BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Gjermania bonus 1 miliard euro për blerjen e makinave elektrike

 

Gjermania akordoi vetëm këtë vit mbi një miliard euro për blerjen e makinave elektrike. Objektivi është që brenda disa viteve të arrijë mbi 500 mijë makina me “0” ndotje. 

1 miliard euro për makinat elektrike. Gjermania vendosi për bonusin për blerjen e makinave me “0” ndotje, një ndërhyrje kjo e mbështetur nga shumica e parlamentit. Së bashku me drejtuesit e tre shtëpive më të mëdha automobilistike, Volkswagen GroupBMW Daimler, Angela Merkel ndërmori këtë hap të rëndësishëm.

Blerja e makinave elektrike dhe me hidrogjen do të të subvencionohet me 4.00 euro. Kurse për makinat hibride shifra do të shkojë në 3000 euro. Përjashtohen nga kjo ndihmë sigurisht makinat luksoze mbi 60.000 mijë euro.

Bonusi sigurisht vlen dhe për markat e huaja dhe jo vetëm ato gjermane. Pranë ministrisë gjermane duhet të depozitohet lista e modeleve që do përfitojnë nga këto masa për të shmangur abuzimet.

Procedimi do të jetë me hapa të detyrueshëm dhe gradual. Prej 1 miliard euro, 600 milion do të jenë për bonus; 100 për fuqizimin e flotës publike të elektrifikuar dhe 300 të tjerët për fuqizimin e strukturave për karikimin e makinave.

Objektivi, shprehur nga Merkel, është që të kemi në rrugë një milion makina elektrike Brenda 2020, por me shumë ngjasa kjo shifër mund të arrihet deri në 500 milion makina brenda kësaj kohe. Aktualisht nëpër rrugët e Gjermanisë ka 33 mijë makina elektrike dhe vetëm 19 mijë hibride plug-in

 

http://www.lastampa.it/2016/04/27/motori/ambiente/germania-un-milione-di-incentivi-per-le-auto-elettriche-obiettivo-su-strada-nel-pQS9NMGEHMpDumDHbrVj2K/pagina.html

 

Incentivi auto elettriche per nazione

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked