BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

A po instalohen bomba bërthamore në Shqipëri?

Në kushtet e një qarku mediatik të manipuluar, shprehim shqetësimin tonë të thellë për lajmet që qarkullojnë në mediat e huaja. Pentagoni ka filluar trasferimin e arsenalit bërthamor nga Turqia drejt Rumanisë dhe vende të tjera të rajonit.

picsart_10-17-09-36-32

Përballë kësaj kaste vasale dhe e gatshme të rrezikojë fatet e vendit, vetëm e  vetëm të marrë bekimin e ndërkombëtarëve për mbajtjen e pushtetit, shqetësimi i qytetarëve shqiptarë është i justifikuar.

Përballë një pushteti që vepron në terr informativ për Vendimet e Rëndësishme dhe kakofonitë mediatike për pseudoproblemet, shqetësimi ynë është serioz. Bashkë me reformën për “Drejtësi”, projekti i Sorosit sanksionoi që këto vendime ushtarake mos të merren më nga Parlamenti por Ekzekutivi. Bashkë me shtimin anormal të  aktiviteteve ushtarake amerikane në Bizë të Tiranës, shqetësimi dhjetëfishohet.

Përballë gjendjes së alarmit të një konflikti planetar dhe rreshtimit të ushtrive antagoniste, shqetësimi përkëthehet në makth për gjithë Europën.

Nëse ky lajm është i vërtetë, Tirana dhe e gjithë Shqipëria shndrrohet në objektiv kryesor të sulmeve bërthamore shkatërrues për popullsinë tonë të përqendruar në Ultësirën Perëndimore pa asnjë mbrojtje efikase.

I KËRKOJMË KRYEMINISTRIT SHQIPTAR:

të prononcohet sa më parë e të marrë përgjegjësinë para parlamentit dhe popullit shqiptar për çdo eventualitet!

ShqipON kërkon vendosjen e Demokracisë Pjesëmarrëse, pikërisht që populli shqipta të kontrollojë shtetin e vet dhe asnjë vendim mos të merret pa konsensusin e qytetarëve!

#SëBashkuMundemi

shqipon.org

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked