BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

LU-LLALA, Çfarë loje po luhet me Shqipërinë?

Fabrika e kaosit dhe skandaleve nuk resht së toksikuari mendjet e shqiptarëve.

Të gjendur brenda një spektakli të detyruar nga mediat e kastës, shqiptarët harrojnë përgjegjësit e mjerimit të tyre dhe bëjnë tifo e profecira mbi lojrat dhe lojtarët e kastës. Në një vend ku shkolla ka rënë dhe formimi bëhet nëpërmjet televizionit, shkenca dhe arseyja zëvendësohen me injorancë dhe istinkte kafshërore. Njerëzit të manipuluar sistematikisht, priren të marrin poziocion pro apo kundër pa patur mundësinë për të kuptuar realitetin e dhimbshëm që nuk po na shqitet prej dekadash.

Mundohemi të ngremë disa pyetje për të ndihmuar në kuptimin e këtij realiteti!

 

Cili është problemi i Shqipërisë, korrupsioni apo kapja e shtetit?

Nëse po, kush e ka kapur shtetin dhe kundër kujt punon ai?

Një shtet i kapur punon pro apo kundër interesave të popullit të vet?

Një shtet i kapur do të thotë që vetëm magjistratura, apo edhe parlamenti, partitë, qeveria, media, ekonomia, akademia janë të kapura?

Nëse po, atëhrë si mundet që zgjidhja të vijë nga brenda sistemit, nga lufta mes bandave?

Nëse kjo oligarki punon kundër interesave të popullit shqiptar, a nuk do ishte e udhës që sovraniteti ti kthehej popullit shqiptar?

Pse nuk kërkohet nga “miqtë” e popullit shqiptar, që “butoni” të  kalojë nga partitë tek populli shqiptar?

Pse askush nuk flet për zgjerimin e demokracisë, referendumeve të detyruara, funksionimin e sindakatave, zgjedhjen e zyrtarëve të lartë direkt nga qytetarët, trasparencën online, kufizimit në dy mandate, juri qytetare etj?

Kush nuk lejon që populli shqiptar të bashkohet dhe ti dalë Zot vendit të vet?

Në cilin libër apo manual të shkencave politike, këshillohet që problemet e brendshme të një shteti sovran, i zgjidhin të huajt?

Cili rilindas a patriot shqiptar, kerkoi që ndërtimi i shtetit shqiptar të bëhej jo nëpërmjet bashkimit por falë mëshirës nga të huajt?

Në cilin vend të botës, ndryshimi ka ardhur nga magjistratura dhe jo kur Populli merr në kontroll shtetin e vet, ekonominë, median, sindakatat, akadaminë etj?

A duan të huajt, që populli shqiptar të marrë në kontroll vendin e vet apo preferojnë që atë ta kenë disa oligarkë të korruptuar e të shantazhuar?

A është normale që institucionet e shtetit shqiptar të jenë në luftë kundër njëri-tjetrit?

Kush punon për përçarjen e popullit shqiptar dhe dizintegrimin e shtetit?

Pse ka heshtur Prokuroria shqiptare para qindra skandaleve ku janë vjedhur miliarda euro popullit shqiptar?

Kush e krijoi oligarkinë shqiptare?

Si i bëri pasuritë ajo dhe ku i fsheh miliardat vjedhura këtij populli?

Në bankat shqiptare apo jashtë?

A keni dëgjuar një “vend mik” që të ketë konfiskuar pasuritë e politikanëve shqiptarë dhe tia ketë kthyer popullit shqiptar?

Oligarkia shqiptare a do ishte krijuar pa mbështetjen e lobeve ndërkombëtare?

A  kanë pasur bekimin e ndërkombëtarëve, qeveritë dhe partitë e korruptuara shqiptare këto dekada?

Çfarë i ofroi kasta e tranzicionit këtyre lobeve për të pasur mbështetje?

Kush imponoi Shqipërisë, terapinë shok?

Kujt i interesonte shkatërrimi i industrisë shqitpare dhe kthimi në një ekonomi koloni importi?

Kujt i intereson dorëzimi i sektorëve strategjikë (bankat, nafta, minierat etj) në duart e të huajve?

Kush nuk lejon ringritjen e një ekonomie kombëtare dhe shfrytëzimin publik të pasurive të popullit shqiptar?

Pse  “intelektualët” mediatikë shqiptarë vetëm  janë ata që janë përgatitur në kuzhinat e këtyre ndëerkombëtarëve me projekte e financime të majme?

Pse po gatuhet kjo çorbë e re për vendin?

A nuk ka të njëjtën shije si viti 1997?

A mund të krijohej kriza e piramidave, rënia e shtetit dhe ushtrisë pa “ndihmën” e të huajve?

A duhet të rendim gjithmonë pas të hujave, dikur turqit, jugosllavët, rusët, BE e tani Amerikanët?

Si mund të zbatosh kategoritë njerëzore në real politikë?

A mund të thuash që një shtet “do” një shtet tjetër?

A kontrollohet më lehtë një vend kur ke në dorë magjistraturën e tij?

Sa qeveri ka rrëzuar dhe sa regjime diktatoriale mbështet SHBA dhe vendet evropiane?

 

Marrëdhëniet ndërkombëtare ngrihen mbi interesa, prandaj ndërtojmë më parë interesat tona si një shtet i pavarur e pastaj negociojmë si një shtet dinjitoz!

 

E vërteta e hidhur është se Shqipëria është totalisht e kapur dhe lojë mes bandave dhe lobeve të ndryshme. Demokracia dhe votimet janë fals sepse fatin nuk e vendos populli shqiptar por këto lobe. Pakti mes kastës së tranzicionit dhe lobeve ndërkombëtare qëndron pikërisht në vjedhjen e pasurive popullit shqiptar dhe sundimit me rotacion e mbështetje ndërkombëtare.

Duhet që Shqipëria të mbahet nën zhvillim e sundim, vendi të shpopullohet nga shqiptarët e të mbushet me skllevër emigrantë.

Sa herë që populli shqiptar formon një sens rebelimi dhe kërkon ndryshim, kasta përgatit një spirale të re dhune për të mpirë ndryshimin e vërtetë, për të përçarë akoma dhe më shumë qytetarët, për të frikësuar e larguar intelektualët e investitorët nga Shqipëria!

 

Zgjohemi!

Zgjidhja nuk janë partitë, lobet, ambasadat apo masoneritë!

Dalim nga gjendja e një populli minoren dhe kërkojmë instrumenta për të vendosur vetë fatet tona si një popull autokton!

Kërkojmë Demokraci Pjesëmarrëse dhe një Kushtetutë të Re!

Mbështesim platformën patriotike shqipON! http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

 

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked