BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Kush sulmon Demokracitë?

#DemokraciTani
Totalitarzimi komunist i la vendin totalitarizmit neoliberist.

Diktaturat ndryshojnë formën por jo përmbajtjen: varfërimin dhe skllavërimin e popujve!

15327517_1309955142369762_8780239591484480763_n

E vetmja zgjidhje për popullin ka qenë dhe është vetëm Demokracia Pjesëmarrëse, duke mos deleguar askujt pushtetin, dje partisë komuniste e sot lobeve!

Raporti i JP Morgan, është vetëm një prej dokumentave që elitat financiare ndërkombëtare diktojnë politikat e shteteve, boshatisur demokracitë, mashtruar popujt me qeveri kuklla me rotacion që në fakt bëjnë reforma të njëjta, në dëm të 99 % qytetarëve dhe në favor të një elite 1%.

 

Shqipëria nuk është i vetmi vend ku elitat bankare kanë vendosur kukllat në pushtet, përqendruar pasurinë në pak duar, çmontuar kushtetutat e të drejtat ekonomike.
Por Shqipëria, pa dyshim është ndër vendet e vetme, ku nuk ka asnjë lloj rezistence intelektuale apo politike ndaj kthimit në ekonomi koloni, plaçkitjes dhe boshatisjes së vendit prej qytetarëve të saj.

Ndaj tradhëtisë së politikanëve dhe intelektualëve, e vetmja zgjidhje dhe frika e madhe për këtë kastë transnacionale dhe oligarkë të brendshëm, është zgjerimi i Demokracisë.

Jo ajo demokraci që kasta dhe media i imponon popullit televiziv.
Jo ajo pseudodemokraci me votë të kontrolluar, zgjedhje pa zgjidhje.
Votimi, KQZ, mediat ekonomia e financa janë në duart e kastës dhe votimi në këtë mënyrë është farsë.
Demokraci do të thotë “populli në pushtet”!
Demokraci do të thotë, rënia e partive shtet dhe oligarkëve.
Atë që sot e vendosin partitë duhet ta vendosë populli direkt.
Së bashku për një Kushtetutë të re nga qytetarët për qyetarët!
Ajo demokraci ku populli nuk mjaftohet të vendosë “për fytyrat” 1×4
vjet por vendimarrje e vazhdueshme “për gjërat” ose direkt politikat publike.

Rimarrim simbolet e vërteta, fikim tv dhe çelim dëshirën për ndryshim të vërtetë.
Së bashku për një Demokraci Autentike, largimi i të gjithë atyre që i shërbyen kastës, rënien e partive-shtet dhe ngritjen e një Shqipërie Dinjitoze e të begatë!

Shqipon.com

Dokumenti i plote qe paraqet hapur keto ide te frikshme: https://culturaliberta.files.wordpress.com/…/jpm-the-euro-a…

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked