Festivali i dialekteve shqiptare
#KulturaDoNaShpëtojë
Dialektet janë si nuancat e një luleje të bukur ashtu si është gjuha shqipe.
Si pasuri e jashtëzakonshme e trashëgimisë tonë kulturore, dialektet duhen promovuar për të ruajtur origjinalitetin dhe larmishmërinë e identiteve lokale dhe krahinore. Identiteti shqiptar ushqehet dhe jeton në qindra forma të tija, si një ndër kulturat më të vjetra të kontinentit evropian.
Eshtë detyrim për çdo shqiptar të ruajë këtë pasuri të çmuar kombëtare që kemi trashëguar prej të parëve tanë autoktonë!
Lëvizja shqipON vijon takimet kulturore për rigjetjen e vlerave shekullore shqiptare, si rruga e duhur për daljen nga banaliteti sistemik ku ndodhemi sot. Shqiptaria zhvillohet, jo mbi anullimin e larmishmërisë kulturore dhe përçarjes, por mbi kompozimin e këtij diversiteti në një identitet më të madh si është ai kombëtar! Ashtu si dhe vlerat shqiptare janë universale dhe kanë kontribuar në zhvillimin e kulturës evropiane. ShqipON do promovojë pa reshtur këto vlera si kanë bërë të gjithë qytetarët që kanë dashur dhe punuar për këtë vend ndër shekuj.
Takimi do zhvillohet pranë Muzeut Kombëtar, 5 mars, orën 11-13. Hyrja është e hapur për çdo qytetar dashamirës të kulturës!