Në kushtet mjeruese të spitaleve shqiptare, këto vite mijëra shqiptarë kishin përfituar prej bujarisë italiane, për të kuruar atje të afërmit e tyre.
Mesa duket, kjo nuk ka ngjasa të ndodhë më!
Në kushtet e krizës dhe dyndjes së emigrantëve, ministria e shëndetësisë i ka dërguar rajoneve italiane urdhrin për ndalimin e këtyre praktikave!
Sigurisht kjo nuk përbën problem për kastën dhe sojin e tyre, që kurohen jashtë shtetit edhe për një grip.
Nëse shqiptarët nuk organizohen për rimarrjen e shtetit prej duarve të mafias 26 vjeçare, jetët e tyre dhe familjarëve nuk do jenë kurrë të sigurta!
Shqiptarët sot paguajnë qindra miliona euro taksa e rryshfete për kurim.
Por këto nuk i venë sistemit por mjekëve të paskrupullt që ndërtojnë vila me lotët e njerëzve.
Këto para i shkojnë ministrit, miqve dhe lobeve të sistemit!
Prandaj ky sistem i padrejtë i krimbur në palcë nuk arnohet më, por vetëm RRËZOHET sa nuk është vonë!
#SëBashku Guxojmë!
ShqipON