Autoçensura nga interneti dhe rrjetet sociale, është hija e frikshme që kujtuam se e larguam me komunizmin. Liria mbeti iluzion kurse frika realitet i hidhur.
Në një vend ku puna, shkolla, biznesi, karriera varet nga partitë, liria mbytet në kafen e zezë të përditshme.
Në një vend ku shteti ngatërrohet me pusht/etin, ku shteti është në duart e gangsterëve të gjithë duhet të jenë pjesë e bandave.
Nuk ka vend për hezitim!
Pusht/eti harxhon më shumë në frikë e survejim, në polici sesa edukim!
Kjo rrugë na zhyti thellë në diktaturë për plot 45 vite. Mos përsërisim gabimet! Mos ushqejmë me frikën tonë një sistem vampir!
Interneti është i vetmi vend ku mund të flasim dhe organizohemi si qytetarë të lirë që dinë ti dalin Zot vendit të tyre.
Së bashku për Demokraci Pjesëmarrëse!
ShqipON