Reforma që iu duhet por nuk u thuhet shqiptarëve është: zhdukja e partive antishtet që u ndërtuan dhe funksionojnë si brigada plaçkitëse. Ajo që nuk u thuhet shqiptarëve është se beteja e vërtetë nuk është me fytyrat dhe maskat e kastës por çmontimin e strukturave, njësoj si një popull i mënçur që nuk merret me krimbat dhe mizat por largon bajgën ku ato mblidhen
Ajo çfarë nuk u thuhet shqiptarëve është se ka dhe një mënyrë qeverisje të qytetarëve pa parti shtet.Ajo që nuk u thuhet shqiptarëve është se qeverisja më e mirë është ajo e vetë qytetarëve në një demokraci pjesëmarrëse si Zvicra!
Manipulimi i qytetarëve dhe mbjellja e ideologjive robëruese është garancia më e mirë për sundimin e kastës dhe plaçkitjen e Shqipërisë së bashku me lobet ndërkombëtare. Llogjika e plaçkitjes nuk mund të jetë më e ardhme se nuk ka më se çfarë të vidhet, turrmat e të rinjve “apirantë hajdutë” rreth partive plaçkitëse duhet të mbarojë! Këto parti janë skema robërimi!
Punojmë së bashku për një Shqipëri të qytetarëve, ku fatet e vendit i vendosim së bashku, ku nuk i besojmë më të ardhmen e fëmijëve një kaste antikombëtare, hajdute, injorante dhe militante
ShqipON nuk është parti por vizion për një botë më të mirë dhe paqësore, ku çdokujt i dëgjohet zëri dhe njihet kontributi për ndërtimin e vendit të tij!
Ky vizion nuk ngrihet mbi sllogane por mbi një Kushtetutë të re për vendin, jo të dhuruar nga kasta dhe ndërkombëtarët, por të krijuar nga qytetarët për qytetarët
Një kushtetutë për normalizimin e Shqipërisë! SHKARKO: http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2016/03/Kushtetuta-p%C3%ABr-Normalizimin-e-Shqip%C3%ABris%C3%AB.pdf
#RrugëtimiKaNisur
ShqipON