BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Kapim peshqit e mëdhenj apo thajmë kënetën

Përse kasta ka nevojë që debati publik të mbetet në nivele banale?
Përse në Europë flitet për politika, kurse në Shqipëri flitet veç për politikanë?

Në Itali shqetësimi publik mbetet borxhi publik, në Gjermani flitet për rënien e eksporteve, në Francë rritja e papunësisë e kudo shqetësime REALE!

Në Shqipëri jo!
Mbajtja enkas e debatit publik mbërthyer tek emrat e kastës, krijon bindjen e rremë në subkoshencën kolektive se problemi është vërtet çështje emrash. Se mjafton të hiqet apo të vihet një tjetër, e ja ku problemi u zgjidh.

Dhe oligarkia, media e miqtë ndërkombëtarë, prodhojnë e nxisin këtë masturbim kolektiv duke folur për “peshq” e jo “kënetën”.

Në këtë kurth vrastar nuk bien vetëm njerëzit e thjeshtë por dhe intelek/tualet. Të gjithë të eksituar pas bëmave të politikanëve pa kuptuar që sistemi ka mekanizmat e tij.
Ky sistem është programuar që të lartësojë jashtëqitjen e kombit. Ky sistem u ngrit kundër 99% e në favor të 1%. Oligarkia nuk e ka problem të “sakrifikojë” një fytyrë apo ta ndërrojë me një fytyrë tjetër si bëri me Nanon psh.

Një popull sovran bashkë me elitën patriotike, luftojnë për ndryshimin e sistemit e jo kukllat e tij.
> Nëse sistemi është kapur nga oligarkia, ai lufton për demokraci autentike ku vendos populli e jo lobet apo partitë.
> Nëse ekonomia është bllokuar nga monopolet e importit, lufton për Ekonomi Kombëtare
> Nëse pasuritë kombëtare vidhen nga të huajt, lufton t’ia rikthejë popullit sovran
> Nëse politikat publike, pushtetarët e tij i zgjedhin të huajt, ai lufton për sovranitet
> Nëse mediat janë në duart e kastës, lobeve e krimit, ai lufton për lirinë e fjalës etj etj.

Këto janë PROBLEMET REALE të këtij vendi e nuk zgjidhen me gjueti peshqish e zhabash por tharjen e kënetës që po asfikson gjithë Shqipërinë.

Por tharja e kënetës kërkon mobilizimin e gjithë popullit e jo një shpëtimtar,  kërkon që ai të pajiset me veglat e instrumentat e duhur e jo llafe kafenesh; kërkon Revolucion Popullor e jo thjesht protesta të telekomanduara nga lart.

Kush punon për Shqipëri, duhet të punojë për Demokraci e Ekonomi!

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked