BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Luiza Gega: sportistët e braktisur krenari kombëtare

Sportistët e braktisur krenari kombëtare! Hipokrizia e një kaste hajdute që trajton sportin vetëm për qëllime propagande! Jemi vendi i fundit në Europë për investime mbi sportin dhe ambienteve sportive për të rinjtë shqiptarë! Në vend të tyre kasta promovon llotot sportive. Neveri! Trishtim! Rebelim!

luiza-gega-701x368

Në të gjithë shtypin e huaj, atë francez, italianë, kinez, u shkrua për atleten shqiptare Luiza Gega, e cila fitoi medaljen e argjendit në garën e 3000 metrave më pengesa, në Kampionatin Evropian të Atletikës, zhvilluar në Amsterdam të Hollandës.

Atletja 27 vjeçare është kualifikuar për të garuar dhe në garën e vrapimit 3 mijë metra me pengesa, në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Brazil, muajin e ardhshëm.

Suksesi i Luizës u vlerësua nga media botërore dhe për një arsye tjetër: Luiza Gega në Tiranë nuk kishte një pistë vrapimi ku të stërvitej.

Vendimi i qeverisë dhe Bashkisë Tiranë për prishjen e stadiumit “Qemal Stafa” e bëri Tiranën të vetmin kryeqytet në botë pa një pistë atletike, duke privuar një nga pesë atletët shqiptarë të kualifikuar në Lojërat Olimpike, për t’u stërvitur në kushte teknike të pranueshme.

Ajo që i bën përshtypje të gjithë komentuese të vendeve të ndryshme është se Shqipëria, një vend i varfër, vendosi të shembë të vetmen pistë atletike të kryeqytetit për të ndërtuar një stadium të ri vetëm për futbollin.

Taulant Stërmasi, trajneri i Luizës, u detyrua të iki në Korçë, ku ka një pistë atletike, në mënyrë që atletja e tij të stërvitej në mënyrën e duhur. Ai, madje, u detyrua të rregullonte vetë gropat e mbushura me ujë në mes të pistës së Korçës.

Luiza, në disa raste, stërvitet dhe në Tiranë, në Parkun e Liqenit, në mes të shumë qytetarëve që shkojnë aty për të vrapuar.

Vetë atletja, por dhe trajneri i saj, në disa intervista në median shqiptare kanë ngritur dhe një shqetësim tjetër: Luiza Gega, sportiste profesioniste për më shumë se 15 vjet, nuk ka asnjë ditë të siguruar në librezën e saj të punës.

Trajneri ka deklaruar më parë se Luiza me një trajnim cilësor që nuk është i mundur në Shqipëri, mund të fitojë të parën medalje olimpike për Shqipërinë, në Brazil. Por, buxheti i qeverisë për sportin e atletikës është i papërfillshëm, edhe pse do të mjaftonin disa mijëra euro që Luiza të stërvitej diku në Evropë.

Shpërfillja totale e shtetit ndaj nënkampiones së Evropës dhe pretendentes për të fituar medalje ari në Brazil, bëhet akoma më ironike po të kujtojmë se qeveria i dhuroi një milion euro lojtarëve të kombëtares së futbollit – të gjithë profesionistë të mirë paguar nga skuadrat evropiane ku luajnë – vetëm për një gol të bërë kundër Rumanisë në ndeshjen e fundit në grup në Kampionatin Evropian të Futbollit.

Marrë nga portali exit.al

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked