Korrupsion apo kapje të shtetit?
Korrupsioni i zyrtarëve të lartë minon shtetet, prandaj ai dënohet rëndë ose ekzagjerisht shumë rëndë në disa vende!
Korrupsioni i zyrtarëve të lartë dhe pandëshkueshmëria e tyre është tregues i shteteve të kapura.
Në këto kushte kur institucionet janë në kontroll të kastës, e vetmja zgjidhje realiste është rithemelimi i organeve direkt nga Qytetarët si në shumë vende!
- Zgjedhja/Shkarkim i Prokurorit dhe KLD nga Qytetarët!
- Juri Qytetare që gjyqtari mos të jetë “mbret” por funksionar i përgjegjshëm i Republikës!
- Zbatim rigoroz i ligjit antiMafia
Shqiptarët nuk duhet te dorezohen por të marrin shtetin e tyre në kontroll e mos të perthyhen para realitetit pervers si i paevitueshëm. Çlirimi i mendjes është vetëm hapi i parë ku qytetarët refuzojnë ideologjinë aktuale dhe kuptojnë Rrugëdaljen.
Secili që kupton rrugëdaljen duhet të zgjojë shokun e vetëm kur shumica të ketë kuptuar rrugëdaljen do fillojë faza e dytë e mosbindjes civile.
Vetëm pas çlirimit të mendjes, mund të çlirojmë trupat tanë prej skamjes dhe degradimit sistematik.
Fikim TV dhe hapim internetin për diskutime të lira mes nesh si qytetarë pa filtra e pa toksina!
Lexojmë dhe pëhapim projektin SOS-http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf