BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Antimedia – Ardit Latifi aktivist shqipON

Media po na shkaterron!
Mos harroni, ata jane te shitur dhe ne jemi te blere!
Stop tregtise ne kurriz te se ardhmes!

received_1088229451231297

Pjesa më e madhe e qytetarëve në ditët e sotme informohen për të rejat më të fundit dhe gjithçka që ndodhin rreth tyre në supermarketin e madh të informacionit të quajtur “media”, ku konsumatori mund të zgjedhë vetem informacionin që I imponohet. Shumë lexues kane rene pre e manipulimit mediatik, kesaj media qe funksionon vetem ne dobi te partitokracise.
Në këtë mënyrë, lexuesit ushqehen pambarimisht me menunë e gjerë kancerogjene që iu serviret, duke mos pasur mundësinë e mospelqimit, reagimit, mosndikimit apo indiferentizmit. Lënia e ketij dogmatizimi në dispozicion të publikut nuk është e mjaftueshme për partite, sepse detyra e tyre është të zgjedhin edhe llojin e dogmave qe duhet tu serviret qytetareve ne nje kohe te caktuar.
Genjeshtra e gjithë kësaj qëndron në faktin se në botën mediatike qytetaret presin transparencë, ndershmëri, duke i dhënë në këtë mënyrë “zë” atyre personave që nuk e kanë një të tillë në shoqëri. Duke pasur mundësinë e një morie informacionesh dhe një numri të lartë mediash, lind problemi I besueshmërisë dhe vërtetësisë së lajmit, pasi edhe pas mediave dixhitale (qe duhet te ishin me pak te varura) qëndron dikush që censuron informacionet, kjo në varësi të bindjeve politike, ndaj dhe që këtu fillon edhe seleksionimi që militanti I bën informacionit. Shoqeria militanteske eshte e paafte te kuptoje qe te dyja anet e mediave jane manipulative dhe kane vetem nje qellim ne thelb : qe shqiptaret te jene te ndare dhe te mos gjejne asnje arsye per tu bere bashke per rrezimin e partive. Kjo lloj politike percarese deri tani po jep efekt. Shqiptaret e kane te veshtire te behen bashke dhe shkaktaret kryesore jane mediat.
Po unë që nuk kam bindje politike dhe nuk dua dizinformim apo njëanshmëri në informacion, a mund të gjej një kanal mediatik që mund të ma sigurojë këtë në mes qindrash lajmesh që më përplasen në fytyrë sa hap kompjuterin apo telefonin?
Me siguri, JO!
Është pikërisht kjo pyetja që zbërthen edhe fjalën “censurim” në media, e cila lind nga burimet që ushqejnë financiarisht një media, qoftë kjo politike apo edhe nga bizneset qe vijojne te pasurohen ne kurriz te popullit. Dihet që pjesa më e madhe e mediave në Shqipëri, ushqehen nga politika dhe reklamat qe gjenerojne parate e pista te bizneseve klienteliste partiake.
Në këtë mënyrë lajmet politike do të jenë të copëzuara, duke transmetuar vetëm informacionet në favor të tyre, nëse do t’ju bëhet pyetja kujtoni një investigim politik që kanë bërë mediat në Shqipëri, me siguri s’do t’ju vijë në mend asgjë përveç disa skandaleve që vetë personazhet politikë ia kanë nxjerrë njëri-tjetrit, duke përdorur si karrem po mediat.
Mediat na sërvirin foto eskluzive të pushimeve të politikanëve, detaje nga jeta e tyre personale, por nuk pamë një investigim sesi ata gjeten fondet per kete jete luksi, si femijet e tyre financohen per te studiuar ne universitete qe kushtojne mijera dollare,
Nuk ben kush nje sqarim te sinqerte per popullin mbi çështjen më të diskutuar të kohëve të fundit, “Vettingun”, pse politikanët nuk e duan këtë ligj?
Në këtë mënyrë gazetarët s’janë veçse kopjues të komunikatave të partive politike, institucioneve apo ndërrmarrjeve, që shpeshherë i shtrembërojnë nga padija apo për qëllime të errëta bëjnë inerpretime të gabuara që shkaktojnë lindjen e formave personale dhe jo të rregullta të informacionit.
Ndërsa kur flasim për financuesin tjetër, që janë reklamat, censurimi lind në përzgjedhjen e lajmeve, të cilat kanë si përbërës kryesor seksin, gjakun dhe paranë, duke ndikuar ne largimin e vemendjes nga hallet reale, pra “lajmet e keqija dhe desinformuese janë lajme të mira dhe informuese” për gazetarinë sot.
Në këtë mënyrë mediat mundohen që të luajnë me titujt, madje duke i bërë ata sa më të rëndomtë dhe larg realitetit, kjo për të thithur sa më shumë viktima. Keshtu zbehet edhe roli i gazetarit, i cili në konkurrencë me mediat e tjera, vrapon të nxjerrë i pari lajmet e imponuara, duke u bere qesharak, servil dhe joprofesional me informacione gjysmake qe desinformojne publikun dhe i cojne ne kahun qe te zotet e tyre duan.
Ne kete rast te zotet pasurohen, japin ndonje kocke per qente e mediave qe rrine me gjuhe jashte, por qe jane te gatshem te te shyqejne per te zone. Jane te gatshem te hane nenen e babane, motren e vellane vetem qe ajo kocke te mos mungoje.
Mund të mendosh se armiku kryesor i demokracisë është censura e lajmit, që kjo demokraci të hedhe themelet baze duhet që të ketë liri të fjalës, paraqitje të problematikave reale pa fragmentarizim të tyre, pa lënë boshllëqe për shtrembërim të informacionit.
Nëse ndodh një aksident rrugor apo një vrasje që nuk ka lidhje me politikën, mediat i bombardojnë lexuesit çdo ditë me detaje që nuk janë të nevojshme, me informacione që nuk i hyjnë në punë askujt veçse kastes qe eshte e interesuar te largoje vemendjen nga problemet e verteta qe mundojne popullin cdo dite.
Tregimet erotike, skandalet, konfliktet, gjaku, lakuriqësia po mbysin problemet reale, rendësia e të cilave po mposhtet nga klikimet që sjellin titujt e rëndomtë që kënaqin “masën” e sëmurë dhe duke dëmtuar rëndë demokracinë, te drejten e informimit qytetar qe te ngreje zerin per një ndryshim të vonuar. Qytetarët kërkojnë ndryshim, kërkojnë demokraci, ka ardhur koha që ata të vendosin vetë, por armiku me i madh i momentit na ka zene prite me qente qe rrine me gjuhen jashte, duke pritur nje kocke!
Edhe një qytetar i thjeshtë e kupton këtë, por propaganda qe eshte kunder popullit, qe duhej te ishte me popullin, na ka shitur per nje kocke.
Cilesohen pushteti i katërt, por që çdo ditë e më shumë po behen pale me anen e historise qe do ngele perhere e erret ne librat tane.
Duhet te zgjedhim, te lepijme dhe ne nga e njejta kocke apo te ngrihemi e te marrim mishin qe ka mbushur qilaret e qafederrave te parlamentit?!

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked