BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

10 arsyet pse duhet të fikim Televizionin

10 arsyet pse duhet të fikim Televizionin

image

1. Televizioni është pjesë e pushtetit dhe pushteti ngrihet mbi konsensusin e votuesve. Mendoni vërtet se pushteti do lejojë median të informojë qytetarët mbi të vërtetën?
Mendoni vërtet se shpëtimtarët do dalin prej atyre ekraneve?
Personat që dalin në ekrane janë maskat e sistemit oligarkik.

2. Televizioni nuk u drejtohet qytetarëve por konsumatorëve. TV jeton mbi reklamat prandaj të shtyn të shpenzosh e konsumosh. Tv nuk ka qëllim të na bëjë të lumtur sepse personat e lumtur nuk konsumojnë.

3. Televizioni është mjet antidemokratik sepse pak “të përzgjedhur” flasin e miliona të tjerë thjesht duhet të dëgjojnë.

4. Televizioni shkatërron kulturën dhe mbjell banalitet. Mënyra më e mirë për sundim është që të sunduarit mos të kuptojnë arsyet e varfërisë!

5. TV nuk ka memorie. Informacioni nuk mbetet por thjesh qarkullon shpejt për të çoroditur njerëzit. Pushteti mjafton të “punojë” muajin e fundit se populli televiziv ka memorien e shkurtër!

6. TV shtyn njerëzit të bëhen parazitarë, lajmi gjen ty e jo ti të kërkosh lajmet që të interesojnë vërtet. Nuk flasin për probleme reale (Gërdeci ndodhte 5 km larg qebdrës së Tiranës dhe media nuk “dinte” gjë!) por
Të mbushin kokën me lajme idjote (flet për një aksident në Kinë e jo për problemet në qytetin tënd. Kjo e fundit mund të të bëjë realisht të rebelohesh kundër padrejtësive dhe përgjegjësve)

7. Televizioni mpin trurin sepse efekti video shokon proçesin normal të reflektimit. Neurologjia dhe Psikologjia ka vërtetuar prej kohësh se informacioni magazinohet shpejt në tru pa vetëdijen tënde dhe efektet e tij formojnë mendimin tënd, po në mënyrë të pavetëdijshme. Mendimet e tua nuk janë më të tuat sepse të janë mbjellë pa vetëdije.

8. Televizioni të parafabrikon një realitet virtual spektakolar dhe truri është i prirur të banojë atë realitet nga ai i vërteti plot vuajtje.
Ti arratisesh nga realiteti yt, të duket vetja turist në vendin tënd dhe nuk ke dëshirë ta ndryshosh. Në këtë mënyrë sistemi të ka neutralizuar në distancë, pa patur nevojë të përdorë forcë e polici.

9. Televizioni është pjesë e një bote të vjetër, ndërtuar jo për qytetarë të lirë por për nënshtetas të bindur.

10. TV duhet fikur për të përqafuar internetin ku miliona njerëz lirisht dhe pa filtra ndajnë informacionet e tyre në një Inteligjencë Kolektive!

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked