BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

FMN, Borxhet e bashkive dhe Transparenca

FMN, Borxhet e bashkive dhe Transparenca

images

Fondi vlerëson si një rrezik fiskal edhe administrimin tatimor, duke këshilluar që fokusi të jetë në zbatimin në kohë i strategjisë organizative të administratës tatimore, ku përfshihet ristrukturimi tërësor i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si edhe miratimi i instrumenteve bashkëkohore të menaxhimit të riskut…

Teksa qeveria shqiptare në fund të vitit që shkoi pastroi mbi 60 miliardë lekë detyrime të prapambetura, borxhe të reja po duken në sfond. Fondi Monetar Ndërkombëtar gjatë Deklaratës në mbyllje të Misionit për Konsultimet për Nenin IV dhe shqyrtimin e shtatë të Marrëveshjes së Zgjeruar, vuri në dukje se, borxhet e prapambetura të pushtetit lokal tashmë janë një rrezik i ri fiskal. FMN duke ju referuar të dhënave të Ministrisë së Çështjeve vendore ka zbuluar disa detyrime që mund të jenë të prapambetura, prej rreth 0,6 për qind të PBB-së, sipas të dhënave deri në mes të vitit 2015.

Sipas të dhënave të qeverisë shqiptare borxhi i prapambetur i zbuluar nga një proces auditi në njësitë e reja vendore kap shumën e 65 milionë eurove.

“Rekomandohet që autoritetet t’u kërkojnë njësive të qeverisjes vendore të kryejnë auditime dhe të hartojnë plane veprimi për t’i zgjidhur këto detyrime të prapambetura, duke siguruar integritetin e procesit përmes audituesve të jashtëm. Për të zbutur risqet fiskale nga decentralizimi fiskal në proces dhe për të përmirësuar raportimin dhe monitorimin, është mirë të përshpejtohet shqyrtimi i ligjit për financat publike vendore” sugjeron FMN.

FOndi Monetar Ndërkombëtar e ka këshilluar qeverinë se, për të parandaluar rikrijimin e detyrimeve të reja të prapambetura, është mirë të vihen sa më shpejt në zbatim tavanet e angazhimeve shumëvjeçare dhe zgjerimi i institucioneve përdoruese të sistemit të ri informatik të thesarit. Prioritet është miratimi i ligjit organik për buxhetin.

Fondi vlerëson si një rrezik fiskal edhe administrimin tatimor, duke këshilluar që fokusi të jetë në zbatimin në kohë i strategjisë organizative të administratës tatimore, ku përfshihet ristrukturimi tërësor i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si edhe miratimi i instrumenteve bashkëkohore të menaxhimit të riskut.

Fondi sugjeron se administrata tatimore dhe ajo doganore duhet të bashkërendojnë më nga afër për vlerësimin e risqeve dhe ruajnë angazhimin në fushatën kundër informalitetit, që ka filluar tashmë të japë rezultatin me një rritje të lartë të numrit të bizneseve të vogla dhe punëmarrësve të regjistruar.

Një tjetër shqetësim për stabilitetin fiskal mbetet edhe Menaxhimi i Investimeve Publike dhe Partneritetet Publike-Private.

Fuqizimi i menaxhimit të investimeve publike dhe rritja e besueshmërisë së kuadrit buxhetor afatmesëm të autoriteteve ka rëndësi tejet të madhe për të ulur riskun e angazhimeve të pambuluara me fonde dhe detyrimeve të prapambetura.
Në veçanti, autoritetet duhet të shqyrtojnë të gjitha projektet e papërfunduara të investimeve që nuk janë të mbuluara me buxhet dhe të identifikojnë projektet që do të anullohen, në bazë të kritereve transparente, sugjeron Fondi.

Të gjitha propozimet për partneritet publik privat (PPP) t’i nënshtrohen studimit të hollësishëm të fizibilitetit dhe analizës kosto-përfitim, studim i cili duhet të vlerësohet nga Ministria e Financave përpara se të jepet aprovimi. Ndikimi që ka çdo PPP i ri në llogaritë fiskale të reflektohet me transparencë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e FMN.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked