BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pse ndërpriten punimet Tiranë-Elbasan

Ndërpriten punimet Tiranë-Elbasan

image

 

Rruga Tiranë-Elbasan, (njësoj si dhe ajo e Kombit etj) duhet të kishte përfunduar në dhjetor të 2015! Politika preferon të bëjë retorikë dhe lojë kulisash për mbajtjen e pushtetit. Qindra miliona euro janë harxhuar nga taksat tona dhe miliarda humben çdo vit nga potencialet e munguara.

Përfundimi i kësaj rruge do çlironte energji kolosale ekonomike dhe njerëzore. Pjesë vitale të Shqipërisë do gjallëroheshin duke rritur konkurrencën e ekonomisë tonë!

Po përse veprat nuk përfundojnë kurrë?

Shqipēria vazhdon të jetë i vetmi vend i rajonit pa infrastrukturë edhe pse ka harxhuar miliarda euro.

Është kjo një rastësi? Është thjesht korrupsion?

Jo! Ajo që u fshihet shqiptarëve, është se ky shtet është i kapur dhe punon kundër kombit. Zhvillimi i pjesës juglindore ose fuqizimi i portit të Durrësit, do eklipsonte dhe periferizonte portin e Pireut dhe ekonominë greke. Kjo do të ndodhte dhe për vende të tjera, prandaj secili shtet “lufton” gjeopolitikisht, me diplomaci, ekonomi, arsim dhe ushtri.

Por ne nuk kemi ASNJË prej tyre! Shkatërrimi është gatuar dhe gatuhet me hollësi e detaje, sa populli nën narkozë mos ta kuptojë!

Këto nuk mësohen vetëm në shkollat shqiptare, nuk thuhen vetëm nga mediat shqiptare, nuk thuhen vetëm nga politika dhe “intelektualët” shqiptarë, por është ABC e çdo shteti.

Bota nuk është vend kaq miqësor, por një garë globale e egër. Shqipëria duhet të ngrihet e të konkurrojë me asetet e saj. Varësia totale nga të huajt na vë në rrezik konstant. Politikat 25 vjeçare janë  tradhëti kombëtare të maskuara si korrupsion.

Pa i kthyer Shtetin e tyre shqiptarëve, nuk do krijojmë kurrë një ekonomi kombëtare. Pasuritë publike do plaçkiten, vendi varfërohet dhe shoqëri do degradohet me hajdutëri, militantë dhe injorantë!

Pa kaluar pushtetin nga partitë tek qytetarët, ky vend do shkretohet e do boshatiset jo vetëm nga intelektualët e vërtetë por dhe të gjithë  banorët autoktonë! Kjo është beteja e brezit tonë e për hatër të historisë tonë mijëra vjeçare nuk mund ta humbasim.

Lëvizja shqipON po punon për një projekt të ri kombëtar, ndërtimin e institucioneve direkt nga qytetarët si garancia e vetme, që asnjë fuqi e huaj mos të sakrifikojë shqiptarët për interesat e veta.

Referendume të shpeshta, zgjedhjen e shkarkimin jo vetëm të deputetëve por të gjithë zyrtarëve të lartë, transparencë totale, juri qytetare etj, në atë njohet si Demokraci Pjesëmarrëse!

Nëse një popull di si çfarë të kërkojë, nuk ka fuqi që e ndalon.

Punojmë së bashku për këtë rrugëtim normalizimi të vendit. Kjo nuk është betejë emrash e siglash, por ide iluministe, prandaj duhet energjia e gjithë qytetarëve të ndershëm dhe patriotë!

#ProjektiSOS http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked