BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Denoncojmë heshtjen ndaj rrezikut që i kanoset popullit shqiptar

E VETMJA ZGJIDHJE AFATGJATË ËSHTË VENDIMMARRJA QYTETARE!
#DemokraciTani!

ShqipON denoncon heshtjen e institucioneve shqiptare dhe ato ndërkombëtare para rrezikut që i kanoset popullit shqiptar prej vërshimit të plehrave nga e gjithë Europa!

picsart_09-28-06-27-57

 

Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për paaftësinë e strukturave shtetërore, politike, ekonomike dhe njerëzore për menaxhimin e këtij fluksi!

Të gjithë janë të ndërgjegjshëm që rreziku i vërtetë janë mbetjet toksike dhe qarkullimi i lumenjve financiarë pas tyre!

Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për korrupsionin kapilar dhe sistemik të klasës politike!

Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për papërgjegjshmërinë e kësaj “elite” politike që disa herë ka çuar vendin në kaos!

Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për bashkëjetesën e krimit me pushtetin në çdo nivel!

Të gjithë janë të ndërgjegjshëm që kjo fundos përgjithmonë turizmin shqiptar dhe zhvillimin e qëndrueshëm!

Të gjithë janë të ndërgjegjshëm që kjo rrezikon jetën e miliona njerëzve, burimet hidrike, hapësirën natyrore e biologjike për breza të tërë!

Por ju zgjidhni të heshtni për problemet reale të popullit shqiptar dhe çirreni vetëm për pseudo probleme, konferenca e seminare që nuk përballojnë problemin shqiptar: KAPJEN E SHTETIT!

Ju e dini që zgjidhja e vërtetë nuk është “përmirësimi” i kastës por DEMOKRATIZIMI I VENDIT!

Ju e dini që shteti kuron interesin e Qytetarëve vetëm nëse ai kontrollohet nga Qytetarët!

Ju e dini që Normalizimi i vendit është hapja e sistemit për vendimmarrje e kontroll nga populli!

Ju e dini si e keni ditur gjithmonë!
Por edhe ne e dim, që vizioni që ju mbështesni është ai neoliberist, elitist dhe antidemokratik. Aty ku vendimet merren nga lart sepse nëse populli ka vërtet “butonin” ai mund të vendosë edhe kundër jush e pro vetvetes.

Kjo është e papranueshme për ju dhe prandaj mbështesni vetëm ato reforma elitiste prej dekadash që lënë popullin spektator e në depresion.

Prandaj nuk flisni kurrë për referendume e demokraci por vetëm drejtësi, jo për të drejta por vetëm liri, jo ekonomi kombëtare por borxhe e privatizime.

Por ju e dini gjithashtu se asgjë nuk mbahet e fshehur gjithmonë, qoftë edhe ndaj një populli mbajtur në varfëri e injorancë!

Askush nuk ka ndalur popullin shqiptar ti dalë Zot vetes ndër shekuj e të gjejë rrugën e shpëtimit!

ShqipON i bashkohet lëvizjeve progresiste evropiane që kërkojnë rivendosjen e demokracisë, kontrollit demokratik të shteteve, politikës, ekonomisë dhe financës për mirëqënie të përgjithshme dhe jo vetëm një pakice ngritur mbi privilegje!

Së bashku për Demokraci Pjesëmarrëse e Shtet Social!
#RrugëtimiKaNisur
#shqipON.org

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked