U heqim “butonin” partive!
Shqiptarët janë në gjendje dramatike por më e dhimbshme është se pak besojnë më tek Përmirësimi i jetëve të tyre!
Kjo është Përgjegjësi e kësaj pale opozite, që lë vendin pa Alternativë!
Që bën propagandë me të njëjta fytyra e maska që plaçkiti vendin.
Fushata e demokratizimit sikur deputetët do i zgjedhin antarët e partisë dhe jo më shefi është iluzon dhe shkon kundër realitetit, sepse;
> antarët e Këshillit kombëtar dhe ata në rrethe vazhdon ti zgjedhë kasta oligarkike!
> PD nuk kërkon falje për ndryshimin e Kushtetutës dhe të propozojë heqjen e listave të mbyllura
> Nuk propozon ligj për mbajtjen e Referendumeve në Shqipëri
> Ata që afrohen janë përsëri njerëzit e kastës, klientët plaçkitës, djemtë dhe bijtë e oligarkëve që nuk dinë veçse të pasurohen në kurriz të 99% të popullit
> Nuk kërkon falje dhe të largojë fytyrat e pështira që kanë zënë peng vendin dhe parlamentin
> Nuk kërkon falje për politikat publike që privatizuan dhe dhanë me konçesion pasuritë e shqiptarëve, duke krijuar ushtri të papunësh