BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Edhe Ballshi në protestë

Ndërkohë që në Tiranë po gjykohen 23 protestues nga Kukësi, në Ballsh ka shpërthyer një tjetër revoltë.

 

Naftëtarët e Ballshit kanë shpërthyer portat e uzinës dhe po protestojnë për të drejtat e tyre, pasi kanë një vit pa punë dhe pa iu paguar rrogat e prapambetura.

Protesta mbështetet nga sindikata e naftëtarëve dhe nga konfederata e gjithë sindikatave shqiptare, që kundërshtojnë firmosjen e kontratave individuale qe janë nënshkruar nga kompania Bylis Energy qe ka mare ne administrim uzinën e Ballshit, me një pjese te punëtoreve( 150 punonjësve).

Sipas sindikalisteve, kompania e re nuk merr përsipër asnjë detyrim te mëparshëm, as 15 pagat e prapambetura te rreth 1000 naftëtarëve. Presidenti i konfederatës se sindikatave, Taf Koleci e ka cilësuar te paligjshme këtë mënyre te lidhjes se kontratave me naftëtarët.”

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked