BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

10 pyetje drejtuar një socialisti të thjeshtë

10 pyetje drejtuar një socialisti të thjeshtë.

image

 

Këto pyetje i drejtohen socialistëve idealistë e të ndershëm që besojnë tek kauza e së majtës për emancipimin e qytetarëve nëpërmjet punës dhe drejtësisë sociale.

1. A është ende partia socialiste parti e majtë? Ndryshoi vetëm ngjyra apo dhe përbërja e përmbajtja? Pse votat merren nga socialistët dhe partia drejtohet nga mjaftistët?

2. Janë sot shqiptarët më të pasur apo më të varfër se dje? Pse vetëm Shqipëria dhe Biellorusia kanë rritje të kostos së jetesës? A janë rritur apo ulur çmimet, taksat dhe tarifat?

3. Shqiptarët po braktisin Shqipërinë, apo po kthehen emigrantët në Shqipëri?

4. Pse paraja po përqendrohet gjithmonë e në më pak duar? Pse partia preferon lekaristët se intelektualët dhe punëtorët?

5. A po luftohet korrupsioni shtetëror apo po goditet vetëm populli? A u dënuan vrasësit dhe hajdutët e djeshëm dhe të pardjeshëm?

6. Pse investitorët kanë braktisur Shqipërinë dhe reduktuar vendet e punës? A është e drejtë të fajësosh qytetarët për dështimet e qeverisë?

7. Pse po privatizohen pasuritë e shqiptarëve në vend të një plani kombëtar për vlerësimin e tyre?

8. A u bë shëndetësia falas apo po privatizohen të gjitha shërbimet publike?

9. A u vendos meritokracia në vend, apo “korrupsioni dhe militantizmi” mbetet çelësi i suksesit në çdo fushë?

10. A keni menduar ndonjëherë se PD-PS është thjesht një lojë antikombëtare? A ndiheni përgjegjës për mbështetjen e verbër që i jepni udhëheqësve prej 80 vitesh? A mendoni se demokracia nuk vendoset pa rrëzimin e kultit të individit dhe oligarkitë e krijuara?

 

Nëse keni reflektuar thellë do kuptoni që partitë shqiptare u ngjizën me ADN e vjetër autoritariste, antidemokratike, ku pushteti u mbetet një grushti njerëzish që sundon shumicën me propagandë, frikë, lëmoshë e presion.
Nëse keni kuptuar gjeni GUXIMIN për të imagjinuar një Shqipëri NDRYSHE, ku qytetarët vendosin e shteti bindet, ku qytetarët ndërtojnë së bashku rrugëtimin drejt një bote më të mirë!

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked