BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Gatimi i propagandës

Gatimi i propagandës

image

Psikorama dhe qeveria e tij nuk mund të mohojnë dështimin e përditshëm të premtimeve elektorale. Ajo që bën një qeveri pa legjitimitet është, propaganda me mediat e kapura, për të parafabrikuar një botë imagjinare.

Premtimi i 300 mijë vendeve të punës, ashtu si premtimet në shëndetësi, arsim, bujqësi, turizëm ishin mashtrimi i radhës i një kaste që erdhi vetëm për të plackitur vendin dhe pasuritë e tij. Në cdo vend të botës vendet e punës krijohen nga investimet, por psikorama njësoj si balozi Sali, ia ndau Shqipërinë miqve të tij kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Shqipëria është braktisur jo vetëm nga investitorët por dhe nga vetë shqiptarët përditë.

Makina e propagandës nuk e fsheh dot dështimin para syve të të gjithëve, por i adreson problemin qytetarëve shqiptarë, si dembelë dhe injorantë. Cdo shqiptar sot konsumator apo biznesmen ndihet gjithmonë e më i vavrfër dhe i pasigurtë për jetën e tij dhe të familjes.

Shqipëria është një vend që po boshatiset nga shqiptarët për tu mbushur me refugjatë nga e gjithë bota. Ky projekt ogurzi gatuhet nga kjo kastë dhe lobe antishqiptare prej dekadash.

Ndalojmë psikoramën dhe shpurën e tij hajdute!

Shqipëria ka sot nevojë për njerëzit e saj më të mirë për tu bashkuar kundër cdo dallimi partiak dhe krahinor.

Koha ti kthejmë qytetarëve sovranë shtetin e tyre.

Së bashku Guxojmë! Rrugëtimi ka nisur…

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked