BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Koha për të ecur Drejt!

#RrugëtimiKaNisur

Pas 26 vitesh eksperiment, a nuk ka ardhur koha për të ecur DREJT?

Pse duhet të dalim nga kurthi i partive dhe loja e tyre përçarëse e skllavëruese?

img-20160902-wa0000

Sepse:
> “e majta” dhe “e djathta” janë e njëjta gjë, flasin, premtojnë e mashtrojnë njësoj popullin
> të dyja janë ngritur mbi të njëjtën ADN antidemokratike e kleptokratike
> të dyja vrasin meritokracinë e promovojnë hajdutët, militantët dhe injorantët.
> të dyja urrejnë popullin, e përçajnë dhe e sundojnë pa fund
> të dyja janë përgjegjëse për korrupsionin dhe varfërinë e vendit
> të dyja deindustralizuan vendin dhe na kthyen në një ekonomi importi
> të dyja u dhuruan të huajve sektorët strategjikë, bankat, naftën, minierat, portet e aeroportet, siguracionin dhe telekomunikacionin
> të dyja privatizuan institucionet shtetërore për qëllime klientelare
> të dyja shkatërruan administratën dhe shërbimet publike
> të dyja janë përgjegjëse për mos hapjen e dosjeve dhe mosndarjen nga regjimi enverist
> të dyja janë përgjegjëse për shkatërrimin e pronës publike dhe private
> të dyja janë përgjegjëse për kaosin social
> të dyja janë përgjegjëse për tragjedinë e “97-ës dhe gjakun e derdhur këto dy dekada
> të dyja janë përgjegjëse për shkatërrimin e shkollës, shëndetësisë, ushtrisë, energjisë, turizmit, qyteteve, bregdeteve e pyjeve
> të dyja shkëmbyen shëndetin e shqiptarëve me paratë e plehrave
> të dyja ndryshuan Kushtetutën duke përqendruar pushtetin në pak duar
> të dyja nuk lejonë vendimmarrjen qytetare
> të dyja nuk lejonë referendumet apo listat e hapura
> të dyja kanë kapur median që mban popullin me propagandë përgjumëse
> të dyja promovojnë dogmën neoliberiste, duke çmontuar shtresën e mesme, duke privatizuar çdo pasuri publike, duke rritur papunësinë dhe varfërinë, duke përqendruar pasurinë në pak duar, duke zëvendësuar kulturën shqiptare me kulturën konsumeriste dhe individualiste dhe minuar kështu bashkëjetesën komunitare
> të dyja janë të lidhura me krimin dhe lobet antishqiptare
> të dyja tallen me emigrantët dhe diasporën
> të dyja kanë braktisur projektin e bashkimit kombëtar

Reflektojmë!
Ka gjithmonë Zgjidhje se ky nuk është fenomen natyror por vepër e 1% që sundojnë mbi 99% e popullit të varfër!

Shqiptarët meritojnë një jetë dinjitoze në këtë vend të uruar!
Shqipëria ka gjithçka për të qenë një Zvicër e dytë!

PUNOJMË për Normalizimin e Shqipërisë, vendosjen e Demokracisë dhe Begatisë!

#shqipON.org

Lexojmë dhe Mbështesim Kushtetutën e Re dhe Projektin S.O.S – http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked