BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Gjykata Penale Ndërkombëtare do të fillojë të përndjekë edhe krimet ambientale.

Gjykata Penale Ndërkombëtare do të fillojë të përndjekë edhe krimet ambientale.

Lajm i kobshëm për pushtetarët e korruptuar të botës së tretë. Ky është një zhvillim historik për autoritetin gjyqësor ndërkombëtar, e cila prej formimit të saj në 2002 kishte përqendruar të gjitha përpjekjet në përndjekjen e krimeve kundër Njerëzimit, akuzat e genocidit dhe në përgjithësi krimet e kryera në luftë, në pajtim me Statutin e Romës. Ndërsa sot, prokurorët e Hagës do të mund të hetojnë edhe mbi individë të caktuar ose edhe vetë shtetet për krime që ndodhin në kohë paqeje.

14795798_1766152326998634_727637464_o

Ky hap përpara, nisi falë prokuratorit të ICC, Fatou Bensouda, që ka nëpër duar dosjet e një rasti të rëndësishëm të një land grabbing në Kamboxha ku janë implikuar si njerëz të biznesit ashtu dhe pushtetarë të lartë të qeverisë. Dhe është pikërisht shkatërrimi i terreneve të tëra një ndër fenomenet më të përhapur sidomos në botën e tretë që do përfundojë në lentën e hetimit ndërkombëtar.

ICC nuk po zgjeron juridiksion e saj në mënyrë formale, shpejgohet në komunikatë (https://www.icc-cpi.int/Pages/item.aspx?name=pr1238) por i jeper një interpretim më i zgjeruar krimit kundër njerëzimit. Prandaj, zënia dhe toksikimi i terreneve të tëra detyron popujt të braktisin vendin në këtë mënyrë duke i ngjasuar deportimeve të masave.

Së bashku me land grabbin – në formën e kontratave ilegale ku një qeveri cedon toka të tëra korporatave private, në dëm të popullsive lokale – shumë shpejt mund të përfundojnë përballë Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe shfrytëzimi ilegal dhe shkatërrimitar i risurseve natyrore (si mund të ishte në Shqipëri rasti i Valbonës tani apo konçesionet dhe  projeket korruptive të tjera), duke përfshirë edhe sektorin minerar, fenomene si shpyllëzimet apo ndërtimet e mega digave.

Hapet kështu një siprale për të proceduar qeveritarë të paprekshëm në regjimet e tyre ndaj krimeve klimaterike, nga momenti që emisionet e CO2 janë të lidhura dhe me shpyllëzimet e papërgjegjshme, që më tej lidhet me pasojat e land grabbing.

ICC mund të përndjekë vetëm të dyshuarit për krime ambientale që vijnë prej një nga 120 vendet që kanë ratifikuar Statutin e Romës, dhe këtu fatmirësisht bën pjesë dhe Shqipëria.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked