BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Energjia diellore me kosto të ulët, shpëtim dhe për Shqipërinë

Përgatitur prej Marin Nikolla – aktivist ShqipON

Gjendja e sektorit energjetik ashtu si dhe çmimi që paguajnë shqiptarët është e papranueshme. Interesat klienteliste e lobiste nuk mund të mbajnë peng një vend të tërë, me kaq burime energjitike. Miopia dhe mediokriteti i kësaj kaste nuk premton asnjë ndryshim esencial, kur ai është kaq afër nesh.

(Fotoja është marrë në  ishullin Ta’u. Dikur i varur prej importeve në sasi të mëdha të gazit, kurse tani i ushqyer totalisht nga 5 mijë panele diellore me 6 bateri Tesla.)

Energjia diellore po bëhet mënyra më ekonomike për prodhimin e energjisë elektrike. Të dhënat e prodhuar nga Bloomberg New Energy Finance (BNEF) – https://www.bloomberg.com/news/articles/2016-12-15/world-energy-hits-a-turning-point-solar-that-s-cheaper-than-wind –  dëshmojnë se kostoja e energjisë diellore në 58 vende me të ardhura të ulta – mes tyre edhe Kina, Brazili, India – ka ardhur duke u ulur me 1/3 këto 5 vite, dhe aktualisht është më e leverdishme se energjia me erë.

Në muajin gusht, një tender për furnizimin me energji elektrike në Kili arriti çmimin rekord prej 29 dollarë për megavat/ora, pra gjysma e çmimit të konkurrentit me qymyr. Presidenti i BNEF, Micheal Liebreich, siguroi se “burimet e rinovueshme po hyjnë fuqishëm në erën e nën kuotimit (çmimet e burimeve fosile”)

Energjia  e rinovueshme është ekonomike sidomos për vendet në zhvillim (si Shqipëria) të cilat po këkojnë jo vetëm të plotësojnë nevojat e tye por dhe të eksportojnë. Energjia e rinovueshme do të mposhtë çdo tjetër teknologji në pjesën më të madhe të botës pa subvencione, thekson Presidenti Liebreich. Megjithatë në vendet e pasura, ku gjeneratorët e energjisë së rinovueshme duhet të konkurrojnë me ato të centraleve me burime fosile ekzistente, kostoja e energjisë elektrike pa prodhim CO2 do vazhdojë të jetë e lartë.

Rënia dramatike e çmimit është dhe rezultat pjesërisht i ekonomive të shkallës, me Kinën në veçanti, që ka shtuar një sasi të madhe të prodhimit energjitik diellor. Ethan Zidler, shefi i analizave të politikave të SHBA-së pranë BNEF, ka thënë se “investimet diellore kanë kaluar nga hiçi para 5 viteve në gjigandeske tashmë”. Pjesa më e madhe e kësaj historie përfaqësohet e po përhapet prej Kinës, që ka vendosur të kalojë me shpejtësi në energjinë diellore duke u shkëputur prej varësisë së lobeve ndërkombëtare dhe përmirësuar ambientin e vet.

Pekini po merr kështu flamurin, duke ulur kostot e rritur teknologjinë në shkallë të gjerë, dhe financuar e ndihmuar madje vendet e varfra të fitojnë pavarsinë energjitike e të kalojnë në energjinë diellore. Një raport i BNEF, i quajtur Climatescope, dëshmon se Kina, Kili, Brazili, Uruguai, Afrika e Jugut dhe India janë tashmë tregjet më të fuqishme që po tërheqin projektet e energjisë pa prodhim dioksid karboni. Energjia diellore, ka shërbyer si “dhuratë nga qielli” për shumë ishuj, si Ta’u, në Paqësorin e Jugut. Dikur i varur krejtësisht nga importet e sasive të mëdha të naftës, tani ushqehet tërësisht nga 5 mijë panele diellore dhe 60 bateri Tesla.

Shqipëria cilësohet prej ekpsertëve të huaj si një nga vendet më të përshtatshme për energjinë diellore (me shumë ditë me diell dhe kënd i favorshëm) si dhe rrymat e erës kudo. Pas 26 vitesh degardimi dhe skandaleve me sektorin energjitik, do ishte e udhës më ne fund një konfigurim i interesit publik shqiptar duke përcaktuar modelin dhe partnerët tanë të vërtetë, në daljen e vendit prej darës së varfërisë ekstreme. Sektori energjitik duhet të shërbejë si lokomotiva e zhvillimit të vendit, i cili duhet të ndërmarë urgjentisht reforma keyneziane pa pritur “bujarinë” e botës dhe premtimet e një kaste e aftë vetëm për show e propagandë!

Marin Nikolla – aktivist ShqipON

 

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked