BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Emigracioni po shkakton plakjen e popullsisë

Emigracioni po shkakton plakjen e popullsisë

imigrantet-ne-gjermani-650x358

Emigracioni i lartë gjatë vitit 2015 ka nisur të japë efektet negative në plakjen e popullsisë së vendit.

INSTAT raportoi  se në tremujorin e katërt të vitit 2015 shtesa natyrore e popullsisë ra me 7 % në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2014.

Lindjet gjatë tremujorit të katërt të këtij viti ishin 8.363 duke pësuar një rënie me 2 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Ndërsa numri i vdekjeve ishte 5.298 gjatë të njëjtës periudhë duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014.

Edhe largimi masiv i popullsisë ka ndikuar negativisht në këtë tendencë. Numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar një rritje të frikshme në vitin 2015. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë. (Të dhënat e marra nga studimi i Eurostat:http://www.monitor.al/rriten-frikshem-439-kerkesat-per-azil-nga-shqiptaret-ne-2015-ikin-te-rinjte/.

Në një raport për emigracionin për vitin 2014 që u publikua pak ditë më parë, qeveria ka gjetur se faktorët kryesorë të emigrimit të shtetasve shqiptarë janë me natyrë ekonomike, si papunësia dhe varfëria. Gjatë vitit 2013, ekonomia shqiptare shënoi rritje reale prej 1.4%, ndërsa në vitin 2014, rritja ekonomike ishte 1.9%. Gjithashtu, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në vitin 2013 arriti në 471 mijë lekë.

Ndikimi i rritjes ekonomike në sistemin e mirëqenies dhe, për rrjedhojë, edhe në prodhimin e flukseve migratore, lidhet me kontributin e degëve të ekonomisë në PBB dhe në punësim. Gjatë vitit 2013, kontributi kryesor në rritjen ekonomike erdhi nga shërbimet (44.7%), bujqësia (19%), ndërtimi (10.5%) dhe industria (12.5%). Ndërkohë, kontributi i sektorëve në punësim ishte shpërpjesëtimor, sidomos në rastin e bujqësisë dhe shërbimeve. Shërbimet thithin një pjesë të vogël të forcës së punës të formalizuar, ndërkohë që rezultojnë ndër sektorët me informalitet shumë të lartë.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked