BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Hipokrizia me bujqësinë

Në çfarë kushtet ndodhet bujku shqiptar në krahasim me atë evropian?

Shqipëria cilësohet si vend bujqësor jo sepse përmbush nevojat e saja (defiçiti tregtar në bujqësi kalon 1 miliard euro) por sepse nuk jemi më një vend industrial.


Nga debati fabrikuar nga politika, mediat dhe intelektualët e sistemit, problemi adresohet tek paaftësia e bujkut shqiptar.
Karakteristikë e kësaj kaste, nuk është fshehja e problemeve por përmbysja e tyre dhe përgjegjësve. Përgjegjës është vetëm populli që ka çelsat e kashtës se gjithçka e ka në dorë një grusht njerëzish oligarkë.

Ekonomistët kolektivistë u transformuan në neoliberistë dhe besojnë vetëm tek tregtia e lirë dhe konkurrenca sikur të gjitha vendet të kishin të njëjtën strukturë ekonomike dhe aftësi prodhimi. Po kështu nuk është.

Ajo çfarë ndodh me politikat bujqësore në Europë dhe më tej, dëshmon se vetë vendet e zhvilluara nuk i zbatojnë këto parime që recitohen në Shqipëri. Ato mund të zbatohen në prodhimet industriale por jo ato bujqësore.
Përse?
Sepse asnjë vend nuk do shkretimin e territorrit të tij, por kërkon vetëmjaftueshmërinë bujqësore. Industria dhe tregtia nuk ngrihen në ajër pa u togëzuar dhe përplotësuar ciklin e zhvillimit me një bujqësi të zhvilluar. Nga ana tjetër vendet perëndimore, nuk duan të humbasin avantazhin krahasues përballë vendeve të varfra. Këto të fundit nuk mund të konkurrojnë dot në industri pa zhvilluar më parë bujqësinë. Por eksportet e tyre pengohen strukturalisht dhe juridikisht nga politikat bujqësore të vendeve të zhvilluara. Në këto kushte hendeku thellohet duke dënuar vendet si Shqipëria në koloni importi.

Po ku konsistojnë politikat bujqësore në Europë?

Subvencionimi i bujqësisë përbën 45% të buxhetit të BE-së (mbi 20 miliard euro) përveç ndihmave të tjera shtetërore që përfitojnë bujqit. Këto subvencione i shtohen konjukturës ekonomike dhe strukturore favorizuese për bujqësinë. Kjo për të ulur kostot e prodhimit dhe inkurajuar zhvillimin intensiv të bujqësisë.

1. Karburanti bujqësor (mesatarisht 80 litra/hektar falas dhe pjesa tjetër pa akcizë). Një vend naftënxjerrës si Shqipëria kjo do kishte një kosto minimale për shtetin (rreth 40 milion euro). Por nafta shqiptare vidhet nga lobet e huaja në bashkëpunim me kastën shqiptare duke mos paguar as taksat.

2. Farat dhe plehrat kimikë subvencionohen me mesatarisht 70% nga financimet publike. Kjo do ishte relativisht e lehtë nëse kasta nuk do kishte shkatërruar industrinë kimike. Sot importi i këtyre plehrave dhe farave është në duart e monopolistëve pranë pushtetit.

3. Banka Bujqësore publike ose private që aplikojnë kredi afatgjate me interesa jo tregtare. Kjo në Shqipëri nuk ndodh pasi sektori bankar iu dhurua të huajve kurse Bankës Qendrore ia ka lidh duart FMN dhe lobet transnacioale. Skarsiteti artificial i parasë (kapitali përqendruar vetëm  në pak duar) krijon një Lek të fortë. Me këtë kurs këmbimi të manipuluar, paralizohen eksportet e favorizohen importet duke përkeqësuar spiralen e ekonomisë së prodhimit kombëtare.

Aktualisht shteti shqiptar akordon shumën qesharake 5 milion euro në donacione pa vlerë.

4. Shitja e prodhimit garantohet nga institucionet duke siguruar fitime të larta bujkut. Në rast përmbyjtjesh apo mbiprodhimi kjo nuk cënon fitimin sepse ka fonde rimbursimi.

5. Importimi nga vende të treta pengohet de facto dhe de iure. Kriteret artificiale tarifore e jo tarifore, për prodhimet e importit krijojnë një mbulesë mbrojtëse për bujqësinë vendase.

6. Shërbimi veteriner dhe agronom mbulohet tërësisht nga shteti. Kurse kasta e tranzicionit shkatërroi zinxhirin agronom dhe veteriner si dhe institutet shkencore.

7. Koordinim kombëtar i bujqësisë. Agjencitë qeveritare (lokale, kombëtare e komunitare) koordinojnë prodhimin dhe shpërndarjen e aktiviteteve bujqësore sipas nevojave reale që ka tregu. Asgjë nuk i lihet rastësisë duke mos humbur më kot energjitë kombëtare.

8. Përfaqësim institucional i interesave të bujqësisë. Asnjë politikë ekonomike nuk merret pa akordimin me shoqatat kombëtare të sektorit.

9. Diplomacia ekonomike mbron dhe promovon me të gjitha mjetet eksportet e produkteve bujqësore të çdo vendi.

10. Industria në ndihmë të bujqësisë. Çfarë i duhet bujkut prodhohet kryesisht brenda vendit duke minimizuar kostot e prodhimit si dhe defiçitin tregtar. Bujku shqiptar duhet të importojë përveç makinerive, plehrave, farave dhe amballazhimin (qelq, plastikë, arka, fuçi, etiketa, tapa etj) duke vështirësuar aktivitetin e tij. Terapia shok ishte tradhëti kombëtare sepse u rikthyem në shtet para-industrial.

11. Një Shteti evropian garanton një garë-lart duke promovuar prodhimet më cilësore. Bujku shqiptar është i detyruar të bëjë një garë-poshtë duke prodhuar jashtë cilësisë për të konkurruar importet skadente. Me këto të ardhura ekuilibri arrihet në nivele nënoptimale me prodhime kancerogjene.

12. Politika fiskale është favorizuese ndaj çdo prodhimi bujqësor dhe në shërbim të tij. Kasta shqiptare bën të kundërtën duke goditur prodhimin vendas e ulur taksat për importet.

13. Politikat e pronës agrare, krijojnë siguri juridike e nuk lejojnë fragmentizimin e saj si kasta sabotoi Shqipërinë. Politikat evropiane promovojnë kooperativat vullnetare në çdo sektor të bujqësisë duke promovuar talentin e larguar nga fshati ata që nuk e duan atë.

14. Infrastrukturë rrugore, telekomunikimi, shërbime publike për të barazuar cilësinë e jetës rurale për ata që zgjedhin ta banojnë atë. Në Shqipëri intelektualët, mjekët etj refuzojnë të kthehen në fshat.

15. Më e rëndësishme se çdo gjë mbetet bllokimi i ekonomisë së prodhimit nga monopolistët e importit. Çdo rritje e ekonomisë prodhimit përkëthehet në humbje të fitimit nga monopolistët e miellit të importit, alkoholit, frutave, duhanit, sheqerit, vajit, etj etj si kemi shpjeguar më parë këtu

Pse s’ka punë?


*****
Prandaj nuk ka zgjidhje sporadike e sektoriale por vetëm përmbysje e këtij sistemi eko-politik ngritur mbi monopole e oligarki.
Lexo platformën ShqipON http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

 

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked