BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Gjykata pro betonizimit të liqenit

unnamed-14-228x300

Njerëzit kanë qejf të besojnë se ky është një vend normal me probleme normale si çdo vend tjetër normal.

Por e vërteta e hidhur është se ky nuk është një vend normal, por i kapur nga një grusht njerëzish që kanë kostume deputeti, ministri, gjykatësi, bankieri, gazetari, dekani etj. Shqipëria është e kapur dhe do rrijë e tillë deri sa njerëzit të rebelohen nga realiteti vrastar i ëndrrave për një jetë normale.

Pa ndonjë suprizë nga këto anë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e shoqërisë civile ku kërkon pavlefshmërinë e vendimit të KKT dhe lejes së ndërtimit që është dhënë për ndërtimin e këndit të lojrave të Parku i Liqenit Artificial.

Ndërtimi i këndit lojrave për fëmijë është në shkelje të Konventës së Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje si edhe në shkelje të ligjit për mbrojtjen e mjedisit, Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, gjithashtu  ndërtimi vjen në kundërshtim edhe me disa vendime të këshillit të ministrave.

Betejat e vogla megjithëse të drejta nuk arrijnë të bëhen ortek se sistemi i neutralizon me shpurën e shërbëtorëve me shkop, mikrofon apo çekiç. Gjarpri kapet nga koka dhe kështu sistemi oligarkik duhet sfiduar nga themelet dhe jo nga fasadat. Themelet e kësaj kaste qëndrojnë mbi një kushtetutë tashmë të përçudnuar dhe në shërbim të interesave antikombëtare. Gjykatat dhe çdo institucion tjetër tashmë është i zaptuar dhe nuk ndjek interesin publik dhe të drejtat kushtetuese. Këtu zgjidhja nukë është më juridike se kasta ka privatizuar fabrikën e ligjeve por politike në ndryshimin e funksionimit të shtetit nga qytetarët dhe për qytetarët!

ShqipON fton të gjithë intelektualët dhe qytetarët patriotë të vendit për të ndërtuar shinat për një Shqipëri Normale mbi një Kushtetutë të Re që nuk lejon krijimin e oligarkikve dhe sjell qytetarët në pushtet.

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked