1. Nëse ju mendoni se kjo klasë politike është e korruptuar, përse nuk bëni publik pasuritë e tyre në bankat tuaja?
2. Nëse doni zhvillimin e Shqipërisë, përse nuk hapët fabrika dhe industrializonit vendin si premtuat para terapisë shock. Përse nuk flisni për monopolizimin e ekonomisë dhe trasformimin në koloni importi?
3. Nëse ju mendoni se kjo klasë politike është e korruptuar, përse bashkëpunoni me të, në vend që të inkurajonit formimin e partive autentike me intelektualë të pastër mbaruar në Perëndim apo brenda?
4. Nëse kjo klasë politike është e korruptuar, përse jeni kaq “bujarë” në dhënien e borxheve dhe dhjetfishimin e borxhit publik shqiptar?
5. Nëse pushteti dhe pasuria është përqendruar në pak duar, përse nuk flisni për Referendume, Demokraci apo Shpërndarje të Pasurisë?