BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

FOTOJA E DITËS – Propaganda e radhës

Ardit Latifi – aktivist ShqipON

“Fotoja e Ditës” është togfjalëshi që përdor Edi Rama dhe vartësi i tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në takimet që bëjnë me shqiptarët.

Një mashtrim i hapur ky, por në mënyrë të moderuar që shumë pak e kuptojnë, një censurim i së vërtetës që propagandon një Shqipëri irreale. Shpesh herë mediat në pasqyrimin që iu bëjnë këtyre takimeve të oligarkëve me popullin, përdorin për ilustrim fotot supër profesionale të bëra nga fotografët e punësuar të politikanëve, të cilët më pas ia dorëzojnë shefit të tyre, që mund të jetë Rama, Veliaj, Tahiri, Meta, Berisha, Basha etj.

Është pikërisht kjo, fotoja profesionale që përdoret nga zyrtarët për të zbukuruar atë hendek që lënë fjalët e paqarta, deklaratat e zymta, një shtrëngim duarsh në dukje miqësor, por jashtë aparatit një shtirje e vërtetë, një imazh i kapur bukur i fshatarit të varfër që përqafon udhëheqësin e tij, atë që po e shkel çdo ditë me këmbë.

Ajo që shikojmë çdo ditë në profilet me qindra mijëra fansa të politikanëve shqiptarë dhe që reklamohet me gërmat ”Fotoja e ditës”, po zapton egërsisht hapësirën mediatike duke u kthyer në një mjet të rrezikshëm dhe të njëanshëm të informimit. E them këtë, sepse kjo foto tregon atë që vetë kasta do dhe jo realitetin.

E keni vënë re që në fotot e këtyre politikanëve, edhe pse janë profesionale dhe të kapura mjaft bukur, nuk kanë autor!

Kjo ndodh sepse ato foto janë bërë nga vetë stafi i punësuar prej kastes për të gënjyer dhe për të mbytur me ngjyra zymtësinë dhe mjegullën që ka verbuar sytë e shumë shqiptarëve.

Ato foto nuk tregojnë një ngjarje që ndodh në mënyrë spontane, por janë imazhe të porositura e të menduara mirë, që lidhen me dizinformimin por, që nuk kanë asnjë lidhje me objektivitetin e informacionit. Fotot e Ditës janë zakonisht të qeshura, karizmatike dhe imponojnë dashuri apo respekt për personazhin kryesor dhe shumë lehtë mund të manipulojnë çdo situatë duke përdorur hilet e profesionit për kompozimin, dritën, këndin apo detajet.

Në këtë mënyrë vërshojnë komentet pozitive te forumisteve e militanteve dhe ja kasta e arriti qellimin. Shumë pak për të mos thënë fare, ka reporterë që shkojnë pas këtyre politikanëve për të kuptuar atë që ndodh realisht, për të mos lejuar këtë keqintepretim të asaj që ndodh në këto takime. Mediat duhet të fokusohen tek reagimi i njerëzve, të cilët po marrin pjesë në një ngjarje që ndodh në mënyrë spontane dhe parimi kryesor mbetet raportimi i vërtetë dhe i paanshëm për të mos lejuar dizinformimin. Fotolajmi rrallë mund të ofrojë fytyra të qeshura dhe përqafime të politikanëve me elektoratin, pasi e ka fokusin të kapë sinqeritetin e çastit dhe thelbin e lajmit dhe jo të kapë “heroin” nga një shkrepje propagandistike.

Në këtë mënyrë mediat qëllimisht bëhen pjesë e kastës dhe për pasojë dëmtojnë popullin, duke ia vënë atij fajin për çdo gjë që ndodh, me efekte dhe filtra që manipulojnë të vërtetën.

Edhe kur populli tenton të reagojë, tenton të ngrejë zërin, mediat e pushtetit janë të gatshme të bëjnë githcka që ky zë te jetë I dobët dhe I papërfillshëm. Frika më e madhe e ketij sistemi që po degradon nga dita ne ditë është, organizimi I atyre që mendojnë kundër. Fatkeqësisht fuqia doktrinuese e pushtetarëve tane ka gjetur terren në një vend të kapluar nga dëshperimi. Pushteti punon ditë e natë për këtë. Jo rastësisht në vendin tonë ka qindra parti e lëvizje fantazëm qe genjejne popullin lart e poshtë me premtime boshe, në këmbim te një anëtaresimi. Qëllimi është që shqiptarët të jenë te ndarë ne ngjyra e parime por, të gjithë te luftojnë për një qëllim. – Mbajtja ne pushtet e kryetareve te tyre qe ne fakt nuk dallojnë në asgjë përvec faktit që Shqipërinë dhe shqiptarët duan t`I mbajnë te shtypur dhe të pazhvilluar.

Sot mediat çdo ditë po promovojnë furçat dhe slloganet që e vërbojnë akoma më shumë këtë realitet në sytë e popullit dhe ndriçon tek kasta kënaqësinë e mashtrimit, ndërkohë që bota ecën para me ritme të shpejta, ne me të njëjtën shpejtësi në mos më shumë, kthehemi pas.

 

Cila është mënyra për ta luftuar këtë propagande të frikshme?

Zgjedhja e nje media kundrejt një tjetre mbi bazë perceptimi?!

JOOO!

Ne jemi te pafuqishëm kundrejt makinerise trushpërlarëse që është ulur këmbëkryq në cdo media ku krimineli bëhet bamirës, injoranti bën libër, mekaniku bëhet doctor, piktori kryeminister, drogaxhiu deputet etj…

Ne jemi te pafuqishëm kundrejt një sistemi që te ofron Prec Zogajn, Mustafa Nanon, Anila Bashën dhe simotrat e ketyre lëpirësve te pushtetit si ekspertë ne ekonomi, drejtësi, politike, arsim, futboll, art, modelling etj…

Si mund t`a luftojme ne këtë propagandë që serviret nga kasta ne cdo cep me anë te ketyre injorantëve lëpirës qe kanë zënë ekranet tona për 26 vite me radhë?!

Këto institucione doktrinuese që rikuperojnë me shpejtësi Enver Hoxhën që vrau e preu mijëra Shqiptarë, Ben Blushin që nuk dha të paktën një kontribut për kaq kohë ne politikë, promovon komunistë të rinj që marrin priviligje nga këta pushtetarë, promovojne Bojaxhiun qe vodhi miliarda nga taksat e këtij shteti, promovon Besian Pezhen qe vodhi gjithashtu miliarda nga taksat e këtij populli. Te gjithe keta qe media I promovon po krijojne parti dhe levizje qe sherbejne vetem per ndarjen e ketij populli!

Pra vetëm kjo na ofrohet. ANTIVLERA qe na serviret si vlerë ne forma të manipuluara!

E vetmja zgjidhje FIKNI TELEVIZORIN.

Nëse ne e bëjmë këtë ata do fillojnë te sfumohen dhe do kërkojnë të largohen nga vendi qe e ropën pafundësisht për te shijuar pasuritë e tyre të pista.

Truri ynë nuk do shikojë me Foton e Ditës si përgjigje ndaj skamjes, varfërisë, papunësisë, degradimit, vrasjeve dhe halleve që të marrin shpirtin!

Ne do bëhemi objektivë dhe do e shohim qartë këtë të keqe që nuk negociohet.

Kjo e keqe qe quhet PARTI luftohet vetëm me një projekt që do vihet në punë nga të rinj që për SHQIPËRINË janë të gatshëm të japin dhe jetën!

 

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked