BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Mbledhja e dy qeverive shqiptare, farsa e radhës

Etja e shqiptarëve për bashkim kombëtar, nuk mund të shuhet me shëllira propagandistike.

 

Si rëndom ndodh këto vite në prag të festës kombëtare, qeveritë e dy vendeve mblidhen për të diskutuar bashkimin. Kësaj here Rama dhe Haradinaj u takuan në Korçë dhe nën tamburet e mediave main stream, u betuan se këtë herë e kishin seriozisht.

Por kështu nuk është!

Përse?

1. Së pari Bashkimi me Kosovën nuk mund të ndodhë, nëse diplomacia shqiptare nuk heq dorë më parë nga motoja e tranzicionit: “bashkimi mes shqiptarëve do ndodhë duke u integruar në BE”. Tingëllon bukur por është antishqiptare. BE nuk bashkon por dizintegron sovranitetet kombëtare, kulturore dhe ekonomike, sidomos vendet e vogla.

2. Platforma e bashkimit dhe axhenda nuk mbahen të fshehura apo improvizohen një ditë para festës. Ajo duhet të përfshijë opinionin publik, qytetarët, akademikët e aktorët ekonomikë të vendeve tona. Trajtimi propagandistik alla ramçe i kauzës kombëtare është fyerje e inteligjencës për miliona shqiptarë.

3. Bashkimi kombëtar duhet të nisë nga bashkimi i kulturës. Por në të dyja anët e vendit, trashëgimia kulturore po tretet me shpejtësi duke u zëvendësuar me antivlera orientale apo neoliberizmit pervers kosumerist e nihilist. Të dyja qeveritë shqiptare harxhojnë 1/18 e asaj që harxhon Serbia dhe 1/45 e asaj që harxhon Greqia në buxhetin pro kulturës. Mbushja e administratës me injorantë dhe zaptimi i enteve të kulturës me militantë është kanceri i radhës. Kudo në Perëndim ka artistë shqiptarë si dhe njerëz të kulturës, por ata përbuzen nga oligarkia barbare në pushtet.

4. Bashkimi para se politik duhet të jetë ekonomik. Dhe këtu qëndron problemi. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë ekonomi, kështu që 0+0 bën gjithmonë 0.

Psikorama-Hajnadinaj premtojnë se do heqin barrierat doganore. Por barrierat e ekonomive tona qëndrojnë diku tjetër. Vendet tona nuk kanë ekonomi prodhimi por koloni importi, nën orgjinë e oligarkisë politike + monopoleve importit +lobet e huaja.

Nëse vendet tona nuk prodhojnë, kujt i intereson “lëvizja e lirë” veç importeve serbe apo ato italiane, greke e turke.

5. Serbia ka disa nënfish pasuritë tona por 5 fish GDP dhe Greqia 30 fish sa Shqiperia e Kosova bashkë. Oligarkia instaluar në vendet tona është e shantazhuar dhe si e tillë nuk mbron dot interesin kombëtar, nuk bën dot reformat eko-politike:

A. Trasformimin nga koloni importi në ekonomi prodhimi

B. Marrja nën kontrollin shqiptar të sektorëve strategjikë dhe pasurive kombëtare (nafta, minierat, portet, aeroportet, telekomunikacionin etj)

C. Vënien nën kontrollin shqiptar të kapitalit, Bankës Kombëtare dhe bankave të nivelit të dytë.

Ç. Ringritjen industriale të vendeve tona me çdo kusht

D. Subvencionimin me kredi të buta të biznesit shqiptar, industrisë, bujqësisë, turizmit, peshkimit etj.

DH. Kryerja e veprave strategjike, hekurudhore, elektrifikimin modern, dhjetfishimin e kapacitetit të portit të Durrësit dhe lidhjen me rrugën e Kombit.

E. Braktisjen e euros dhe adoptimin e një monedhe të përbashkët. Braktisim modelin neoliberist dhe prangat e lobeve bankare ndërkombëtare që po na mbajnë peng.

Ë. Ndryshimin e fluksit emigrator drejt rikthimit se vendet tona po braktisen e popullsia po plaket.

F. Kalimin nga forca të armatosura në Ushtri si vendet normale me detyrim ushtarak dhe industri ushtarake flota dhe akademi ushtarake

G. Flotë ajrore/detare civile e tregtare si dhe flotë peshkimi se po boshatisin detet shqiptare

Gj. Diplomaci politike-ekonomike të pavarur për të gjetur risurset që i duhen ringritjes së vendit

Këto do ishin themelet ku nis bashkimi real e jo fals mes dy shteteve që aspirojnë për bashkim kombëtar.

*****

Për më shumë, Shihni platformën shqipon: http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked