BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Konçesionet: vjedhja e së ardhmes

Konçesionet dhe privatizimet vjedhja e së ardhmes

12788273_1665482900398911_904384361_n

Pasi vodhi të kaluarën e të tashmen, kasta po vjedh dhe të ardhmen.
Qeveria, në kundërshtim me programin që u paraqiti shqiptarëve në zgjedhje, vijon të njëjtën rrugë si qeveritë e tjera. Ministria e Ekonomisë ka përgatitur paketën e radhës të privatizimeve të 60 objekteve.
Mbi 100 miliardë euro pasuri kombëtare, është plaçkitur këto 25 vite nga kasta dhe miqtë e tyre ndërkombëtarë!
Privatizimet dhe konçesionet janë pjesët e fundit të plaçkitjes së vendit.
Pengmarrja e ekonomisë edhe për 20 vite të ardhshme është garanci për blerjen e heshtjes nga ndërkombëtarët!
Braktisja, rrënimi i ndërmarrjeve dhe aseteve publike është faza paraprake për “të detyruar” shtetin të privatizojë pasuritë publike të shqiptarëve.
Rrënimi i ekonomisë nuk ka të ndalur. Në vend që të ndërtohet një Ekonomi Kombëtare, duke vlerësuar burimet natyrore dhe njerëzore të këtij vendi, pusht/eti çmonton çdo aset kombëtar.
Në një epokë konkurrence të egër globale, vendi drejtohet nga piratë dhe jo kapitenë të ekonomisë dhe të financës. Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ndërtoi një ekonomi kombëtare, infrastrukturë moderne, shërbime publike, drejtësi e qeverisje ligjesh. Në kushtet e kapjes së shtetit dhe ekonomisë, çdo raport e marrëdhënie, të drejta e detyrime, puna dhe investimet, futen në një spirale degradimi të vazhdueshëm!
Ideologjia që mban në këmbë pushtetin është solidariteti korruptiv dhe shantazhimi reciprok në një rrjet ku kasta nuk del dot më.

Pas plaçkitjes totale, bandave politike u mbetet vetëm spiralja e dhunës për tu shqyer me njëri tjetrin pasi janë mësuar me miliarda. Mercenarë militantë rendin si të ujqër babëzitur nëpër Shqipëri, pas thërrimeve që u hidhen, ndërsa 90%-shi i popullit asiston i pafuqishëm tragjedinë shqiptare!
Skenari i dhunës çdo 20 vjet është karta e radhës për metamorfozë të kastës për sundim deri në 2050, nëse do ketë ende Shqipëri e shqiptarë!

“Gjysëm” reformat dhe riciklimi i njerëzve të vjetër është iluzion për Normalizim dhe garanci për Sundim.Shqipërisë i duhet një Erë Progresive, për ti rikthyer shqiptarëve shtetin e tyre!

Hartimi i një Kushtetute të re dhe kalimi i “butonit” nga partitë tek qytetarët, është zgjidhja e vetme kundër kastës dhe ndërtimit të një Shqipërie Normale! Një shteti shqiptar që nuk merret dot më peng nga asnjë parti apo lobim kombëtar e ndërkombëtar antishqiptar. Pa krijimin e këtij shteti fati i këtij vendi është në rrezik, ashtu si po boshatiset çdo ditë prej njerëzve më aktivë e punëtorë që nuk i nënshtrohen këtij banaliteti sistemik dhe talljes pa fund.

Së bashku për të mbledhur Qytetarë patriotë të këtij vendi!

Projekti #SOShttp://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked