Kontrolli IMEI = Dosje (Telematike)
Ramizmi = Neo Berishizëm
Rama kuptoi sekretin e suksesit të SaliZiut shumë shpejt. AUTORITARIZMIN!
Pas personifikimit të PS tek vetja e vet, zgjedhja dhe shkarkimi të deputetëve dhe makinës shtetërore drejtpërdrejt nga Ai, tani radhën e ka survejimi i shqiptarëve.
Ashtu si SaliZiu që kishte hobin më të madh SHIK-un, RamBami ka gjetur hobin e tij sigurisht më modern, survejimin telefonik.
Një shtet që nuk kontrollon dot hapësirën tokësore, ajrore ose detare; Një shtet që nuk kontrollon sigurinë e asaj çfarë hamë, pimë e konsumojmë;
Një shtet ku pacientët në spitale trajtohen si kafshë;
Një shtet që nuk bën trasparencën e pasurive dhe CV të atyre që kanë pushtet etj etj…
…ka luksin të vërë në kontroll celularët e shqiptarëve!?!
Autoritarizmi ka nevojë për magjepsjen ndaj popullit; Para dhe struktura në shërbim si dhe Kontroll të atyre që e mendojnë ndryshe.
Në një vend ku të drejtat e Njeriut dhunohen përditë direkt ose me heshtjen e Shtetit, është e frikshme të bëhet ajo që asnjë shtet nuk e ka bërë.
KRIJIMIN e DOSJEVE VIRTUALE, ku të kontrollohet aktiviteti telematik i qytetarëve, kur dihet sesa i rëndësishëm është komunikimi virtual në epokën e sotme. Çfarë gazetash lexon on line, çfarë sheh në internet dhe fb apo programe të tjera nuk do jetë më çështje personale por kryeministrore.
Pretendimi se nuk ka rrezik për privatësinë e qytetarit dhe Shteti po e bën thjesht për të vënë taksa mbi telefonat (afërsisht 0.2 miljon dollarë në vit) është Fyes dhe Neveritës!
Refuzojmë Hijet e Përgjimit përsëri mbi Shqipëri!
I breath FREEDOM!
I breath shqipON!