BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Lefter Koka: Vjedhja në portin e Durrësit 20,4 miliardë lekë në vit

Lefter Koka: Vjedhja në portin e Durrësit 20,4 miliardë lekë në vit
Lefter-Koka

 

 

TIRANË – Deklaratë bombë ka pasur në Kuvend gjatë diskutimeve mbi buxhetin 2014 ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Si ish-kryebashkiak i Durrësit, ai ka sjellë para deputetëve dhe publikut vjedhjen kriminale që është bërë nga konçesionet e dha nga qeveria Berisha në portin e Durrësit. “Shqiptarëve iu vidhen plot 20,4 miliardë lekë në vit në portin e Durrësit”, ka deklaruar Lefter Koka, i cili ka renditur gjithë kronologjinë e koncesioneve, që kanë vjedhur portin, durrsakëtdhe shqiptarët.

LEFTER KOKA: JA SI ËSHTË VJEDHUR PORTI I DURRËSIT, PLOT 20,4 MILIARDË LEKË NË VIT

“Ndihem keq kur mendoj se të ardhurat që kanë konçesionet e dhëna në portin e Durërsit janë të barabarta me buxhetin e Ministrisë së Mjedisit. Shqetësoheni se do paguajnë 5% më shumë kompanitë tuaja.
Inaguruat me pompozitet investime që vetëm Bushi i portit dinte t’i bënte, investime të bëra me kredi të marra nga institucione të ndryshme financiare për 25 milionë euro. Për përfunduar mirë investimet nuk i lanë të gëzohen durrsakët. Ia rrëmbyet ato duke ia dhënë siç thonë vetë durrsakët: Ne mori gjermani kalatën lindore. Kur porti administrohej nga shteti punonin mijëra durrsakë dhe kur për të ngarkuar a shkarkuar një ton kushtonte vetëm 5800 lekë të vjetra. Porti merrte 70% të kësaj shume, pra 4060 lekë dhe agjencitë që kishin të punësuar mijëra punëtorë 1740 lekë për ton. Dhe në total porti merrte 3,5 milioën tonë të barabarta me 14 miliardë lekë. Dhe agjencitë durrsake 9,1 miliardë lekë.

Po pse duhet t’ia jepte Bushi gjermanëve konçesionin, pyesnin durrsakët? Edhe tani që blenë vinçat e rinj akoma nuk e kanë marrë përgjigjen. Gjermani u tregua i pamëshirshëm: hoqi qindra durrsakë nga puna dhe çmimin e ngriti nga 5800 lekë në 7000 lekë për ton dhe në shenjë mirënjohjeje Bushi i tha do i pamguaj piortit në muaj vetëm 11%, pra vetëm 770 lekë. Pra 3 milionë e 500 mijë ton për 770 lekë 2 milionë e 695 mijë euro.

Nga 14 miliardë porti merr më pak se 3 miliardë. Thënë me pak fjalë kjo ëstë vjedhje dhe turp. Zgjedhjet afronin; një tjetër gjermano-laçian na mori terminalin dhe ky i sapopërfunduar, investimi i bërë dhe ky me kredi. Gjermano-laçiani i merr 800 mijë pasagjerëve 4 euro për person. Dhe 1 milionë e 547 mijë euro i merr konçesioni dhe 1 milion e 600 euro porti, në këtë rast Bushi nuk është treguar aq tolerant, i merr porti, dmth 51%. Por e keqja nuk kishte të sosur.

Na i mori austriaku mirëmbajtjen. Kur ishim ne punoni 120 vetë paguheshin 700 milionë lekë të vjetra dhe kur e mori austriaku me vinça e pajisje të reja kushton 1,2 miliardë lekë dhe punojnë vetëm 20 njerëz. Iu sos durimi durrsakëve dhe Bushi bujar u tha se do ju jap shpërblime në shenjë mirënjohjeje për kontributin që keni dhënë së pari në mirëmbajtjen e linjës elektrike. I vjedhin shqiptarëve 20,4 miliardë lekë në vit”, përfundoi fjalën e tij Koka.

Redaksia Online – See more at: http://shqiptarja.com/politike/2732/lefter-koka-vjedhja-ne-portin-e-durresit-204-miliarde-leke-ne-vit-192908.html#sthash.o6PeMMkQ.dpuf

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked