Falenderime të sinqerta për mbështetjen e miqve dhe dashamirësve shqipon!
Jemi të ndërgjegjshëm për çensurën e sistemit, për spiunët e partive që kërcënojnë e kontrollojnë jetët e njerëzve, prandaj Falenderimi është i dyfishtë!!!
Kujtojmë, që këto nuk janë thjesht “like” facebook-u, por mbështetje për të vetmin mjet që është ende i lirë!
Kasta dhe mercenarët e saj i bëjnë report faqes sonë për të ulur shpërndarjen.
Këtë vit qeveria i ka bërë kërkesë kompanisë FACEBOOK për mbylljen e 12 faqeve të ndryshme dhe fb mbylli vetëm 2.
Sigurisht puna jonë nuk është vetëm në rrjete dhe virtuale, por kjo na lejon të shpërndajmë idetë e të mbledhim Qytetarët në terren si po bëjmë çdo ditë!
Kështu kontributi juaj me komente dhe ndërveprime rrisin shikueshmërinë dhe inkurajoni vajza e djem që punojnë LEKLESS për zgjimin e dëshirës për Ndryshim!
Ju falenderojmë dhe vijoni të na mbështesni!