Shqiptarët duhet të kuptojnë se kasta nuk bën dot reformat
Kasta nuk mund të sharrojë degën ku ka hipur
Kasta nuk do heqë kurrë dorë nga privilegjet
Plaçkitja e Shqipërisë nuk mund të bëhet pa ndihmën e “miqve” ndërkombëtarë
Normalizimi i Shqipërisë vjen vetëm nëse populli largon kastën e tranzicionit që ka shitur interesat e vendit
Normalizimi i Shqipërisë vjen vetëm nga populli që kërkon të vendosë demokracinë e vërtetë ku vendosin qytetarët dhe jo partitë, lobet apo masoneritë
Normalizmi i Shqipërisë vjen vetëm mbi një Kushtetutë të Re, ku pushteti u merret partive dhe u kalon qytetarëve
Normalizimi vjen vetëm me instalimn e Demokracisë Pjesëmarrëse dhe rrëzimin e vizionit elitist dhe sistemit oligarkik të nomeklaturës së re.
Reforma për Drejtësi pavarsisht lojrave pozitë-ambasadorë-opozitë do kalojë L
Por reforma ka për qëllim vetëm të fitojë kohë kasta, të sigurojë “përrallën” e radhës për zgjedhjet e ardhshme dhe populli të presë i dorëzuar edhe 4 vite
Të gjitha reformat e kryera nga kasta dhe miqtë e tyre, ashtu si ka ndodhur për 25 vite (imuniteti, reformat per integrimin dhe restorant krokodili, gjykata administrative, reforma për dekriminalizimin, për gjykatën e krimeve të rënda, për ligjin antimafia etj) do dështojnë dhe thjesht sa do zgjasin agoninë e skamjes mbi shqiptarët.
Shqiptarët do mbeten ende nën sundimin e varfërisë, korrupsionit dhe propagandës sistemike.
Deri sa shqiptarët nuk do marrin në dorë ndërtimin e vendit – ekonomisë kombëtare, ushtrisë kombëtare, diplomacisë kombëtare, sovranitetin monetar, kthimin e sektorëvë strategjikë në duart e shqitparëve, kontrollin e bankave dhe kapitalin në funksion të ekonomisë shqiptare, rimarrjen e naftës dhe përpunimin e saj, rimarrjen e minierave, porteve, aeroporteve, telekomunikacionin, ndalimin e borxhit publik skllavërues, etj – Shqipëria do mbetet eksperiment i dështuar për popullin dhe fitimprurës kastën shqitpare dhe lobet ndërkombëtare.
Mbetet detyrë e çdo shqiptari që kupton rrezikun të zgjojë shokun nga gjumi vdekjeprurës, për të reaguar në këto ditë të vështira të kombit.
Nuk mund të humbasim më kohë me eksperimente, nuk mund të mbetemi më lolo në duart e partive antikombëtare dhe ndërkombëtarëve.
Garancia për shqiptarët janë vetëm shqitparët
Garancia për qytetarët janë vetëm qytetarët
Shpërndajmë kushtetutën e re:
http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2016/03/Kushtetuta-p%C3%ABr-Normalizimin-e-Shqip%C3%ABris%C3%AB.pdf