BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Labirinthi i punës dhe diktatura e bukës së gojës!

Labirinthi i punës dhe diktatura e bukës së gojës!

12767665_1665268513753683_902673066_n

 

Tashmë ka hyrë në fuqi ligji “Për punëkërkuesit” i cili synon të nxjerrë nga skema qytetarët që nuk duan të punojnë. Çdo qytetar i cili do të refuzojë ofertën e punës qoftë edhe një herë do të humbasë statusin si i tillë dhe do ti hiqet përkrahja sociale ose buka e gojës.

Shqipëria është vendi i parë në Europë për papunësinë e të rinjve. Në ekonominë e tregut, puna është produkt i investimeve. Qeveria kërkon të shkarkojë përgjegjësinë tek qytetarët dhe jo tek braktisja e Shqipërisë prej investitorëve të huaj dhe vendas.

Korrupsioni është ADN e këtij shteti të kapur nga një kastë që nuk heq dorë prej privilegjeve. Presioni për bukën e gojës dhe forcimi i Policisë është tregues i qartë i rënies së këtij shteti i cili po mbahet me borxhe, përcarje dhe propagandë sistematike.

Falimentimi i kësaj kaste për ndërtimin e një ekonomie moderne, që të ofrojë punë cilësore po degradon përditë të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët duhet të kuptojë se loja e vjedhjes reciproke thjesht po zgjat agoninë e rënies totale të vendit.

Clirimi i shtetit nga zaptuesit e tij dhe rikthimi i institucioneve qytetarëve sovranë është rrugëdalja e vetme për ndërtimin e një ekonomie kombëtare dhe të begatë për të gjithë!

————

Revista monitor.

Në zyrat e punësimit aktualisht janë të regjistruar 152 mijë punëkërkues. Nga këta, 43 % janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe 5 % janë përfitues të pagesës së papunësisë.

Me anë të këtij ligji do të bëhet e mundur që të të identifikohen dhe të ndahen grupet e punëkërkuesve, të cilët janë vërtet të interesuar për t’u punësuar, dhe ata, që u intereson regjistrimi thjesht për të përfituar nga skema të ndryshme, siç është ndihma ekonomike apo edhe karta e shëndetit. Kjo është pjesë e nismës së qeverisë kundër informalitet.

Ligji parashikon edhe procesin e regjistrimit të punëkërkuesve të papunë. Për çdo person, i cili do të paraqitet në zyrën e punësimit për të kërkuar punë, zyra e punësimit do të bëjë verifikimet përkatëse në organet tatimore, nëse personi rezulton i punësuar apo i vetëpunësuar, dhe brenda një muaji kalenderik, nga data e paraqitjes, vendos për dhënien apo jo të statusit të punëkërkuesit të papunë.

Punëkërkuesi i regjistruar duhet të paraqitet çdo muaj në zyrën e punësimit, apo sa herë t’i kërkohet një gjë e tillë nga kjo zyrë. Punëkërkuesve, të cilët paraqiten në zyrën e punësimit për regjistrim, pas intervistimit dhe vlerësimit të karakteristikave profesionale dhe individuale të tyre, bazuar në gjendjen e vendeve të lira që disponohen, u ofrohen oferta pune të përshtatshme.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked