BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

“Demokracia” shqiptare e Katovicës.

“Demokracia” shqiptare e Katovicës.

Nderkohe qe afronte fundi i regjimeve komuniste diktatoriale, Sekretari i Pergjithshem i Partise Komuniste te Bashkimit Sovietik Mikael Gorbacov pergatiste ne Kremlin testamentin e fundit te ketij sistemi.

Gorbaçov, Berisha, Alia

Nje mbremje gushti te vitit 1989 Ramiz Alia dergoi nje delegacion ne Moske për të marrë ISNTRUKSIONE se si duhet të ORGANIZOJNË lëvizjen demokratike. Atje u piketuan se si do quheshin partitë demokratike, kush do ishin liderët e tyre, si do merrnin pjesë në LIDERSHIP njerezit etj.Keto instruksione qe mori delegacioni i Alise ishin pothuajse te njejta per cdo vend komunist te Evropes lindore, por me vecori specifike per cdo vend.

Pasi delegacioni erdhi ne Shqiperi sebashku me instruksionet e Gorbacovit, iu transmetua Alise i cili pak kohe me vone u komunikoi vartesve te tij keto: Sistemi yne ka kapitulluar perballe atij kapitalist,ndaj jemi te detyruar te ndryshojme strategji , u tha Ramiz Alia te pranishmeve.
Kjo strategji do te synoje ne dy drejtime:

  1. Ne respektimin e te drejtave te njeriut.
  2. Ne krijimin e pluralizimit politik.

Te drejtat e njeriut jane dicka brenda nesh dhe mund te abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do te behet se s’ben. Do te nxisim te krijohen parti sa te duan te majta, te djathta, te qendres, por gjithsesi keto parti duhen te kontrollohen e te drejtohen nga ne,programet e themelimit te ketyre partive do i formulojme ne.Ne krye te tyre duhet te nxirren njerez qe te perkrahin strategjine tone. .Partia qe do te marre pushtetin do te shaje komunizmin ne themel e ne cati, ne kete menyre do te fitojme simpatine e perendimit dhe te desidences antikomuniste. Ata qe jane ne burg, te denuarit dhe te persekutuarit politike do te thone per ne “Dhe keta e urrejne komunizmin’ do te afrohen e do te na perkrahin.
Ne na intereson karta morale e tyre, do ti afrojme e do ti japim pune te parendesishme , por kurre nuk do ti leme te marrin pushtetin sepse ata sapo te marrin fuqine fillojne dhe hakmerren ,ne te behemi yzmeqaret e tyre. Ne zbatimin e te drejtave te njeriut duhet qe tu japim dhe kompensim ne para, te burgosurve do i kompletojme me komoditetet e banimit. Te sekuestruarve dhe te cpronesusarve do tu japim nga nje leter ne dore qe ju njihet prona.Por asnjehere nuk do ju a japim,ne forma te ndryshme do ti ngaterrojme njeri me tjetrin te kalojne ne Gjykata ku do te zbatohet rrotacioni.
Nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten dhe per difekte teknike kthim per gjykim ne shkallen e pare.Keta jane te moshuar dhe fuqi nuk kane. Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre.Por keta duke ju dhene nje pasaporte dhe me pak presion i largojme jashte.Ata qe do te pretendojne dhe do te kembengulin do te lendohen.Pasuria e tera na perket ne ,se ne e beme. Materialin qe me dergoi Gorbacovi ,kam dy vjet qe e studjoj dhe ata kane ecur shume perpara.Per kete jeni ne dijeni.

Europa Lindore

Neve kemi kuadro sa per shtate komitete qendrore dhe te mos kemi frike. Ne kemi studimin dhe platformen gati per zbatim, do te kete shume intelektuale qe do te kundershtojne.,:ketyre nuk do tu japim pune. Nje shqetesim mund te krijojne intelektualet pensionieste.Ketyre do tu afrojme krijimin e shoqates se veteraneve te luftes dhe te punes.
Do u japim nje minipension dhe do ju mbajme iso, Kosova eshte ne pragun e shpalljes se kushtetutes. Le te bejne si te duan , neve kemi platformen tone. Cdo gje e kemi programuar,strategjine e keni te gjithe te qarte dhe kemi caktuar rruget per qellimin e misionit tone. Nen nje propogande ekstreme kunder komunizmit dhe me disa ndeshkime te vogla te nomenklatures se larte komuniste, ne komunistet reformatore do te zbatojme strategjine tone ne ekonomi, qe kapitalistet dhe pronaret e ardheshem ne nje vend socialist te jemi ne, njerezit tane. 

Me kete strategji brenda dy-tre legjislaturave do te kemi ish klasen komuniste ne klase kapitaliste .

 

Që drejtuesit e PD dhe ata që vodhën dhe privatizuan Lëvizjen e Dhjetorit, kanë qenë arma dhe shpresa e vetme e Ramiz Alisë, për tranzicion pa gjakderdhje, për të shmangur një fund tragjik dhe për të shpëtuar lëkurën e udhëheqjes komuniste, kjo tashmë nuk është një sekret. Por, në përvjetorin e 24 të Lëvizjes historike Studentore, vjen dëshmia e parë për një marrëveshje konkrete mes Ramiz Alisë dhe Sali Berishës.   Teksa Sali Berisha vodhi për të 24 herë Lëvizjen e Dhjetorit, komunistët deklarojnë se jo vetëm Sali Berisha ishte një lojë e tyre, por ata flasin për një marrëveshje konkrete mes Ramiz Alisë dhe kryetarit defakto të SHQUP. Muharrem Xhafa, ish-shef i Sektorit të Edukimit në Aparatin e KQ të PPSH, qysh kur Enver Hoxha ishte gjallë, pohon se asnjë drejtues dhe protagonist me rëndësi i Lëvizjes së Dhjetorit, nuk ka mbetur pa kaluar nëpër duart e Ramiz Alisë. “Jam i sigurtë se asnjë person i vënë në detyra (funksione) me rëndësi në Lëvizjen e 8 Dhjetorit nuk ka mbetur pa kaluar nëpër duart e Ramiz Alisë. Dhe po kështu edhe në krye të Partisë Demokratike, e cila ishte pjellë e “Lëvizjes Studentore” dhe doli në skenë pas, në procesin e Lëvizjes. Se si lindën ata “drejtues” brenda një nate? Që të gjithë komunistë e bij komunistësh, profesorë, kuadro të përkëdhelur e bij të përkëdhelurish?”, ka pohuar ai. Ndërkaq, kryetari i Fronit të Majtë, Marko Dajti dhe ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani flasin për një marrëveshje prej 9 pikash mes Ramiz Alisë dhe Sali Berishës. Marrëveshja konsistonte në kontrollin e Lëvizjes Studentore, komandimin e PD, përçarjen e legalistëve dhe ballistëve, tranzicionin paqësor, ruajtjen e spiunëve të Sigurimit etj. Sipas tyre, gjithçka është bazuar mbi Marrëveshjen e Katovicës, e cila ishte diskutuar dhe paraqitur një vit para se të niste Lëvizja e Dhjetorit nga Ramiz Alia, në mbledhjen e Byrosë Politike që u mbajt në tetor të vitit 1989

 

Pas intervistës që dha për ‘Channel One’ ku zbuloi dokumentin e Katovicës, Prof. Servet Pëllumbi thote ne kete interviste për gazetën ‘DITA’ se dokumenti është origjinal dhe ai e disponon atë kopje.  A ishin Nano dhe Berisha të përzgjedhurit e Ramiz Alisë? Tani që R. Alia nuk është më midis nesh, mungesën e tij më tepër duhet ta ndiejnë dyshja Nano-Berisha. Por edhe këta të dy kanë të drejtën e kundërshtimit. Koha le të gjejë kush ka të drejtë – thotë prof.Pëllumbi

Profesor, a është autentik materali që ju treguat në intervistën që dhatë në ‘Channel One’?

Po është autentik. Ky material nuk është fare i panjohur për opinionin shqiptar, pasi për të është folur herë pas here, janë trajtuar pjesë të tij, por jo në tërësi. Në fakt, është një mbledhje e Byrosë Politike, ku Ramiz Alia me më shumë se dy vjet vonesë, u zbulon byroistëve përmbajtjen e platformës së Katovicës, të cilën e kishte marrë nga Gorbaçovi.

A u zbatua ajo platformë në Shqipëri?
Me përpikmëri. Unë këtë e kam trajtuar në intervistën që dhashë në tre drejtime kryesore: Në pluralizmin politik që do ta udhëhiqnin të emëruarit nga partitë komuniste, në trajtimin e ish-të përndjekurve politikë dhe në qëndrimin ndaj pronarëve.

Ju thatë në intervistë që stafetën e Katovicës sot e mban ai që flet më shumë për bllokmenët, pra Berisha, apo jo?

Këtë unë ua kam sqaruar më hollësisht në intervistën që kam dhënë për gazetën ‘DITA’ më 18 mars të këtij viti, pra më shumë se tre muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit. Në atë intervistë unë i jam shprehur ekzaktësisht kështu pyetjes suaj për ata që vënë shenjën e barazimit mes Nanos dhe Berishës:

“ Më fute në histori me këtë pyetje. Për Nanon e Berishën, si për çdo protagonist ngjarjesh të rëndësishme historike, fjalën e fundit do ta thonë historianët mbi bazën e dokumenteve. Dhe kjo do kohën e vet. Megjithatë, nuk mendoj se bëjnë ndonjë mëkat “ata, nga  radhët e opozitës,siç thoni ju, që venë shenjën e barazimit midis Nanos dhe Berishës”. Qenia për disa vjet e Nanos në krye të PS-së, apo  thirrja nga disa socialistë “si lider historik”, nuk e bën të paprekshëm nga “kritika historike” dhe as u ndalon socialistëve e jo socialistëve të shohin pika takimi në binomin Nano-Berisha. Ka plot të dhëna që u japin të drejtë të dy palëve. Realisht, të zhveshur nga  glorifikimet, duhet thënë, se midis Nanos e Berishës, ka ndryshime jo to vogla pozicioni politik, interesash, karakteri, niveli intelektual, etj, siç ka dhe gjera të përbashkëta të shfaqura në disa marrëveshje të fshehta, pse jo dhe  pazare midis tyre. Lexuesi apo dhe telespektatori i vëmendshëm, nuk e kanë  të vështirë të kujtojnë disa prej tyre. Të dy, në heshtje, kanë qenë të përzgjedhurit e Presidentit Ramiz Alia për të ndjekur zbatimin e klauzolave të Katovicës dhe për të drejtuar, majtas-djathtas, dy partitë e mëdha në vend.

Ka plot mistere politika shqiptare. Sa ishte gjallë R. Alia, në një pritje në Sheraton, e takova dhe i thashë, si me shaka, në prezencën e të nderuarit president Alfred Moisiu: “Mosha bën të vetën, ndriçoji  disa enigma, tregona si i zgjodhe në krye të dy partive të mëdha Nanon e Berishën, trego për letrën e Gorbaçovit për Katovicën”? Ai në vend të përgjigjes, siç e kishte zakon, qeshi në formë mohuese  dhe e hodhi bisedën në diçka tjetër… Gjithsesi, tani që R. Alia nuk është më midis nesh, mungesën e tij më tepër duhet ta ndiejnë dyshja Nano-Berisha. Por edhe këta të dy kanë të drejtën e kundërshtimit. Koha le të gjejë kush ka të drejtë. Kjo është demokracia…!”

A mund të konsiderohet tashmë i mbyllur kapitulli i Katovicës në Shqipëri?

Urojmë të jetë mbyllur. Nano dhe Berisha nuk kanë më pushtet politik.Por porosia e Katovicës ishte që klasa komuniste në pushtet për dy-tri legjislatura të shndërrohej në klasë kapitaliste. Kjo është arritur dhe në këtë aspekt mund të bëhen shumë diskutime. Koha do të tregojë se është mbyllur përgjithmonë kapitulli Katovicës. Do kemi rast të flasim sërish për të.

Intervistoi Xhevdet Shehu

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked