BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Neoliberalizmi – ideologjia rrënjë e të gjitha problemeve tona!


Shkrirja” financiare, fatkeqësitë mjedisore dhe madje edhe “ndricimi” i Donald Trump – neoliberalizmi ka luajtur rolin e saj tek të gjitha. Pse nuk ka dalë e majta me një alternativë të re?

Imagjinoni sikur njerëzit e Bashkimit Sovjetik edhe sot të mos kishin dëgjuar kurrë për komunizmin.

Ideologjia që dominon jetën tonë , për shumicën prej nesh,nuk ka akoma asnjë emër. Përmendeni atë në një bisedë dhe do të shpërbleheni me një “ngritje supesh”. Edhe nëse dëgjuesit tuaj mund ta kenë dëgjuar termin , ata do të luftojnë për ta përcaktuar atë. Neoliberalizmi: A e dini se çfarë është?

Anonimiteti i saj është si simptomë po ashtu edhe shkak i fuqisë së saj. Ajo ka luajtur një rol të madh në një shumëllojshmëri të shquar krizash si: shkrirja financiare e 2007-8, zhvendosja(ofshore) e pasurisë dhe fuqisë, nga të cilat Panama Papers na ofrojnë thjesht një paraqitje, degradmi i ngadaltë i shëndetit publik dhe arsimit, rikthimi i varfërisë te fëmijët , epidemia e vetmisë, kolapsi i ekosistemeve, ngritja e Donald Trump. Por ne i përgjigjemi këtyre krizave sikur ato shfaqen si të izoluara, me sa duket të pavetëdijshëm se të gjitha ato janë katalizuar ose përkeqësuar nga e njëjta filozofi koherente; një filozofi që ka – ose kishte – një emër. Çfarë fuqie më të madhe mund të ketë se sa të veprojë pa emër?

Aq i përhapur është bërë neoliberalizmi saqë ne rrallë e njohim atë si ideologji. Ne duket se e pranojmë propozimin që ky besim utopik dhe mijëvjeçar përshkruan një forcë neutrale; një lloj ligji biologjik, si teoria e evolucionit të Darvinit. Por kjo filozofi u ngrit si një përpjekje e vetëdijshme për të riformuar jetën njerëzore dhe për të zhvendosur forcën e pushtetit.

Neoliberalizmi e sheh konkurrencën si karakteristikën përcaktuese të marrëdhënieve njerëzore. Ajo ripërcakton qytetarët si konsumatorë, zgjedhjet demokratike të të cilave ushtrohen më së miri nëpërmjet blerjes dhe shitjes, një proces që shpërblen meritën dhe dënon joefikasitetin. Ajo pohon se “tregu” jep përfitime që kurrë nuk mund të arrihen duke planifikuar.

Përpjekjet për të kufizuar konkurrencën trajtohen si armike ndaj lirisë. Taksat dhe rregulloret duhet të minimizohen, shërbimet publike duhet të privatizohen. Organizimi i punës dhe marrëveshja kolektive nga sindikatat portretizohen si shtrembërime të tregut që pengojnë formimin e një hierarkie natyrore të fituesve dhe humbësve. Pabarazia është rikthyer si e virtytshme: një shpërblim për dobinë dhe një gjenerator i pasurisë, që rrjedh poshtë për të pasuruar të gjithë. Përpjekjet për të krijuar një shoqëri më të barabartë janë kundërproduktive dhe moralisht gërryese. Tregu siguron që të gjithë të marrin atë që meritojnë.

Ne, pa e kuptuar, internalizojmë(bëjmë tonat) dhe i riprodhojmë besimet e saj. Të pasurit e bindin veten se e kanë fituar pasurinë e tyre me meritë, duke injoruar përparësitë – siç janë arsimi, trashëgimia dhe klasa – që mund të kenë ndihmuar në sigurimin e saj. Të varfrit fillojnë të fajësojnë vetveten për dështimet e tyre, madje edhe kur nuk mund të bëjnë asgjë për të ndryshuar rrethanat e tyre!

Mos u shqetësoni për papunësinë strukturore: nëse nuk keni një punë, kjo është për shkak se nuk jeni të interesuar. Mos u mërzitni për pamundësinë e mbulimit të kostove të strehimit: nëse karta juaj e kreditit është  jashtë limitit, ju jeni i pakujdesshëm dhe i pafrytshëm. Asnjëherë mos u shqetësoni se fëmijët tuaj nuk kanë më fushë futboli në shkollë: nëse marrin yndyrë dhe bëhen obezë, është faji juaj. Në një botë të qeverisur nga konkurrenca, ata që ngelen prapa quhen dhe vetëpërcaktohen si humbës.

Ndër rezultatet e kësaj ideologjie, siç e dokumenton Paul Verhaeghe në librin e tij “Po mua?” janë epidemitë e vetë-fajësimit, çrregullimet e të ngrënit, depresioni, vetmia, ankthi i performancës dhe fobia sociale. Ndoshta nuk është befasuese që Britania, në të cilën ideologjia neoliberale është zbatuar më rigorozisht, është “kryeqyteti i vetmisë” së Evropës. Ne jemi të gjithë neoliberalë tani.

Termi neoliberalizëm u krijua në një takim në Paris më 1938. Midis delegatëve ishin dy burra që përcaktuan ideologjinë, Ludëig von Mises dhe Friedrich Hayek. Të dy të dëbuarit nga Austria, ata e shikonin demokracinë sociale, të ilustruar nga “Marrëveshja e Re” e Franklin Roosevelt dhe zhvillimi gradual i shtetit të mirëqenies së Britanisë, si manifestim të një kolektivizmi që zinte të njëjtin spektër si nazizmi dhe komunizmi.

Tek “Rruga drejt robërisë” , botuar në 1944, Hayek argumentoi se planifikimi i qeverisë, duke shtypur individualizmin, do të çonte në mënyrë të pashmangshme në kontrollin totalitar. Ashtu si “Burokracia” e Mises, Rruga drejt robërisë u lexua gjerësisht. Ajo u vu në vëmendjen e disa njerëzve shumë të pasur, të cilët panë në këtë filozofi një mundësi për t’u çliruar nga rregullimi dhe tatimi. Kur në vitin 1947, Hayek themeloi organizatën e parë që do të përhapte doktrinën e neoliberalizmit – Shoqëria Mont Pelerin – u mbështet financiarisht nga milionerë dhe fondacionet e tyre.

Me ndihmën e tyre, ai filloi të krijonte atë që Daniel Stedman Jones përshkruan në “Masters of the Universe” si “një lloj neoliberizmi të huaj, ndërkombëtar “: një rrjet transatlantik akademikësh, biznesmenësh, gazetarësh dhe aktivistësh. Mbështetësit e pasur të lëvizjes financuan një varg të madh të “thinktank-eve”(përhapësit e mendimeve) që do të përsosin dhe promovonin ideologjinë. Midis tyre ishin Instituti Amerikan i Ndërmarrjeve, Fondacioni Heritage, Instituti Cato, Instituti i Çështjeve Ekonomike, Qendra për Studime të Politikave dhe Instituti Adam Smith. Ata gjithashtu financuan pozicione akademike dhe departamente, veçanërisht në universitetet e Çikagos dhe Virxhinias.

Ndërsa u zhvillua, neoliberalizmi u bë më i ashpër. Mendimi i Hayek që qeveritë duhet të rregullojnë konkurrencën për të parandaluar formimin e monopolit, u dha rrugë – mes apostujve amerikanë si Milton Friedman – besimeve se fuqia monopole mund të shihet si shpërblim për efikasitet.

Diçka tjetër ndodhi gjatë këtij tranzicioni: lëvizja humbi emrin. Në 1951, Friedman ishte i lumtur që e përshkruante veten si një neoliberal. Por shpejt pas kësaj, termi filloi të zhduket. Akoma më e çuditshme, megjithëse ideologjia u bë më e ashpër dhe lëvizja më koherente, emri i humbur nuk u zëvendësua nga asnjë alternativë e zakonshme.

Por në vitet 1970, kur politikat Keynesian filluan të bien dhe kriza ekonomike goditi në të dy anët e Atlantikut, idetë neoliberale filluan të hyjnë në rrjedhë. Siç tha Friedman, “kur erdhi koha që duhej të ndryshonim …  alternativa ishte gati për t’u marrë”. Me ndihmën e gazetarëve simpatizantë dhe këshilltarëve politikë, elementet e neoliberalizmit, veçanërisht recetat e saj për politikën monetare, u miratuan nga administrata e Jimmy Carter në SHBA dhe qeveria e Jim Callaghan në Britani.

Pasi Margaret Thatcher dhe Ronald Reagan morën pushtetin, pjesa tjetër e pakos së shpejti pasoi: shkurtime masive të taksave për të pasurit, shkatërrimi i sindikatave, liberalizimi, privatizimi, dhe lënia në duart e konkurrencës të shërbimet publike. Nëpërmjet FMN-së, Bankës Botërore, Traktatit të Mastrihtit dhe Organizatës Botërore të Tregtisë, politikat neoliberale u vendosën – shpesh pa pëlqimin demokratik – në pjesën më të madhe të botës. Më e shquar ishte miratimi i saj midis partive që dikur i përkisnin të majtës: Laburistët dhe Demokratët, për shembull. Siç thotë Stedman Jones, “është e vështirë të mendohet për një tjetër utopi që të jetë realizuar kaq plotësisht”.

Mund të duket e çuditshme që një doktrinë që premton “zgjedhje dhe liri” të promovohet me sloganin “nuk ka alternativë tjetër”. Por, siç u shpreh Hayek në një vizitë në Kili të Pinochetit, një nga kombet e para në të cilat programi u zbatua në tërësi, “preferenca ime personale mbështetet drejt një diktature liberale sesa drejt një qeverie demokratike pa liberalizëm”. Liria që ofron neoliberalizmi, që tingëllon aq argëtuese kur shprehet në terma të përgjithshëm, rezulton të thotë liri për heshtën, jo për peshkun. (peshkimi me heshtë nëpër lumenj).

Liria nga sindikatat dhe marrëveshjet kolektive nënkupton lirinë për të mbajtur të “shtypura” pagat. Liria nga rregullimi nënkupton lirinë për të helmuar lumenjtë, për të rrezikuar punëtorët, liri për normat e paarsyeshme të interesit dhe për të hartuar instrumente financiare ekzotike. Liria nga tatimi nënkupton lirinë nga shpërndarja e pasurisë që heq njerëzit nga varfëria.

Siç ka thënë Naomi Klein te Doktrina Shok, teoricienët neoliberalë lejuan përdorimin e krizave për të imponuar politika jopopullore ndërkohë që njerëzit ishin të hutuar: për shembull, pas grushtit të Pinochetit, luftës në Irak dhe Uragani Katrina, të cilin Friedman e përshkroi si “mundësi për reformimin radikal të sistemit arsimor ” në Neë Orleans.

Aty ku politikat neoliberale nuk mund të imponohen në vend, ato vendosen ndërkombëtarisht, nëpërmjet traktateve tregtare që përfshijnë “zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investitorëve-shteteve”: tribunalet “ofshore” në të cilat korporatat mund të bëjnë presion për heqjen e mbrojtjes sociale dhe mjedisore. Kur parlamentet kanë votuar për të kufizuar shitjet e cigareve, për të mbrojtur furnizimin me ujë nga kompanitë minerare, për të ngrirë faturat e energjisë ose për të parandaluar firmat farmaceutike që të dalin nga kontrolli i shtetit, korporatat i kanë paditur në gjyq, shpesh me sukses. Demokracia është reduktuar në teatër.

Një tjetër paradoks i neoliberalizmit është se konkurrenca universale mbështetet në “grumbullimin” dhe krahasimin universal. Si rezultat, punëtorët, punëkërkuesit dhe shërbimet publike të të gjitha llojeve janë subjekte të papërfillshme, të një regjimi shterrues, mbytës të vlerësimit dhe monitorimit, i projektuar për të identifikuar fituesit dhe për të ndëshkuar humbësit. Doktrina që propozoi Von Mises, se do të na ç’lirojë nga makthi burokratik i planifikimit qendror, në fakt krijoi një të ri.

Neoliberalizmi nuk u konceptua si një raketë vetë-shërbimi, por shpejt u bë një e tillë. Rritja ekonomike ka qenë dukshëm më e ngadalshme në epokën neoliberale (që nga viti 1980 në Britani dhe në SHBA) sesa në dekadat e mëparshme; por jo për shumë të pasurit. Pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë, pas 60 viteve të rënies, u rrit me shpejtësi në këtë epokë, për shkak të goditjes së sindikatave, zvogëlimit të taksave, rritjes së qirasë, privatizimit dhe de-rregullimit.

Privatizimi ose marketizimi[1] i shërbimeve publike, siç janë energjia, uji, trenat, shëndeti, arsimi, rrugët dhe burgjet u ka mundësuar korporatave të ngrenë trarët për asetet thelbësore(me pagese), si për qytetarët ashtu edhe për qeverinë, për përdorimin e tyre. Qiraja është një ndër termat  për të ardhurat e pafituara. Kur paguani një çmim të fryrë për një biletë treni, vetëm një pjesë  kompenson operatorët për paratë që shpenzojnë për karburantin, pagat, mjetet e transportit detar dhe shpenzimet e tjera. Pjesa tjetër pasqyron faktin që ata na kanë në “tytën e pushkës”.

Ata që zotërojnë dhe drejtojnë shërbimet e privatizuara ose gjysmë të privatizuara të Mbretërisë së Bashkuar, bëjnë fitime kolosale duke investuar pak dhe “taksuar” shumë. Në Rusi dhe Indi, oligarkët shtinë në dorë aksionet shtetërore nëpërmjet zjarrvënieve. Në Meksikë, Carlos Slim mori kontrollin e pothuajse të gjitha shërbimeve të telefonisë fikse dhe celulare dhe shpejt u bë njeriu më i pasur në botë.

Financiarizimi, siç thotë Andreë Sayer në “Pse nuk Mund t’i përballojmë të Pasurit”, ka pasur një ndikim të ngjashëm. “Ashtu si qiraja,” argumenton ai, “interesi është: e ardhurat e pafituar që grumbullohet pa asnjë përpjekje“. Ndërsa të varfërit bëhen më të varfër dhe të pasurit bëhen më të pasur, të pasurit marrin kontrollin në rritje mbi një tjetër aset të rëndësishëm: paranë. Pagesat e interesit, me shumicë dërrmuese, janë një transferim i parave nga të varfërit tek të pasurit. Ndërsa çmimet e pronave dhe tërheqja e shtetit nga financimet, ngarkojnë njerëzit me borxhe (mendoni për kalimin nga bursat studentore në kredi studentore), bankat dhe drejtuesit e tyre “fryhen më tej”.

Sayer argumenton se katër dekadat e fundit janë karakterizuar nga një transferim i pasurisë jo vetëm nga të varfërit tek të pasurit, por  edhe brenda radhëve të të pasurve: nga ata që i bëjnë paratë e tyre duke prodhuar mallra ose shërbime të reja për ata që bëjnë paratë e tyre duke kontrolluar asetet ekzistuese dhe marrjen e qirasë, interesin ose fitimet kapitale. Te ardhurat e fituara jane zëvendësuar nga te ardhurat e pafituara.

Politikat neoliberale janë të mbuluara kudo nga dështimet e tregut. Jo vetëm që bankat janë shumë të mëdha për të dështuar, por po ashtu janë korporatat e ngarkuara me ofrimin e shërbimeve publike. Si Tony Judt theksoi në “Ill Fares the Land”, Hayek harroi se shërbimet kombëtare jetësore nuk mund të lejohen të shemben, që do të thotë se konkurrenca nuk mund të vazhdojë rrugën e saj. Biznesi merr fitimet, shteti e mban rrezikun.

Sa më i madh dështimi, aq më ekstreme bëhet ideologjia. Qeveritë përdorin krizat neoliberale si justifikim dhe mundësi për të ulur taksat, privatizimin e shërbimeve publike të mbetura, hapjen e vrimave në rrjetin e sigurisë shoqërore, deregulojnë korporatat dhe ri-rregullojnë qytetarët. Urrejtësit e shtetit tani i zhytin dhëmbët në çdo organ të sektorit publik.

Ndoshta ndikimi më i rrezikshëm i neoliberalizmit nuk është kriza ekonomike që ka shkaktuar, por kriza politike. Aty ku rëndësia  e shtetit është zvogëluar, aftësia jonë për të ndryshuar rrjedhën e jetës sonë përmes votimit gjithashtu tkurret. Në vend të kësaj, teoria neoliberale pohon, njerëzit mund të ushtrojnë zgjedhje përmes shpenzimeve. Por disa kanë më shumë për të shpenzuar sesa të tjerët: në demokracinë e madhe të konsumatorit apo të aksionarëve, votat nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë. Rezultati është shfuqizim i të varfërve dhe klasës së mesme. Ndërsa partitë e së djathtës dhe ish-majtistëve miratojnë politika të ngjashme neoliberale, shfuqizimi nga pushteti kthehet në heqjen e lirisë(diskriminim). Një numër i madh njerëzish janë larguar nga politika.

Chris Hedges vëren se “lëvizjet fashiste ndërtojnë bazën e tyre jo nga njerëzit politikisht aktivë, por politikisht joaktive,” humbësit “të cilët shpesh ,me të drejtë, ndjehen sikur nuk kanë zë apo rol për të luajtur në institucionet politike”. Kur debati politik nuk na flet më, njerëzit ndikohen nga sloganet, simbolet dhe ndjenjat impulsive. Për admiruesit e Trump, për shembull, faktet dhe argumentet duken të parëndësishme.

Judt shpjegon se kur “kablli”i i trashë i ndërveprimeve mes njerëzve dhe shtetit është reduktuar në asgjë, përveç autoritetit dhe bindjes, e vetmja forcë e mbetur qëna lidh është fuqia e shtetit. Totalitarizmi që Hayek kishte frikë,ka më shumë gjasa të shfaqet kur qeveritë, duke humbur autoritetin moral që lind nga shpërndarja e shërbimeve publike, reduktohet në autoritet “lajkatarë, kërcënues dhe përfundimisht detyrojnë njerëzit për t’u bindur atyre”.

Ashtu si komunizmi, neoliberalizmi është “Perëndia që dështoi”. Por doktrinat e vdekura lëkunden, dhe një nga arsyet është anonimiteti i saj. Ose më mirë, një grup anonimitetesh.

Doktrina e padukshme e dorës së padukshme nxitet nga mbështetësit e padukshëm. Ngadalë, shumë ngadalë, ne kemi filluar të zbulojmë emrat e disa prej tyre. Ne gjejmë se Instituti i Çështjeve Ekonomike, i cili ka argumentuar me forcë në media kundër rregullimit të mëtejshëm të industrisë së duhanit, është financuar fshehurazi nga British American Tobacco që nga viti 1963. Ne zbulojmë se Charles dhe David Koch, dy nga burrat më të pasur në botë, themelouan institutin që krijoi lëvizjen e Tea Party. Ne gjejmë se Charles Koch, në themelimin e një prej organizatave, vuri në dukje se “për të shmangur kritikat e padëshirueshme, se si organizata kontrollohet dhe drejtohet nuk duhet të reklamohet gjerësisht”.

Fjalët e përdorura nga neoliberalizmi shpesh, fshehin më shumë se sa ata sqarojnë. “Tregu” tingëllon si një sistem natyror që mund të qëndroë mbi ne në mënyrë të barabartë, si graviteti ose presioni atmosferik. Por në fakt ai është i mbushur me marrëdhënie të pushtetit. Çfarë “dëshiron tregu” ka tendencë të nënkuptojë se çfarë dëshirojnë korporatat dhe bosët e tyre.  “Investime”, siç thotë Sayer, nënkupton dy gjëra krejt të ndryshme. Njëra është financimi i aktiviteteve produktive dhe shoqërore të dobishme, tjetra është blerja e aseteve ekzistuese për t’i shfrytëzuar ato me qira, interesa, dividendë dhe fitime kapitale. Duke përdorur të njëjtën fjalë për aktivitete të ndryshme, “kamuflazh të burimeve të pasurisë”, duke na çuar në konfuzion ndërmjet  “nxjerrjes” së pasurisë me krijimin e pasurisë.

Një shekull më parë, “pasanikët e rinj” nënçmonin ata që kishin trashëguar paratë e tyre. Sipërmarrësit kërkonin pranimin shoqëror duke e provuar veten si qiramarrës” të pasurive. Sot, marrëdhënia është përmbysur: qiradhënësit dhe trashëgimtarët shiten si sipërmarrës. Ata pretendojnë se kanë fituar të ardhurat e tyre të pafituara.

Anonimiteti dhe konfuzioni të përziera me pa-emërësinë dhe pa-vendodhjen  e kapitalizmit modern: modeli i franchise, ku punëtorët nuk dinë për kë po lodhen; kompani të regjistruara përmes një rrjeti të regjimeve sekrete në det të hapur, kaq kompleks saqë edhe policia nuk mund të zbulojë pronarët përfitues; rregullat tatimore që bombardojnë qeveritë; produktet financiare që askush nuk i kupton.

Anonimiteti i neoliberalizmit ruhet ashpër. Ata që janë të ndikuar nga Hayek, Mises dhe Friedman kanë tendencë ta hedhin poshtë këtë term, duke u justifikuar – paksa me të drejtë – se përdoret sot vetëm si përbuzje. Por ata nuk na ofrojnë asnjë zëvendësim(emërtim tjtër). Disa e përshkruajnë veten si liberalë apo liberalë klasikë, por këto përshkrime janë çorientuese dhe çuditërisht vetëkënaqëse, pasi ato sugjerojnë se nuk ka roman për Rrugën drejt Robërisë, Burokracia apo veprën klasike të Fridmanit, “Kapitalizmi dhe Liria”.

Për të gjitha këto, ka diçka të admirueshme në lidhje me projektin neoliberal, të paktën në fazat e hershme. Ishte një filozofi dalluese dhe inovative e promovuar nga një rrjet koherent i mendimtarëve dhe aktivistëve me një plan të qartë veprimi. Ishte i durueshëm dhe këmbëngulës. Rruga drejt Robërisë  u bë rruga drejt pushtetit.

Triumfi i neoliberalizmit gjithashtu pasqyron dështimin e së majtës. Kur ekonomia laissez-faire çoi në katastrofë në vitin 1929, Keynes krijoi një teori gjithëpërfshirëse ekonomike për ta zëvendësuar atë. Kur menaxhimi Keynesian i kërkesës u amortizua në vitet ‘70, kishte pasur një alternativë të gatshme. Por kur neoliberalizmi u shpërbë në vitin 2008 nuk kishte … asgjë. Kjo është arsyeja pse zombie ecën. E majta dhe qendra nuk kanë prodhuar asnjë kornizë të re të përgjithshme të mendimit ekonomik për 80 vjet.

Çdo thirrje e Keynes është një pranim i dështimit. Të propozosh zgjidhje Keynesiane për krizat e shekullit 21 është të injorosh tre probleme të dukshme. Është e vështirë të mobilizohen njerëzit rreth ideve të vjetra; të metat e ekspozuara në vitet ’70 nuk kanë ikur; dhe, ç’është më e rëndësishmja, ata nuk kanë asgjë për të thënë për gjendjen tonë më të rëndë: krizën mjedisore. Keynesianizmi punon duke stimuluar kërkesën e konsumatorit për të nxitur rritjen ekonomike. Kërkesa e konsumatorit dhe rritja ekonomike janë motori i shkatërrimit të mjedisit.

Ajo që historia e Keynesianizmit dhe e neoliberalizmit tregon është se nuk mjafton  vec kundërshtimi për një sistem të thyer. Duhet të propozohet një alternativë koherente. Për punën, demokracinë dhe misionin më të gjerë, detyra kryesore duhet të jetë zhvillimi i një programi ekonomik Apollo, një përpjekje e ndërgjegjshme për të hartuar një sistem të ri, i përshtatur për kërkesat e shekullit të 21-të.


George Monbiot per The Guardian

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked