BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Facebook, pas fushatës “fake news” vjen butoni për të senjaluar lajmet e rreme

Adam Mosseri, zv/Presidenti i kolosit informatik dhe përgjegjës për News Feed, deklaroi se do të nisë një bashkëpunim me website si Snopes, Abc News dhe Factchek.org që do të vendosin nëse do konsiderojnë lajmet si të dyshimta apo jo,  “nuk mund të jemi ne arbitrat e së vërtetës”.

EDITORIAL USE ONLY
Undated handout photo issued by Facebook of signage outside the main entrance to their HQ in California, as the social networking site finally revealed it is working on an alternative to the “Like” button to allow people to express their feelings on serious posts. PRESS ASSOCIATION Photo. Issue date: Wednesday September 16, 2015. A way for users of the social networking site to show empathy is due to be tested soon, founder Mark Zuckerberg said. See PA story TECHNOLOGY Facebook. Photo credit should read: Facebook/PA Wire
NOTE TO EDITORS: This handout photo may only be used in for editorial reporting purposes for the contemporaneous illustration of events, things or the people in the image or facts mentioned in the caption. Reuse of the picture may require further permission from the copyright holder.

Pas disa javë diskutimesh mbi problemin e fake news dhe përhapjen e tyre në social media, Facebook ka vendosur të kalojë në veprim dhe ka krijuar një strategji për të zgjidhur këtë problem. Gjithçka filloi me zgjedhjet amerikane, kur social network morën shumë kritika sepse u treguan të paafta për të menaxhuar lajmet fallso që shfaqen në News Feed, një instrument i vërtetë informacioni i përdorur prej miliarda personash çdo ditë. Fushata kundër Fake news ishte sponsporizuar nga organizata pranë George Soros dhe mediat main stream që humbën pushtetin e “bindjes” për miliona amerikanë e europianë.  Disa madje kishin akuzuar Facebook se kishte kontribuar në fitoren e Donald Trump. Akuza të kundërshtuara menjëherë prej Mark Zuckerberg që i quajti të “çmendur”.

Për të shuar menjëherë dyshimet, me një post të kompanisë, Adam Mosseri deklaroi se do të niste një strategji e re për të kontrulluar vërtetësinë e lajmeve.

Idea është të krijohet një buton nëpërmjet të cilit përdoruesit e fb të mund të shënojnë lajmet fallso. Më tej artikujt do i dërgohen organizatave fact-checking që sipas metodave dhe kritereve të përcaktuara nga Interntaional Fact-Checking Netëork fact-checker’s code op principles of Poynter, do të zgjedhin nëse do i konsiderojnë lajmet të “dyshimta” apo jo: në rastin e parë, një link do të shpjegojë motivet e vendimit. Lajmet e kontestuara do të mund të shafqen poshtë Neës Feed pa u eliminuar krejtësisht. “Për ne është e rëndësishme që historitë që lexoni në Facebook të jenë autentike dhe të pasura me kuptim”. Jemi të kënaqur me këtë progres, por e dimë që ka ende shumë gjëra për tu bërë. Do të vijojmë të punojmë me këtë problem deria sa ta kemi zgjidhur krejtësisht, përfundon Adam Mosseri.

Megjithëse  Zuckerberg ka theksuar prej kohësh se Facebook nuk është një media company, me këtë marrje pozicioni ka futur në fakt një lloj filtri editorial – i rregulluar nga organizata të treta – ndaj lajmeve që deri dje konsideroheshin lirisht nga qytetarët nëse ishin apo jo fallso. Pikërisht këto ditë, kompania po kërkon figura të reja profesionale që të zhvillojnë detyra të reja ndaj ekosistemit të informacionit: objektivi, ndoshta është të trasformohen social netëork-et në një lloj informacioni më të kontrolluar dhe të “besueshëm”.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked