objektiv ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, zhvillimi i vendit mbahet peng me një GDP dhjetë fish nën potencial. Tufa e pseudekonomistëve që ngatërrojnë teoritë e librave me politikat reale që duhet të ndjekë një vend për zhvillimin  normal të tij sterilizojnë debatin publik me diskutime neoliberaliste në favor vetëm të shteteve të fuqishme që thellon ende më shumë humnerën mes vendeve. Raportet vasale që politikanët shqiptarë kanë thurur me këto entitete financiare kanë kapur totalisht jo vetëm shtetin por dhe ekonominë feudale shqiptare. E zhytur në borxhe ndërkombëtare që nuk i shërbejnë ekonomisë reale por dhomave të errëta të pushtetit dhe lobeve transnacionale.

Por i kapur nuk është vetëm qarku financiar por dhe ai ekonomik me monopole “të brendshme dhe të jashtme” që kanë bllokuar prodhimin vendas dhe dekurajojnë investitorët e vërtetë që shohin Serbinë apo Rumaninë si vende të favorshme.

Ndërsa media ka mbërtheyr popullin televiziv me pseudo probleme të brendshme, atje jashtë në botën e madhe ku ne bëjmë pjesë, po fryjnë erëra të rrezikshme. Të gjitha bankat qendrore po blejnë sasi të mëdha ari nga frika e përshkallimit të një konflikti planetar. Gjërmania, Holanda dhe vende të tjera kanë kërkuar psh. kthimin e arit të tyre, i trasferuar në ShBA pas luftës së II botërore. Por kanë marrë një përgjigje negative. Edhe Rusia po shton sasinë e saj të arit, i vjedhur pjesërisht gjatë kohës së Jeltsisnit, gjë që po e bën dhe Kina apo Japonia.

Një shtet racional merr masat dhe projekton ekonominë e vendit të tij përballaë çdo lloj eventualiteti. Por Shqipëria nuk e ka një shtet të tillë. I gjithë shteti është kapur nga një kastë që punon në mënyrë sistematike kundër interesit të qyetarëve të tij. Kjo kastë është lehtësisht e kontrollueshme nga lobime antishqiptare, sepse askush më nuk mendon më se emigrimi masiv i shqiptarëve, çmontimi i industrisë shqiptare, i ekonomisë, ushtrisë, akademisë etj, janë bërë rastësisht dhe jo me laps në dorë. Sigurisht edhe rënia e piramidave në 97 ishte studjuar në tavolinë për të depotencuar Shqipërinë. Një popull që nuk memorie dhe respekt për historinë është i destinuar të goditet pa mëshirë nga vampirë të brendshëm dhe të jashtëm. I njëjti popull që bën tifo për të njëjtën klasë politikë me maska të ndryshme duke hedhur vallen e skllavërisë.

Shqipëria është kaq e brishtë jo vetëm sepse është e varfër por po i hiqen instrumentat për tu pasuruar. Duke qenë një vend thellësisht importues do jemi kaq të brishtë përballë çdo stuhie gjeopolitike dhe gjeoekonomike si të gjithë studjuesit parashikojnë. Por Shqipëria nuk humbi vetëm aftësinë ushtarake, sovranitetin monetar por dhe sovranitetin agronom. Shkatërrimi i instituteve bujqësore ka krijuar një varësi të frikshme ndaj importimit dhe të farave të drithrave në duar të korporatave ndërkombëtare.

Çfarë po ndodh në Shqipëri, nëse dikush është i kujdeshëm dhe mbledh të gjitha faktet kupton mozaikun e një një projekti antikombëtar orkestruar nga lobe të fuqishme duke përdorur politikanët kuklla, mediokër që shqetësohen vetëm për milionat e vjedhur. Ashtu si dhe Greqia ku 1000 grekë kanë 50% të pasurisë, edhe në Shqipëri, e gjithë pasuria është në duart e disa familjeve dhe klaneve mafjoze që po çojnë vendin drejt greminës.

Populli shqiptar është sot, në ditët e tija më të vështira dhe duhet urgjentisht të marrë në kontroll shtetetin e vet. Kjo s’do të thotë të izolohemi, si duan të trembin popullin, por të ndërtojmë një shtet normal si çdo popull tjetër. Një shtet dinjitoz që arrin të negociojë në arenën ndërkombëtare me çdo aktor pa sakrifikuar interesat e tij vitalë.

Kjo do të thotë që shqiptarët, duhet të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, sikur zgjidhja do vijë nga kjo klasë apo “miqtë” ndërkombëtarë. Shpëtimi i vendit është i lidhur pikërisht me largimin e kësaj kaste dhe prerjen e këtyre lidhjeve antikombëtare. Sigurisht që kjo zgjidhje nuk vjen nga brenda sistemit, nga njerëzit e sistemit me reformat që bën sistemi.

Si çdo popull tjetër që ndërtoi demokracinë në shërbim të popullit, kjo vjen vetëm mbi një kontratë të re sociale, një kushtetutë të re, që i kalon pushtetin nga partitë drejt qytetarëve. Një kushtetutë ku pushtetarët nuk emërojnë njëri-tjetrin, por zgjidhen dhe shkarkohen nga qytetarët. Në këtë drejtim dhe Governatori i Bankës së Shqipërisë duhet të zgjidhet nga qytetarët e Shqipërisë dhe jo nga partitë apo lobet.

Vetëm me një shtet i tillë në kontroll të shqiptarëve, mund të nisë politikat ekonomike dhe financiare për daljen e vendit nga feudalizmi drejt një kapitalizmi të zhvilluar dhe social, që krijon mirëqënie për të gjithë.

Së bashku për një Shqipëri dinjitoze

Shpërndajmë projektin dhe kushtetutën SOS:http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked