BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Fjalimi i Perikliut mbi Demokracinë

Fjalimi i Perikliut përpara athinasve (461 p.e.s)
Këtu në Athinë ne bëjmë kështu:


Këtu qeverisja jonë favorizon të shumtët dhe jo të paktët: prandaj dhe e quajmë demokraci.
Këtu në Athinë ne bëjmë kështu.
Ligjet këtu, sigurojnë një drejtësi të barabartë për të gjithë në mosmarrveshjet private, ashtu si dhe nuk harrojmë të vlerësojmë të talentuarit.
Kur një qytetar dallohet, atëherë ai do të jetë i preferuar ndaj të tjerëve përë ti shërbyer Shtetit, por jo si një akt privilegji por si shpagim ndaj meritës dhe për këtë varfëria nuk përbën pengesë.
Këtu në Athinë ne bëjmë kështu.
Liria që ne gëzojmë shtrihet edhe në jetën e përditshme; ne nuk jemi dyshues ndaj njëri tjetrit dhe nuk i biem më qafë askujt që dëshiron të jetojë sipas mënyrës së tij.
Ne jemi të lirë, të lirë të jetojmë si na pëlqen dhe prapëseprapë jemi gjithmonë gati për të përballur së bashku çdo rrezik.
Në qytetar athinas nuk lë pas dore detyrat publike duke u marrë vetëm me ato private, por mbi të gjitha ai merret me të mirën publike sepse e di që kështu ka zgjidhur dhe ato private.
Këtu në Athinë ne bëjmë kështu.
Na është mësuar që të respektojmë magjistratët, dhe na është mësuar edhe që të respektojmë ligjet dhe të mos harrojmë kurrë të mbrojmë ata që pësojnë një padrejtësi.
Po ashtu, na është mësuar gjithashtu që të respektojmë edhe ligjet e pashkruara që banojnë në ndjenjën universale të asaj se çfarë është e drejtë dhe e udhës.
Këtu në Athinë ne bëjmë kështu.
Një njeri që nuk interesohet për shtetin ne nuk e konsiderojmë të padëmshëm por të padobishëm; megjithëse jo të gjithë janë në gjendje ti japin jetë një ideje politike, prapë se prapë këtu në Athinë jemi në gjendje ta gjykojmë atë.
Ne nuk konsiderojmë diskutimin si një pengesë në rrugën e demokracisë.
Ne besojmë se lumturia është fryt i lirisë, por vetë liria është fryt i virtytit.
E pra, unë deklaroj se Athina është shkolla e Eladës dhe se çdo athinas rritet duke duke zhvilluar një lumturi reciproke, një besim në vetvete, gatishmëri për të përballur çdo situatë dhe është për këtë, që qyteti ynë është i hapur ndaj botës dhe nuk dëbojmë asnjë të huaj.
Këtu në Athinë ne bëjmë kështu.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked