BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Fshehja e minimumit jetik

gentian-aliaj1-300x350

Nga Gentian Aliaj*

Diskutimi mbivarfërinë duket se mobilizon jo vetëm opozitën e sotme por edhe atë të djeshmen që sot është mazhorancë.

Ajo çka përmes medias përçohet si normale është diskutimi rutinë që bëhet lidhur me këtë çështje nga politikanët më të kamur të ballkanit.

Mirëpo më shumë sesa niveli i varfërisë qëllimi im ketu është të flas për një problem më të thellë qe lidhet me mbijetesën apo ekzistencën, pra minimumi jetik.

Minimumij etik lidhet drejtëpërdrejtë me limitin e ekzistencës fizike të qytetarëve, pra është treguesi i nevojave më minimale të njeriut për të siguruar mbijetesën.

Ndihma sociale për familjet në nevojë (tëpaktën ato që përfitojnë është aq qesharake sa nuk mundëson jo vetëm “bukë e kripë” siç thotë populli por nuk mjaftojnë as për të paguar dritat.

Në vendet perëndimore kryefjala e ekzistencës së shtetit mbi të gjitha ka të bëjë me sigurimin e minimumit jetik për qytetaret e tij.

Sot në Shqipëri jo vetëm që nuk mundësohet nga shteti një përkrahje për mbijetesën e familjeve në nevojë por akoma më keq sepse nuk ka një përcaktim të konceptit minimum jetik nga strukturat shtetërore shqiptare. Sot flitet vetëm per varfëri por ajo mund të jetë në nivele të ndryshme kurse minimumi jetik është ekzistencial, pa nivele.

Çdo ditë në mediat shqiptare degjon togëfjalëshin “shqipëria është një vend i varfër” dhe kjo me kalimin e kohës e vë qytetarin në hipnozë duke e bërë të besojë se Shqiperia është me të vertetë një vend i varfër. Por duhet të themi që është  pranuar dhe vërtetuar shkencërisht dhe  ndërkombëtarisht se Shqipëria është një vend me plot pasuri natyrore. Shqipëria nuk është një vend i varfër por qytetarët shqiptarë janë më të varfërit e Europës.

Në pamje të parë duket sikur ky problem është  natyror, thjeshtë ekziston si pasojë, pa ndonjë shkak fillestar. Kjo bën që qytetarët ta pranojnë këtë problem pa reflektuar mbi shkaqet.

Por këtu nuk ka asgjë natyrore, cdo gjë është racionale, varfëria dhe pasiguria janë dy elemente që e mbajnë qytetarin nën tutelën e frikes dhe apatisë.

Ekonomisti dhe nobelisti Amartya Sen e shikonte varferinë si privim nga arsyeja dhe nga të drejtat  themelore humane.

Marrim dhe e analizojmë të paren pra si privim nga arsyeja. Nëse qytetarët janë të varfer ata do jenë gjithë kohës të preokupuar për të gjetur një punë, një mundësi për të mbijetuar. Duke qënë se mbijetesa lidhet më shumë me instiktet sesa me arsyen, Logosi që nënkupton logjiken, reduktohet tek problemet individuale duke e bërë ta pamundur reflektimin mbi shkaqet e verteta të varferisë të cilat nuk janë individuale por të mirë organizuara në nivel gruporë.

Pa përmbushur nevojat bazilare individi nuk ndergjegjësohet se është  Njeri me të drejta, që jeton në një Komunitet që i përket, që e ndërton dhe e përmirëson përditë.

Nëse njerëzit do të jenë gjithë kohës të zënë duke menduar se si të mbijetojnë asnjëherë nuk do reflektojnë mbi të drejtat e tyre.

Gjithashtu është privim nga të drejtat themelore humane sepse cdo i varfer i ka duart e lidhura përballë alternativave qe i ofron tregu i mallrave të konsumit, ndaj lirisë për tu arsimuar etj. Një njeri që nuk siguron dot buken e gojës femijeve, nuk i interesojnë të drejtat politike, identiteti kombëtar, arti apo kultura.

Ekzistenca fizike e individeve nuk diskutohet por vetëm liria.Pastaj nga liriakalohet tek mirëqenia.

Mirëpo çfarë kuptimi ka liria pa mundësinë për ta gëzuar atë?

Pra qytetari ështëi potencialisht i lirë të bëjë çdo gjë që realisht nuk e bën dot. Asimetria krijuar nga një botë vrutale gjithmonë e më e bukur dhe një bote reale në degradim. Pikerisht tek ky detaj fshihet sekreti i ligjeratës së sotme nga sfera politike dhe mediatike.

I gjithë diskursi publik sot në shqipëri është ngritur mbi ligjerimin e mirëqënies nderkohë që problemi real dhe baza ku mbështetet sundimi i kastes është problem i mbijetesës.

Qytetarët janë në një krizë të përhershme, të pafundme dhe kështu frika e ekzistencës i detyron ata që të gjitha energjitë ti hedhin tek zgjidhja e problemeve individuale pa menduar aspak mbi shkakun e kësaj varfërie dhe skamje.

Mirëpo sic shprehej Nelson Mandela “Si skllavëria dhe aparteidi, varfëria nuk është natyrale. Ajo është e imponuar dhe mund të tejkalohet dhe mposhtet vetëm me reagim social

I gjithë rreflektimi i qytetarit mbetet i mbyllur në kafazin e halleve të tij të pafundme dhe kështu ligjëruesit e kastës dhe e pseudo-analistëve të cilët nuk janë asgjë tjeter veçse të punësuarit e partive në sektorin mediatik, diskutojnë për mirëqënie imagjinare.

Teknika e komunizmit ishte lënia e popullit në varfëri që kështu e gjithë lufta të bëhej për mbijetesë dhe jo për mirëqënie e të drejta.

Minimumi jetik nuk përfshin vetëm të papunet por edhe të punsuarit që jetojnë me një rrogë qesharake.Prandaj shtrimi i diskutimit mbi percaktimin e minimumit jetik përbën rrezik për Sundimin e kastës.Gjendja ekonomike e puntorëve në Shqipëri është mizerabël.

Lind pyetja: përse shteti shqiptar nuk e llogarit dhe bën transparent minimumin jetik duke rënë në kundërshtim të drejtëpërdrejtë me kushtetutën që pretendon trasparencë maksimale të institucioneve dhe veprimtarive të tyre?

Është një gjë që e kanë bërë të gjitha vendet perëndimore.Të flasësh për mirëqënie akoma pa përllogaritur dhe siguruar minimumin jetik është njësoj sikur tëflasësh për çatinë e një shtëpie pa themele.

Ligjërimi mbi mirëqenien fsheh apo eklipson problemin e vërtetë të mbijetesës dhe izolimi i individit në kushtet e mbijetesës mundëson jetëgjatësinë e kësaj Kaste.

Pra që të jëmi më tëqartë, ligjerata mbi mirëqënien është propaganda e këtij regjimi kurse adresimi i problemeve sikur ato janë individuale është ideologjia.

Varfëria e popullit shqiptar nuk është as natyrore e as rastësore. Fakti që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm natyror dhe ekonomik dhe popullin më të varfër të Evropës do të thotë që pasuria është këtu por dikush ka uzurpuar zhvillimin e saj.

Varfëria zëvendëson popullin me turrma, Njeriun me individin kafshëror, arsyen me instiktin e dhunës, betejat për shoqëri të drejtë në luftë mes njerëzve për mbijetesë, qeveritarët në sundimtarë, sovranitetin e popullit në pushtetin e një pakice dhe Demokracinë me Autarkinë!

Nëse skamja dhe monopolet ekonomike janë produkt i këtij ekuacioni politika atëherë edhe zgjidhja fillimisht duhet të jetë politike dhe pastajekonomike. Pervoja perëndimore ka dëshmuar se antibiotiku më efektiv kundër privilegjeve dhe monopoleve është zgjerimi i Demokracisë kuvendimmarrja nuk është “pronë” e disa njerëzve por e qytetarëve.

E vetmja mënyrë për të dalë nga ky rreth vicioz “vidh, varfëro, sundo” është implementimi i Demokracisë Pjesëmarrëse ku modeli i qeverisjes të burojë nga hallet dhe problemet e qytetarëve dhe jo siç rëndom ndodh tash e 25+45 vite me rradhë ku hallet dhe problemet e qytetarëve burojnë nga modeli i qeversijes/Sundimit.

Kjo pastaj përmes prishjes së monopoleve do ti hapë rrugë krijimit të një ekonomie kombëtare dhe komunitare që do të plotësojë nevojat e të gjithëve e jo vetëm të një pakice. Përmes Zgjedhjes së zyrtarëve të lartë nga qytetarët në krye te institucioneve të drejtësisë do të çmontohet struktura oligarkike e sotshme e korrupsionit dhe favoreve të pushtetarëve.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked