BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Kush ka frikë nga Demokracia e quan populizëm

Propadandës së kastës dhe klerikëve të saj (që jetojnë mbi privilegje e luks) i shpëtojmë vetëm nëse shtrojmë pyetjet e duhura!

Kush e ka çuar Shqipërinë në gjendje kolapsi, Demokracia apo “partizanët e liberalizmit”?

Kush i ka marrë vendimet në këtë vend, populli me referendume apo oligarkët politikë, ekonomikë dhe mediatikë?

A u realizua liberalizmi apo demokracia në Shqipëri?

A lejohen referendumet në këtë vend, apo vendimet i marrin “elitat partiake” si liberalistët kanë qejf ta quajnë demokracinë përfaqësuese?

A u privatizua çdo pasuri dhe shërbim publik? Kush është i përfaqësuar në parlament dhe qeveri, populli i thjeshtë apo biznesmenë dhe trafikantë?

Kush ka më shumë akses dhe influencë në këtë palo-shtet, monopolistët e ekonomisë, mediave, universiteteve apo qytetarët e thjeshtë, studentët, punëtorët etj?

Për kë funksionon ky sistem pervers, për 3%shin e kamur me privilegje apo 97% e përvuajtur, pa punë e pa shërbime publike?

Kush ka frikë nga demokracia e vërtetë, aty ku vendimet i merr populli dhe jo partia apo emisarët e lobeve?

Pse fjala e harruar është Demokraci dhe ajo më e lakuara këto 26 vite është Liberalizëm?

Pse sa herë që populli kërkon më shumë demokraci e instrumenta vendimmarëse, shërbime publike dhe ndarje të të ardhurave kombëtare, kasta e stigmatizon duke  e quajtur “populizëm” ekstemizëm, konspiracion, utopi etj etj. Kurse kur vendimet e popullit i pëlqejnë e quajnë demokraci?

Liberalizmi pa demokraci (pa kontrollin e popullit) a shndrrohet në tirani të një pakice kundër shumicës?

Nëse Liberalizmi ka në thelb vetëpërmbajtjen e lirisë, përse kjo liri në Shqipëri është kthyer në liçencë të më të fortëve?

Përse të gjitha reformat këto 26 vite nuk e hapin sistemin për qytetarët por e përqendrojnë atë në pak duar?

 

E vërteta është se klerikët e këtij sistemi barbar nuk duan liberalizmin klasik, ai që bashkëjeton me demokracinë, ai që pranon universalizimin e të gjitha të drejtave dhe lirive dhe jo vetëm ato ekonomike për një pakicë, ai liberalizëm që nuk e vë shtetin nën kontrollin e një pakice të kamurish por në kontroll dhe të mirë të gjithë komunitetit dhe kombit.

Kjo kastë flet për liberalizëm por flirton me neoliberizmin, doktrina që po formon rendin e ri botëror dhe po ashtu po kundërshtohet nga popujt e ndritur perëndimorë, amerikan dhe europianë. Kasta i quan populizëm kërkesat për të kthyer shtetin nën kontrollin e popullit dhe jo elitave transnacionale.

Kasta shqiptare është dakordësuar me lobet transnacionale kundër interesit të kombit dhe shqiptarëve, duke dhuruar sovranitetin politik, ekonomik e monetar vetëm për privilegje e mbështetje reciproke!

Por, çdo tentativë e kësaj kaste që ka bllokuar median, ekonominë e politikën, nuk do mbajë gjatë nën kontroll masat e përvuajtura!

Demokracia ka një atraksion natyror për qytetarët sepse i konsideron dinjitozë për vendimmarrje të përbashkët për politikat publike, pa ia lënë në dorë elitave, sikur ti varësh ujkut mëliçitë në qafë?

 

 

ZGJOHEMI!

Mos biem pre e propgandës, që shan demokracinë, që fajëson e frikëson popullin!

Frikë duhet të ketë kjo kastë dhe jo populli më i varfër i kontinentit!

Ka vetëm një zgjidhje kur sistemi është bllokuar nga një pakicë dhe punon kundër popullit!

Dhe kjo është Demokracia Pjesëmarrëse, kur vendimet nuk i lihen më në dorë lobeve, partive, monopolistëve por direkt nga qytetarët shqiptarë!

Vetëm me instalimin e Demokracisë do realizojmë dhe Liberalizmin, lirinë e vërtetë për të gjithë dhe jo një grusht barbarësh, injorantësh e militantësh!

Vetëm me Demokratizimin e ekonomisë do bëjmë reformat e duhura për të dalë nga feudalizmi dhe hyrë në një nivel optimal të risursve njerëzore dhe pasurore të vendit tonë të pasur!

Nga një Ekonomi Koloni Importi, në një Ekonomi Zhvillimi dhe Punësimi!

 

Lexojmë dhe shpërndajmë Platformën ShqipON: http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked