BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Koreanët në protestë ndaj një qeverie që komandohet prej njerëzve të Sorros

Miliona Koreano Jugore ngrihen kundër qeverisë se tyre “figurante”. Koreano -jugoret kane zbuluar se jane te udhehequr nga nje qeveri “figurante” dhe se presidenti I tyre eshte thjeshte kukull. Pse nuk po reagojme edhe ne si ata??

millions-south-koreans-shadow-government-900x350

 

Me miliona Koreano-jugore janë ngritur në protesta dhe kërkojnë përmbysjen e qeverisë së tyre pasi një sërë rrjedhjesh të informacionit vërtetuan se Presidentja Park Geun-hye është një kukull e kontrolluar nga një qeveri figurante e mbuluar.

Në një zhurmë të ngjashme me perdorimin nga Hillary Clinton të nje serveri email-esh dhe të një fondi te fshehtë, kritikët akuzojnë se Presidenti Park ka keqmenaxhuar informacion të klasifikuar dhe ka përfituar nga këto praktika duke përdorur OJQ-të si mburojë. Krahsimi Amerikë- Kore e Jugut mbaron ketu gjithsesi.

Në vend te pranimit apatik të situatës, si në Amerikë, Koreano Jugorët janë ngritur dhe bashke me  mediat kanë “mbeshtjellë” liderin e tyre. Qytetarët kanë pushtuar rrugët në masë dhe mediat e vendit i kanë kërkuar presidentit të tyre të japë menjëherë dorëheqjen ose te përballet me akuzat.img_0799

Thelbi I skandalit eshte ky:  Ështe zbuluar se Park ka qenë nën urdhrat e një grupi të quajtur “ 8 zanat” I cili perfshin Choi Soon-sil, një miliardier figurant i lidhur me George Soros dhe Angela Merkel. Choi ka ekzistuar rreth skajeve të pushtetit te Korese së Jugut prej dekadash por kurrë ska mbajtur një pozicion zyrtar.

 

 

Postera të presidentes e cila kontrollohet me spangot e kukullave(si në teatër) po shfaqen kudo në Korenë e Jugut ndërkohë që protestat në mbarë vendin vazhdojnë të bëjnë bujë.

Washington Post raporton se thirrjet per dorëheqjen e saj-madje edhe ngritjen e aktakuzës- po bejne jehonë në të gjithë spektrin politik, dhe mbështetja kundrejt saj ka rënë në pikën më të ulët ndonjëherë 17 %, mbështetur në dy sondazhe të mbajtura së fundmi.

Te premten, Park ka urdhëruar të gjithë këshilltarët e saj të lartë të dorëhiqen, dhe zëdhënësi I saj e justifikoi si një riorganizim të kabinetit, raportoi agjensia e lajmeve Yonhap. Kim Jae-ëon, sekretari i larte presidencial për çështjet politike, tha ne nje seance parlamentare se shefi i stafit të presidentes Park aktualisht është larguar. Nuk është e qartë, gjithsesi, nëse do të jetë mjaftueshëm.

“Lidershipi i Park Geun-hye është në prag te kolapsit”, tha  Yoo Chang-sun, një analist me bindje të majta. Shin YOOL, një profesor I universitetit të Myongji me bindje të djathta, e quajti këtë “kriza me e madhe” qe kur Korea e Jugut u themelua 70 vjet më parë. “Presidentja e ka humbur aftësinë për të funksionuar si lider”

Choi  është vajza e të ndjerit Choi Tae-min, i cili ishte nje fallxhor tregues-fati i përshkruar në një kabllogram ne 2007  të ambasadës Amerikane në Seoul si “një pastor karizmatik”. Në vend ai njihet si “I pavdekshmi korean” i cili u perkujdes (ose pati ndikim) mbi Park kur mamaja e saj u vra ne 1974.

 

Zërat janë përhapur sikur pastori i ndjerë kishte kontroll të plotë mbi trupin dhe mendjen e Park gjatë  viteve të saj të formimit dhe si pasojë  kësaj fëmijët e tij grumbulluan pasuri të pafundme, citon portali i publikuar nga WikiLeaks.

Park ka mohuar fuqimisht të ketë ndonjë lidhje të papërshtatshme.

Por mediat e Koresë së Jugut kanë zbuluar prova që tregojnë se Choi Soon-sil zotëron ndikim të plotë mbi presidenten.

JTBC,  një rrjeti televiziv, tregon se ka gjetur një tablet kompjuteri që përmban të dhena me fjalime që  presidentja akoma si ka thënë, bashkë me dokumenta të tjerë. E reja Choi thuhet të ketë bërë fjalimin per vijën kufijtare  që Park dha ne Gjermani në 2014, ku tregohej vizioni i saj për bashkimin me Veriun. Gazeta Hankyoreh shkruan se ndihmësit e  presidentes aktuale “janë veç minj per macen e Choi-t”

Ajo thuhet te ketë krijuar një grup sekret të quajtur “8 zanat” për të këshilluar presidenten ne prapaskenë.

TV Chosun, një kanal që i përket gazetës Chosun Ilbo, transmetoi nje klip që tregonte Choi duke mbikqyrur blerjen e nje kostumi për Park, qe ngre dyshimet se nëse Park ka marrë ndonjëherë ndonje  vendim pa Choi, citon gazeta.

Mediat koreano jugore jane mbushur me grafike te modifikuara me Photoshop që ilustrojnë marrëdhenien mes tyre, nga njëra anë presidentja Park ne rolin e nje kukulle, dhe Choi që tërheq fijet e saj.

Nderkohe, investigatoret po hetojnë mbi Choi me akuzën  e rrjedhjeve të parave prej dy  fondacioneve të sapo themeluar të cilët përfituan rreth  70 milion $ nga Federata industrial Koreane, lobi I madh i biznesit me anëtarë si Samsung apo Hyundai. Prokuroret bastisën shtëpinë e Choi në Seoul këtë javë  duke kërkuar për prova.

Në të njëjtën kohë, janë ngritur akuza se vajza e Choi soon-sil ka marrë trajtim special kur ajo aplikoi ne Ewha Womans University, një nga universitetet më te mire te Koresë së Jugut.

Mediat lokale kanë raportuar se rezultatet e vjazës së saj nuk ishin te mira mjaftueshëm, kështu që rregullat u ndryshuan per te vlerësuar aplikantët që kishin fituar cmime ne kalorësi, siç ishte ajo. Presidentja e sulmuar tashmë, e WWHA, ka dhene doreheqjen kete jave.

Ironikisht, e gjithë kjo erdhi në më pak se një muaj pas krijimit të një ligji të gjerë mbi korrupsionin dhe ndikimin nga jashtë nga vete administrata e Park.

Choi është në Gjermani së bashku me me vajzën e saj dhe refuzon të kthehet në Korenë e jugut për tìju përgjigjur pyetjeve, duke thënë se ajo ka problem në zemër dhe nuk mund të udhëtojë. Por në një intervistë me Segye Ilbo, ajo mohoi të ketë krijuar grupin 8ZANAT, apo të zoterojë tabletin e gjetur dhe të ketë marrë informacione të klasifikuara me dashje. “Duke qene se nuk jam një zyrtare e qeverisë, une sja kisha idenë nëse informacioni ishte i klasifikuar ose jo” tha ajo per gazetën

Park kërkoi ndjesë të martën për skandalin, duke thënë se ajo gjithmonë ka vepruar me zemër të pastër. Pastaj ajo anulloi një takim të planifikuar me korene e Veriut  për te premten, kështu që ajo do të mund gjejë zgjidhje për ankthin në vend dhe të stabilizojë qeverinë, sipas zëdhënësit të saj.

 

publikuar prej:

Millions of South Koreans Rise Up Against Shadow Government

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked