BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Eksportet bien 6.1%, të gjitha grupet në rënie, përveç fasonit e ushqimeve

Eksportet bien 6.1%, të gjitha grupet në rënie, përveç fasonit e ushqimeve

eksportet sipas grupeve

Dy mujori: Eksportet bien 6.1%, të gjitha grupet në rënie, përveç fasonit e ushqimeve

Ulja e çmimeve të naftës e mineraleve dhe dalja nga tregu e Kurum zhysin eksportet shqiptare. Shpresa kthehet sërish te industria me material porositësi, që si avantazh kryesor ka krahun e lirë të fuqisë punëtore. Struktura aktuale e eksporteve, të varura nga krahu i lire i punës dhe konjuktura ndërkombëtare e çmimeve nuk premton asgjë pozitive të paktën për këtë vit…

Dy muajt e parë të këtij viti kanë qenë tepër të dobët për eksportet shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për periudhën janar-shkurt 2016, shitjet jashtë vendit arritën në gati 34 miliardë lekë, me një rënie prej 6.1% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Efektin kryesor në këtë rënie e kanë shënuar “mineralet lëndët djegëse dhe energjia”, por dhe grupet e tjera, me përjashtim të tekstile e këpucë dhe produkteve ushqimore.
Eksportet e tekstile e këpucëve janë grupi që po shënon ecurinë më të mirë në këto muaj të parë të vitit. Ky grup u rrit me 20%, duke përmirësuar ndjeshëm ecurinë në raport me vitin e kaluar. Industria me material porositësi është kthyer sërish në sektorin më të rëndësishëm të eksporteve shqiptare, me 51% të totalit, një rritje e ndjeshmë në raport me vitin e kaluar, kur zinin 40%. Gjithsesi, industria me material porositësi, si avantazh kryesor ka krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe rritja e kostove rrezikon ta bëjë dhe këtë sektor jo konkurrues në afatin e mesëm.

Grupi i “minerale, lëndë djegëse dhe energji”, që deri në fund të 2014-s udhëhoqi rritjen e eksporteve dhe u bë më i eksportuari, me gati 40% të totalit, është tkurrur ndjeshëm në muajt e parë të 2016-s, duke vijuar tendencën rënëse për të dytin vit radhazi. Sektori është tepër i varur nga konjuktura ndërkombëtare. Rënia e çmimeve të naftës dhe mineraleve e ka prekur ndjeshëm industrinë nxjerrëse. Ky grup ra me 47%, në vetëm 4.3 miliardë lekë, duke përbërë vetëm 13% të totalit të eksporteve. Ecuria pritet e dobët, përsa kohë që nafta (Bankers Petroleum është kompania me ndikimin kryesor) do të vijojë të jetë afër 40 dollarëve për fuçi në tregjet ndërkombëtare.

Grupi tjetër më i madh, ai i metaleve dhe materialeve të ndërtimit ka rënë me 28% për dy mujorin, në 4.1 miliardë lekë. Në shkurt Kurum, prodhuesi më i madh i metaleve në vend dhe eksportuesi i dytë më i madh pas Bankers shpalli falimentin.
Eksportet e “pije, ushqime e duhan” vijuan tendencën pozitive, duke u rritur me 38% në 3.1 miliardë lekë, ndonëse mbeten të ulëta për të kompensuar rënien e grupeve të mëdha.

Në renie, me 25%, janë eksportet e “makineri pajisje e pjesë këmbimi”, që vitin e kaluar shënuan një lulëzim të vërtetë. Edhe prodhimet e drurit dhe letrës, edhe ky një grup pozitiv deri në pjesën e parë të 2015 kanë qenë me rënie 7.5%.
Struktura aktuale e eksporteve, të varura nga krahu I lire i punës dhe konjuktura ndërkombëtare e çmimeve nuk premton asgjë pozitive të paktën për këtë vit.

 

eksportet sipas grupeveeksportet 2016eksportet 2015

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked