BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Iro Zanaj – Dëshmi nga qyteti ku banoj

iro zanaj

Ju prezantohem jam qytetar i qytetit të Tiranës ndonse i ardhur rishtaz, unë numërohem si qyetar i Tiranës dhe votoj çdo katër vjet për kryetarin e Tiranës.
Sot dua t’ju flas sinqerisht dhe me zemër të hapur për parkun e liqenit dhe liqenin vet. Do flas për oazin e vetëm të largimit nga mbi ndërtimi i Tiranës, do flas për liqenin dhe mushkrinë e Tiranës.
Para se ta nis ky liqen u ndërtua nga brezi i parë i studentve të Universitetit të Tiranës të cilët u thirrën më herët sesa fillonte universiteti dhe punuan e ndërtuan atë që quhet Liqeni Artificial i Tiranës. Dhe për të mbytur ca zhurma njerëzish, ate nuk e ndërtoi Enveri sepse ai nuk punonte ai vriste.
Ky liqen ishte zonë e ndaluar për njerëzit deri në vitin 1990 dhe aty pikërisht fillon shkarkimi. Ndërtimi i parë i vërejtur ne parkun e liqenit jane ato të ushtrisë, fakultetit te gjeologjisë dhe amfiteatrit. Pas viteve 90 filluan ato që quhen lobing politik të drejtuara si nga socialistet që nuk janë aspak si nga demokratët që emri është i tillë.
Politika e këtyre partive anti-gjelberim ishin te tilla, në fillim e nxirrnin tokën që kishin menduar të ndërtonin nga vija e verdhë e parkut të liqenit dhe direkt pas kësaj i kalohej pa shumë bujë mediatike ndërtuesve të rradhës që e kishin këtë tokë llokum për ta shitur 1000 e kusur euro metri katror dhe marketingu ishte “Banesa ndodhet 100 metër nga mushkria e Tiranës”.
Ju që keni qënë të paktën një herë bëhet fjalë për, Hotelin Ilira, për Bar Deus, Hotel Sheraton, për Crazy Calvin, Princ Park, për Sofrën e Ariut, Hotel Dreri, për shkollën Wilson, ca lokale buzë liqenit, akuadromi, pallati në hyrjen e liqenit nga Gjimnazi Petro Nini, e se harrova pallati dhe ndërtesat që projektoi Rama, dhe i kundërshtoi Berisha, dhe ato që projektoi Basha dhe kundërshtoi Erioni, dhe ato pallatet mbi liqen mos i harrojmë një shëmit betoni që të vjen turp ti ndosësh sytë.
Dhe pikerisht pasi gjithe ketyre që lexuat kujtoni se po mbarojnë, jo ata liruan dhe tokën përball shkollës së gjuhëve të huaja dhe tani pritet pallat, do shkonte shumë dhe një qënder tregtare për dëfrimin e të rinjve sigurisht.
Kjo është politika e tyre ata janë njësoj, të gjithë pa përjashtim, dhe kështu do vazhdojnë derisa populli, (mos t’ju duket utopike) ne, pra populli i Tiranës e i Shqipërisë të ngrihet dhe të vetvendos, pyetja Si ka një përgjigje me anë të referendumeve lokal, kombetare.
Ju po mendoni që po flas broçkulla, jo nuk po flas, jo sepse them unë por Populli amerikan e ka zgjidhur ketë dilem më shumë se 200 vite më përpara, meqë ata pëlqejnë të marrim shembull Amerikën i kujtoj që në Amerikë ekziston një ligj nëse 1 milion Amerikanë mbledhin firmat shkarkojnë një deputet (senator) atëher hidhet në referendum kombëtar shkarkimi, në një popull prej 300 milion i binte që me 10 mijë firma ne thërrasim një referendum kombetar për çeshtjet që ne na vrasin përditë. Ata e dijnë fuqinë e popullit prandaj na pyesin një herë në katër vjet, dhe atehere kur na pyesin na vendosin përpara ose revolen ose çiften, dhe me siguri ne zgjedhim rovolen… Me anë të referendumeve ne do të vendosim për park apo pallat, për politikan të korruptuar apo të ndershëm, për prokuror të kapur nga politika apo njeri të ndershëm dhe atdhetar…
Dhe një herë i them kryetarit nëse doni të ndertoni një kënd lojrash për fëmijë ju ftoj të shkoni tek Juvenilja Castelo prisheni atë, ai vend është shumë i përshtatëshm për kënd lojrash, kurse ju që lexoni nëse keto nuk ju kanë bindur akoma që ata janë njësoj ju ftoj lexoni projektin SOS – ShqipON e gjeni shpejt në Facebook meqë e duam shumë ose www.levizjashqipon.org .
Gjithsesi mos më besoni, kontrollomëni…

Ju faleminderit që arritët deri këtu kjo tregon që nuk ju kam lodhur!

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked