A i intereson realisht kastës së tranzicionit, integrimi europian?
A është gati të humbasë privilegjet?
A duan të bëjnë trasparente pasuritë kolosale që i vodhën këtij populli?
Pse varfëria e shqiptarëve është çelësi i sundimit?
Pse Europa nuk na pranon dot në këto kushte?
A bën dot Europa, atë çfarë është detyrë e çdo populli sovran?
Përse për 26 vite shpiken reforma, “sherre” e shkarkim përgjegjësish pozitë-opozitë-pozitë?
Mendoni vërtet se problemi është vettingu, ashtu si dje ishte aprovimi i gjykatës administrative, për ligjin antimafia, heqja e imunitetit, kodi zgjedhor etj etj Pretekste???
Problemi nuk janë reformat e programet, por vetë sistemi që është virus.
Sistemi është i kapur e punon kundër interesit publik për privilegje mes bandave në çdo pushtet.
Europa nuk aprovimin në letër por implementimin e tyre në praktikë!
Kjo do të thotë humbje privilegjesh:
1. Fundi i politikanëve të përjetshëm, hajdutë e mediokër, konfiskim pasurie
2. Fundi i monopoleve dhe çlirim i Ekonomisë
3. Fundi i propagandës dhe çlirim i medias
4. Fundi i bashkëjetesës me krimin e trafikun e drogës
5. Fundi i trafikimit të vendeve të punës në administratë e kudo
6. Çlirim i universiteteve dhe arrestim i dekanëve dhe rektorëve
7. Ngritja e popullit dhe fundi i partive shtet, privilegjeve dhe miliardave të vjedhura!
Kjo nuk është “luftë” e pozitës me opozitën, e psikoramës me bishën, e ambasadorëve të huaj!
Kjo është betejë e një populli për të marrë vendin në kontroll, për të kthyer institucionet në interes të 99% e jo 1% barbar.
Kush beson përrallën e re të vetingut jeton me iluzione kurse ata që e mbështesin punojnë kundër Shqipërisë sepse vonojnë Revolucionin Demokratik!
Europën e ndërtojmë këtu, duke kthyer normalitetin shtetit prej pushtetit, duke ngritur Ekonominë Kombëtare, duke i kthyer dinjitetin, mirëqënien dhe buzëqeshjen këtij populli! Kjo do bëhet jo me parti e maska por një kontratë të re sociale, ku populli nuk delegon por kontrollon shtetin e vet!
Largimi nga Europa, është një ogur i zi, duke larguar kuadrin ideal të afrimit me popujt europiaë. Historia jonë, heronjtë tanë, projekti i Rilindasve (ata origjinalë) është thellësisht europiane si populli më antik i kontinentit.
BE-ja sot është në krizë sepse ka përqafuar modelin neoliberal e antidemokratik, por Ne, shqiptarët duhet ta kritikojmë e ta ndryshojmë nga brenda e jo nga jashtë si jemi sot. Shpejt Europa, do rikthehet në gjurmët e saj në respekt të larmishmërisë dhe respektit të popujve, garantimit dhe prosperitetit për të gjithë e jo për elitat.
Ne duam të jemi brenda këtij projekti të ri, si uron Habermas e ashtu si po luftojnë shumë lëvizje progresiste.
Një Europë e popujve!
Kthimin e Demokracisë, ku vendosin Qytetarët e jo më elitat, partitë, lobet apo masoneritë!
Shqipon është në sinkron me këtë vizion e lufton për një Europë paqësore si Kant e baballarë të Iluminizmit ideuan.
Por beteja jonë sot bëhet këtu në Shqipëri kundër kastës së tranzicionit që po na largon çdo ditë e më shumë nga popujt europianë.
Prandaj i bëjmë thirrje rinisë e çdo qytetari të ngrihemi për të kapur trenin e fundit për në Europë.
Shpejt popullsia po plaket, varfëria e injoranca po rritet, kasta përforcohet me skllevër e mercenarë, borxhi po rritet e burimet po shkatërrohen si dhe Europës po i soset durimi, ashtu si dhe armiqtë tanë shekullorë janë tek pragu!
Ky Revolucion do jetë Revolucion i dritës, sepse nuk bazohet tek fytyrat e maskat, por mbi një projekt racional si iluminizmi evropian dhe Rilindja Kombëtare!
Lexoni platformën SOS-http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/
e na mbështesni në punën tonë patriotike – shqipon.com