10 arsyet pse të zgjidhni internetin!
1. Interneti nuk ka pronarë!
2. Interneti anullon pushtetet, çmonton strukturat dhe fuqizon lirinë e çdo individi apo komuniteti të vetëorganizuar!
3. Interneti nuk ka filtra dhe çensurë! Je ti që zgjedh se çfarë, si dhe kur do të shikosh.
4. Interneti është demokraci se Ti ndërvepron me lajmin dhe nuk rri pasiv ndërsa dikush “të mbush kokën” nga ekrani.
5. Interneti është inteligjencë kolektive globale ku ti konfronton përditë idetë e tua.
6. Interneti të jep mundësi të thellohesh nëpër faqe shkencore nëse ti dëshiron, por nuk bën dot magji nëse ti do të mbetesh sipërfaqësor dhe predikues slloganesh.
7. Interneti zgjeron jo vetëm rrethin e njohurive por dhe të miqësive, kur dhe ashtu si ti vendos.
8. Interneti ndryshe nga TV, ka memorie dhe ti i rikthehesh kur të duash lajmit duke e pasuruar më tej.
9. Interneti të jep kohë dhe mundësi të reflektosh, ndryshe nga shpejtësia frenetike e TV që trazon dhe konsumon lajmet pa dallim mes tyre.
10. Interneti lejon që idetë të qarkullojnë kundër pushtetit dhe fjalët të bëhen AKSION për NDRYSHIMIN E REALITETIT!