BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Kur peshku qelbet nga koka

Përse Populli thotë se, “Peshku qelbet nga koka”?

Kush e krijoi këtë sistem oligarkik e banditesk?

Përse kasta ka nevojë të shpërndajë Përgjegjësinë, me korrupsion dhe shantazhime reciproke?

Përse Media dhe klerikët e sistemit fajësojnë gjithë popullin dhe relativizojnë përgjegjësit kryesorë?

Përse nuk mund të barazohen ata që diktojnë korrupsionin nga sipër me shumicën që mundohet të mbijetojë, të punojë, të rrisë fëmijët e të kurojë prindërit?

Përse në vendet ku shkojnë shqiptarët realizohen në punë, biznese, studim, art dhe shkencë?

Përse popujt e gjetën zgjidhjen duke çliruar institucionet dhe vënë ato në kontroll të qytetarëve?

Krijimi i mekanizmave vendimmarrës dhe kontrollit nga Qytetarët dhe jo partia është mekanizmi që siguron higjenizimin e shtetit dhe shoqërisë, goditjen e abuzimeve dhe promovimin e meritokracisë!

Largimi i gjithë drejtuesve të lartë partiakë apo shtetërorë (deputetëve, ministrave, kryeministrave, presidentëve, kryetarëve të bashkisë dhe komunave, rektorëve dhe dekanëve, magjistratëve, monopolistëve ekonomikë,  këshilltarëve dhe drejtorë të lartë, drejtorë të lartë të kësaj media antishqiptare, governatorë dhe ambasadorë etj) si arkitektë dhe përfitues të këtij sistemi 26 vjeçar korruptiv dhe antikombëtar.

2000-3000 mijë veta nuk mund të mbajnë peng 3 milion shqiptarë!

Paralizimi i sistemit të Drejtësisë, shkatërrimit të makinës së prodhimit të së vërtetës, ngritja e tymit dhe kaosit, nuk mund të përdoret nga ata që vetë e krijuan. Prandaj, ndarja duhet të jetë VENDIMTARE dhe e bazuar në një Kontratë të Re Sociale, një Kushtetutë e Re, ngritur jo mbi partitë por mbi Demokracinë Pjesëmarrëse, ku populli vendos e shteti bindet dhe jo e kundërta si këto 100 vite regjime autarkike dhe antidemokratike.

Triumfi i Demokracisë dhe Lirisë, i garantimit të të Drejtave, i një Ekonomie Kombëtare realizohen vetëm nëse “butoni” kalon nga partitë tek Qytetarët e Shqipërisë!

Jo me sllogane e dogma por mbi një projekt serioz e inteligjent.

Lexojmë e mbështesim Projektin S.O.S. http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf

 

 

vijon…..

ShqipON nuk është parti dhe S.O.S. nuk është një program elektoral! S.O.S. është më shumë se sa një thirrje patriotike e qytetarëve të ndershëm dhe patriotë për çlirimin e vendit nga zaptuesit e demokracisë, nga monopolistët e ekonomisë dhe armiqtë e diturisë. S.O.S. është një përpjekje serioze për të nxjerrë vendin nga kurthi 25 vjeçar ngritur nga qarqe antishqiptare të brendshme dhe të huaja dhe ndërtimin e një rrugëtimi të ri ku Shqipëria iu kthehet qytetarëve shqiptarë. S.O.S. është një Makroprojekt inteligjent dhe realist për të shtruar shinat e zhvillimit 1) demokratik dhe 2) ekonomik të vendit. Shqipëria zotëron burime njerëzore dhe natyrore të mjaftueshme për ndërtimin e një vendi dinjitoz për qytetarët e saj. Ndërtimi i këtij projekti të ri do të realizohet vetëm me pjesëmarrjen aktive të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Për këtë arsye S.O.S. nuk është thjesht një program, por një sistem operativ, sepse synon ndryshimin e ADN-së, së sistemit aktual. Forca e demokracisë qëndron në aftësinë e saj për t’iu përshtatur nevojave të shoqërisë, prandaj ky projekt është konceptuar i hapur (open source) për përmirësime nga të gjithë qytetarët. Faqe 8 për zgjidhjen e problemeve. Çfarë kuptimi ka të vazhdojmë me “reforma demokratike dhe programe ekonomike” kur vetë sistemi kundërshton zbatimin e tyre? Virus këtu nuk janë programet por vetë sistemi ngritur mbi antivlerat e demokracisë dhe ekonomisë së tregut, pra kundër interesave kombëtarë. Sistemi është i bllokuar nga një kastë që prodhon privilegje për pakicën dhe varfëri për shumicën. Në këtë situatë dramatike, është iluzion të pretendosh se zgjidhja do të vijë nga sipër, sepse elita politikoekonomike kontrollon të gjitha kanalet dhe i bën rezistencë ndryshimit. Prandaj shqipON synon ndryshimin e kësaj perspektive, duke e hapur sistemin nga poshtë për pjesëmarrje aktive të qytetarëve si të vetmit të interesuar për funksionimin e demokracisë dhe zhvillimin e ekonomisë. Një projekt realist dhe i plotë, sepse nuk e sheh zgjidhjen tek ndonjë despot i ndritur apo tek bamirësit ndërkombëtarë, por tek bashkërendimi i energjive dhe pasurive të shqiptarëve kudo që janë, për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe të begatë, që të dijë të rritet ekonomikisht dhe shpirtërisht në harmoni me natyrën dhe me përgjegjësi për brezat që do të vijnë. Është misioni i brezit tonë dhe e drejta e popullit sovran për të ndërtuar atë makinë shtetërore që garanton efektivisht pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Pjesëmarrja direkte e qytetarëve në miratimin e politikave dhe kontrollin e institucioneve, është sot garancia më e mirë për realizimin e të drejtave civile, politike dhe ekonomike të parashikuara në Kushtetutë dhe akte ndërkombëtare. Faqe 9 Transferimi i instrumentave vendimarrës nga lart poshtë, nga partitë tek qytetarët, jo vetëm që rrit sensin e përgjegjësisë kolektive, ndërgjegjen komunitare dhe kohezionin social por dhe imunizon demokracinë nga njerëz dhe struktura që punojnë kundër saj. Degradimi i sotëm ekonomik dhe social i vendit është vepër pikërisht e këtyre grupimeve që zaptuan institucionet duke paralizuar mekanizmat e demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Regjimi që u prodhua me “heshtjen” e aktorëve ndërkombëtarë, replikon ADN-në e diktaturës enveriste në forma dhe metoda të reja. Pushteti nuk i kaloi kurrë realisht popullit megjithë iluzionin e zgjedhjeve pa zgjidhje dhe rotacionit pa ndryshim. Kasta u riprodhua në metastazë me parti të reja që ruanin të njëjtën ADN me të njëjtët njerëz që të lidhur me fije të dukshme dhe të padukshme do të shuanin që në filizë çdo lëvizje që mund të rrezikonte status quo – në e krijuar. Sistemi vijon ta bëjë vetë oponencën ndaj tij duke vjedhur hapësirën dhe simbolet për një opozitë të vërtetë. Karikatura e demokraturës, krijuar me ndihmën edhe të qarqeve antishqiptare, duhet të diskreditonte demokracinë, si përgjegjëse për premtimet e pambajtura, prandaj e panevojshme, prandaj e zëvendësueshme. Propaganda sistematike 25 vjeçare e një medie në shërbim të kastës krijoi një kurth psikologjik tek shqiptarët që të pranonin “të keqen më të vogël” si të vetmen zgjidhje. Humbja e legjitimitetit të brendshëm mbi reforma që nuk u realizuan kurrë (si: zhvillimi ekonomik, vendet e punës dhe shërbime publike dinjitoze; ndarja me përgjegjësit e regjimit komunist dhe hapja e dosjeve; rregullimi Faqe10 ligjor i së drejtës së pronës; demokratizimi i partive nga poshtë; krijimi i një sistemi drejtësie që garanton të drejtat dhe mundëson zhvillimin ekonomik kombëtar; transparenca e kapitalit financiar,ndarja e pushteteve; zgjidhja e çështjes kombëtare etj.) do të zëvendësohej ngadalë me forma të tjera etero-legjitimiteti. Me një legjitimitet të siguruar nga jashtë vendit gërshetuar me atë që në teorinë politike njihet si solidariteti korruptiv. Pushteti prodhoi me forcën e autoritetit, modele korruptive duke detyruar qytetarët ti pranojnë ato, si e vetmja mënyrë për të mbijetuar apo për të patur “sukses” në të gjitha fushat. Në këtë mënyrë përgjegjegjësia duket sikur shpërndahet tek të gjithë dhe askush, prandaj fajësimi i vetë popullit, prandaj sllogani “Shqipëria nuk bëhet dhe ju meritoni këtë klasë politike”. Kur vendi privohet prej forcave dhe energjive më pozitive, kur aftësia për të korruptuar dhe për të shantazhuar shndrrohet në motorrin e jetës politike dhe ekonomike të vendit, i gjithë sistemi ecën mbrapsht drejt degradimit shoqëror dhe kolapsit ekonomik. Pavarësisht nevojës për një diagnozë të qartë, duhet të kuptojmë se ky nuk është një fenomen natyror por njerëzor, dhe si i tillë ka gjithmonë një rrugëdalje. Është detyrë e njerëzve me integritet dhe patriotë që të përgatisin këtë rrugëdalje. Pakënaqësia sociale po akumulon çdo ditë energji të tilla, të cilat nëse nuk kanalizohen në një projekt demokratik të hapur për qytetarët, mund të çojnë vendin drejt një krize më të thellë se ato që kemi eksperimentuar këto 25 vite. Faqe11 Pyetja e famshme, “kush do shpëtojë vendin”, është antiiluministe dhe fataliste. Pyetja e duhur është: “si do bëhet Shqipëria”? Popujt perëndimorë e gjetën përgjigjen tre shekuj përpara, kur hoqën dorë prej idhujve dhe vunë pushtetin nën kontrollin e qytetarëve. Vetëm një shtet në kontrollin e qytetarëve dhe jo grupimeve të errëta, do arrijë të përkujdeset aktivisht për konfigurimin e interesit publik dhe mbrojtjen e interesave ekonomikë kombëtarë në erën globale. S.O.S. mishëron pikërisht këtë rrugëdalje demokratike, sepse kërkon një shtet të kontrolluar nga qytetarët dhe jo një shtet të marrë peng nga një kastë që me anë të tij kontrollon qytetarët, ekonominë, punën, median deri tek sporti, arti dhe kultura. Eksperienca negative post komuniste dhe ajo pozitive e vendeve evropiane, na mëson se pa një “proçes dezinfektimi” ndaj të gjithë aktorëve përgjegjës të kësaj situate, shkëputja nga e kaluara dhe ndërtimi i së ardhmes është iluzion. Efektet e sotme të këtij sistemi korruptiv dhe radioaktiv synojnë të prekin të gjitha organet dhe të bllokojnë prodhimin e së vërtetës. Në këtë situatë, me të drejtë tek qytetarët dhe opinioni publik, është krijuar dyshimi legjitim i komprometimit të gjithë atyre që janë përfshirë në lojërat e sistemit. Nga ana tjetër arkitektët dhe përfituesit e këtij sistemi nuk mund të fshihen tek kjo perde tymi që vetë krijuan për të ruajtur privilegjet përjetësisht. Faqe12 Nga ky kurth mund të dalim vetëm nëse krijohet një “karantinë” për të gjithë ata që kanë mbuluar poste të larta publike që të mos përshihen përkohësisht (4 vjet) në sistemin e ri deri sa makina e drejtësisë të vihet në punë për të zbardhur aktivitetin dhe pasuritë e tyre. Mekanizma të tillë ngritur mbi dyshimin legjitim pranohen edhe sot nga rendi juridik sepse nuk përbëjnë kufizim absolut të së drejtës. Nga ana tjetër përfshirja në administratën shtetërore, më shumë sesa e drejtë është një shërbim në dobi të interesit publik dhe kjo mundësi duhet tu jepet vazhdimisht gjithë qytetarëve sipas meritave dhe aftësive. Njerëzit dhe energjitë më pozitive janë lënë jashtë këtij sistemi banal, prandaj forca e vërtetë është në pritje dhe e gatshme për ndërtimin e një shteti modern me ekonomi dhe shoqëri të zhvilluar. Futja e njerëzve të rinj në sistem, përbën një garanci fillestare dhe jo absolute sepse nuk siguron mos përfshirjen e tyre në afera korruptive në të ardhmen për të devijuar përsëri shtetin nga shinat e interesave kombëtarë. Për një “produkt” të shëndetshëm duhet të jenë të shëndetshme jo vetëm fara por dhe ara. Ne nuk besojmë tek supernjeriu, jemi të ndërgjegjshëm se çdo formë pushteti pa kontroll të korrupton, prandaj jemi me popullin kur thotë: “vetëm frika ruan vreshtin”. Rikonceptimi i institucioneve duhet të jetë i tillë që të pengojë akumulimin e çdo forme pushteti si dhe të sigurojë kontrollin dhe ndëshkueshmërinë efektive të zyrtarëve shtetërorë. Natyrisht, ata nuk Faqe13 mund të kontrollojnë vetveten sepse askush nuk ka frikë nga vetvetja. Që këtu ndarja në pushtete adiministruese dhe pushtete kontrolluese (Action Power dhe Control Power). Nuk duhet që pushtetmbajtësit të kenë edhe arrën edhe gurin, dhe të administrojnë pasuritë publike dhe të kontrollojnë vetveten se si e kryejnë punën. Prandaj, qeveria duhet të punojë dhe qytetarët të kontrollojnë. Ndarja sot e pushteteve është fiktive dhe nuk garanton funksionimin e shtetit të së drejtës duke krijuar një hon mes kushtetutës formale dhe asaj materiale. Si rezultat, kemi një sistem hermetik të mbyllur nga brenda ku kasta kontrollon partitë, partitë kontrollojnë parlamentin dhe parlamenti vë institucionet në shërbim të kastës. Problemi i parë mbetet çmontimi i strukturave të kësaj kaste dhe krijimi medoemos i mekanizmave parandalues që interesa antishqiptarë mos të deformojnë përsëri vullnetin e popullit sovran. Nuk do jenë më pushtetarët që do emërojnë pushtetarët, por do jenë direkt qytetarët që do zgjedhin dhe shkarkojnë në çdo moment zyrtarët e lartë për të shkëputur lidhjet korporative mes tyre dhe për të togëzuar makinën shtetërore me vullnetin e qytetarëve. Aktualisht kontakti i popullit sovran me shtetin një herë në katër vjet, është i dobët dhe fiktiv sepse nuk arrin të pengojë kapjen e shtetit nga këto struktura që ndjekin një axhendë të kundërt me detyrimet kushtetuese. Duhen krijuar më shumë pika kontakti mes sovranit dhe makinës shtetërore, në një ndërveprim dhe komunikim të vazhdueshëm për hartimin e politikave publike dhe për një qeverisje të mirë. Pjesëmarrja e vazhdueshme e qytetarëve në ndërtimin e institucioneve Faqe14 luan dhe një rol higjenizues pasi u lejon qytetarëve të parandalojnë krijimin e kastave, të ndëshkojë korrupsionin dhe sjelljet devijuese duke rritur cilësinë dhe promovuar meritokracinë. S.O.S. nuk kërkon instalimin e demokracisë direkte të pastër, në një shoqëri pluraliste dhe një botë që kërkon zgjidhje të shpejta dhe të kualifikuara, por këto zgjidhje nuk mund ti shpëtojnë kontrollit dhe konsesusit qytetar si ndodh sot. Prandaj, gërshetimi i mekanizmave të demokracisë direkte me demokracinë përfaqësuese, në atë që njijhet si demokracia pjesëmarrëse, është sot rruga më e mirë dhe në harmoni me zhvillimet politiko-sociale në Europë. Një sistem ku qytetarët vendosin jo vetëm për “njerëzit” por dhe për “gjërat” ose politikat publike. Në erën e informimit, qytetari modern do kërkojë gjithmonë e më shumë të përfshihet direkt në jetën publike duke deleguar më pak pushtet elitës përfaqësuese. Në krizë sot është pikërisht ky raport përfaqësimi, sepse interesa të mëdha ekonomiko-financiare, brenda dhe jashtë, synojnë të devijojnë vazhdimisht vendimarrjen politike kundër interesit publik dhe vullnetit të sovranit. Garancitë e konceptuara në 1700, sot nuk arrijnë të mbrojnë plotësisht demokracinë nga rreziqet dhe grabitqarët e erës moderne. Prandaj, demokracia duhet të përditësojë vazhdimisht mekanizmat e saj për të mbrojtur efektivisht të drejtat e qytetarëve dhe interesat ekonomikë kombëtare në epokën e një konkurrence globale. Shqipëria doli nga izolimi në një oqean global, me mundësira por dhe dallgë të mëdha, prandaj duhet ndërtuar një “anije” moderne dhe kapitenë të zotë dhe jo piratë militantë dhe injorantë. Faqe15 Për këtë arsye, vizioni ynë nuk është të përmbysim rendin kushtetues, por krejt e kundërta, ta bëjmë atë efikas në jetët e njerëzve dhe jo vetëm në letër. Qytetarët nuk do jenë më spektatorë pasivë të një politike autoreferenciale, por pjesëmarrës aktivë në fatet e vendit dhe ndërtimin e institucioneve publike, të një shteti që të jetë shtëpia jonë e përbashkët. Një shtet nga qytetarët për qytetarët! Faqe16 Shina e parë – Demokracia Një shtet nga qytetarët për qytetarët Sfida më e madhe e shqiptarëve ka qenë aftësia e shtet-ndërtimit. Një shteti në kuptimin e një entiteti racional që konfiguron interesin publik dhe përdor mjete demokratike për realizimin e qëllimit të përgjithshëm. Në vakum të shtetit, shoqëria, ekonomia, arsimi, arti dhe kultura banalizohen dhe shkojnë drejt degradimit të vazhdueshëm. Historia 25 vjeçare i ngjason asaj komuniste, ku shteti identifikohet me monopolin e një pushteti maniak dhe pa kontroll, veçse tani dhe më keq sepse interesi publik është zëvendësuar me interesa klientelistë dhe antikombëtarë. Po pse ka ardhur kjo? Është faji i popullit? A ka vendosur populli apo “elitat” për fatet e vendit: për mos hapjen e dosjeve dhe faljen e xhelatëve të regjimit, për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë, për shkatërrimin e ekonomisë, pronës private dhe publike, për shkatërrimin e arsimit, për shkatërrimin e ushtrisë, transparencës së kapitalit, për privatizimet e pasurive kombëtare, për borxhin e frikshëm publik, për përdorimin e partive si brigada plaçkitëse, për betonizimin e qyteteve, bregdetit e kështu me radhë? Sigurisht që jo JO! Por prapë sistemi, politika, media dhe pseudointelektualët fajësojnë popullin për gjithë këto fatkeqësi. Por ky popull martir këto 25 vite jo vetëm që punoi dhe sakrifikoi rrugëve dhe deteve të botës, por dhe reagoi! Jo vetëm me votime alternative dhe rotacion por Faqe17 dhe me protesta që mbushën sheshet dhe rrugët e këtij vendi, madje me kosto jetësh! E vërteta është se vullneti i popullit u deformua dhe u vodh nga një “elitë” që nuk besonte tek demokracia por mendonte vetëm për pushtet dhe privilegje duke shitur interesat kombëtarë! Korrupsioni solidar dhe fajësimi i qytetarëve është ideologjia e sotme që mban në këmbë këtë sistem të udhëhequr nga një “elitë” antikombëtare. Por si do dalim nga ky kurth i sajuar? Rruga më e thjeshtë do të ishte një zgjidhje nga sipër ose ndryshimi i elitës. Por kjo është e pamundur në kushtet e sotme, jo sepse nuk ka një elitë të vërtetë, por sistemi kontrollon çdo kanal për neutralizimin e “të rinjve” duke i klonuar ose linçuar. Prandaj, shpresa e vetme realiste, mbetet përfshirja e popullit në ndryshimin e sistemit dhe ndërtimin e institucioneve supergarantiste për të drejtat e tyre. Për herë të parë pas 100 viteve shtet, është koha të ndërtojmë ato mekanizma institucionalë që u sigurojnë qytetarëve kontrollin e makinës shtetërore, si garancia më e mirë për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut, realizimin e shërbimeve publike dinjitoze, zhvillimin e një ekonomie kombëtare që siguron mirëqënie dhe punësim për të gjithë qytetarët. Sot shqiptarët janë të shpronësuar nga e drejta e tyre sovrane dhe partitë i janë mbivendosur vullnetit popullor dhe Kushtetutës. Partitë politike dhe kasta e tranzicionit dështuan në ndërtimin e demokracisë shqiptare, tani fjala u takon qytetarëve! Nuk është vonë të rimarrim të drejtën tonë sovrane tani dhe këtu!

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked