BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Media alternative online vs (versus) medias tradicionale

Mailinda Zeneli – aktiviste shqipON

Media alternative online vs (versus) medias tradicionale.
(Sfidat e medias alternative)

1) Media alternative online po shfaq qartë dhe hapur Identitetin e vet Ideologjik, duke braktisur guximshëm fallcitetin e “paanësisë” ideologjike të medias tradicionale.
Postulati “fake”, rilindas, “përtej së majtës dhe të djathtës”, është mendësi tipike e elitës neoliberale, që për “njerëzit e klasës së ulët”, ne popullin, ka vetëm një urdhër përbuzës: qëndrim të “moderuar”, pasivitet dhe bindje!
Bindja absolute ndaj pushtetit nuk ka përkatësi ideologjike. Kjo shpjegon faktin se përse media e sotme tradicionale e rreshtuar pranë pushtetit është në bllok uniformë, pa ideologji.
Në vendet si Shqipëria të kolonizuara prej elitës globale financiare, polarizimi i shoqërisë është dramatik, ndaj identiteti ideologjik i medias alternative online është produkt i këtij polarizimi ekstrem.
2) Në sfidë të hapur me parimin e globalizimit të sistemit neoliberal dhe mediave tradicionale në shërbim të tij, media alternative online gjithëpërfshihet me vetëdije të plotë drejt parimit të nacionalizmit, si një mundësi për të zgjuar potencialin e vlerave kombetare dhe përdorur atë për çlirimin e vendit prej kolonizimit të elitës financiare globale.
Me parimin e nacionalizmit, media alternative online është duke sfiduar pretendimin e medias tradicionale si media publike. Një publik, që gjithnjë e më tepër po e braktis indiferencën, po braktis të qënit thjesht spektator i medias “altoparlant i pushtetit”, spektator i rrënimit të shoqërisë, pjesë e të cilit është.
3) Media alternative online shndërrohet në habitat të shëndetshëm për gjenerimin e komuniteteve virtuale të audiencës me të njejtin mendim, drejt një komuniteti me komunikim të drejpërdrejtë, real, të njerëzve mes njëri – tjetrit.
Përmes forcës së informacionit dhe analizës media alternative ndërgjegjëson komunitetet ekzsistuese (komunitetin e artistëve, akademikëve, profesorëve, të biznesit të vogël, të minatorëve, studentëve etj) të ndërgjegjësohen për potencialin e vet në mbrojtje të kauzave të tyre.
4) Komunitetet e emancipuara dhe të formuara ideologjikisht pranë mediave alternative online shndërrohen në potenciale të rëndësishme njerëzore të cilat shkojnë natyrshëm drejt krijimit të lëvizjeve të reja politike, të cilat kanë të gjithë potencialin e vlerave për ta shpëtuar vendin prej degradimit të rrezikshëm ku e mban prej tre dekadash marrëveshja e oligarkisë sonë politike të tranzicionit me elitën financiare globale.
5) Media alternative online kthehet në qendër graviteti të tërheqjes, nxitjes së komunikimit, shkëmbimit virtual të ideve dhe më vonë edhe në tërheqjen e individit të automatizuar, individualist, të “bjerr” nga mungesa e misionit në jetë, drejt individit të socializuar, i “veshur” me kauza të përbashkëta, i plotësuar ideologjikisht si një qënie e gatshme për të sjellë Ndryshimin.
6) Media alternative, si komunitet i ideve progresive, zhbën me vullnetin, këmbënguljen dhe mbështjetjen në rritje të publikut thelbin e sistemit neoliberal, superstrukturën, ideologjinë e tij.
“Media kritike për një kohë kritike”.
Media alternative online si agjensi informacioni sjell lajmin e besueshëm, të çliruar nga filtrat e sistemit. Si një “spin doktor” ajo e çon para kauzën e saj të madhe përmes informacionit të përzgjedhur (që përçon mesazhin) dhe analizës së mprehtë kritike ndaj sistemit, analizës që tregon edhe rrugëdaljen, duke u shndërruar në një kudhër ku farkëtohen idetë referuese për masën, që përherë dhe më e ndërgjegjësuar është duke u përfshirë në median alternative online, si shprehësia dhe mbrojtësia e drejtpërdrejtë e interesit publik.
7) Për median alternative publiku është pjesëmarrës aktiv në funksionimin e demokracisë, ndërsa për median tradicionale publiku duhet të pranojë rolin e spektatorit të asaj çfarë do t’i sjellin elitat.
8) Media alternative online ndërton jetën publike duke e nxjerrë individin nga individualizmi përmes ofrimit të së vërtetës, ndërgjegjësimit për potencialin e tij në grup, përmes përfshirjes së tij në kauza sociale, për rrjedhojë përmes rrëzimit të “murit” të izolimit të ndërtuar fatkeqësisht aq suksesshëm prej rregjimit autoritarist neoliberal të tre dekadave të tranzicionit.
Në të kundërt, media tradicionale, besnike e paktit me pushtetin, nxit individualizmin, vetëizolimin e individit, përmes toksikimit të vetëdijes së tij shoqërore të “mbyur” me informacion “garbixh”, të pavlerë ose të gënjeshtërt, të shitura për lajm të vërtetë e të rëndësishëm. I gjithë ky angazhim i devijuar për gjatë tri dekadave të tranzicionit ka në themel paktin e “mos-sulmit” medial të pushtetit partiak, ekonomik, qeverisës, madje dhe të OJQ-ve, nga buron e gjithë strategjia e shndërrimit të publikut në spektator të informacionit dezinformues dhe larguar përherë dhe më tepër nga të qenit pjesëmarrës aktiv në kërkimin e lirive dhe të drejtave të veta të grabitura.
“Subjekti ideal i sundimit totalitarist janë njerëzit për të cilët dallimi mes faktit dhe trillimit, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës nuk ekziston më”, – thot filozofja Arendt.
10.02.2018.
Majlinda Zeneli

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked