BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Një Dukë që kërkon të bëhet mbret apo një politikan si despot sportiv

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë zgjedhjet për presidentin e saj dhe në garë për të janë dy kandidatë, presidenti i përjetshëm Armand Duka dhe deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino.

Nuk është problemi se cili do zgjidhet apo çfarë programi ka për të qeverisur institucionin më të lartë të futbollit. Problematika qëndron se të dy emrat janë persona të cilët nuk janë larguar asnjëherë nga sarajet e pushtetit.

Nga njëra anë kemi Armand Dukën i cili kërkon mandatin e pestë në krye të FSHF-së, i cili duket se nuk ka qejf që të dorëzohet dhe t’i hapë rrugën një fytyre të re.

Nga ana tjetër kemi Bashkim Finon i cili ka një karriere të gjatë në Parlamentin shqiptar si Deputet por duhet të kujtojmë se ka qenë edhe për një periudhë të shkurtër Kryeministër.

Me këta dy kandidatë sporti nuk do të jetë larg politikës sepse të dy janë individë të cilët kanë lidhje të fuqishme politike dhe kjo e bën këtë institucion aspak të pavarur nga objektivi që ka.

Një sport i cili do të qëndrojë kryq e tërthor me politikën nuk do të sjellë argëtim dhe zhvillim të tij por vetëm luftë për të gllabëruar çka munden.

Pushteti në Shqipëri tenton të uzurpojë gjithçka, edhe në këtë rast të dy profilet nuk kanë për të sjellë asgjë të re për sportin veçse do t’i shërbejnë politikës dhe bastexhinjëve.

Tek tuk do të ndërtohet ndonjë stadium i tipit modern me para publike por që do jetë në interes të klubeve të privatizuara. Klubet të cilat nuk përkrahin interesat e presidentit ose të paktën që bien ndesh me interesat e tij do të vazhdojnë të vuajnë presionin e dënimit nga ana e Komisionit të Disiplinës.

Paradigma këtu është se pushteti ka si qëllim që të ekspansionohet pra edhe në këtë rast politika kërkon të shtrijë tentakulat drejt edhe sportit ashtu siç edhe e ka bërë drejt institucioneve të kulturës, artit dhe shkencës.

Por cila do të ishe më mirë një Dukë i cili kërkon të bëhet mbret apo një politikan i cili kërkon të behet despot sportiv?!

Të dyja profilet sigurisht që janë të dëmshme, sporti është një veprimtari e cila shërben për argëtimin e qytetarëve ndërsa pushteti dhe politika medoemos kërkojnë që edhe sportit të pushtohet për përfitimet e tyre.

Në një vend normal kjo nuk duhet të lejohet dhe duhet të jete opinioni publik por edhe mediumi sportiv i cili duhet t’i dalë haptas kundra kësaj. Sepse një president despotik dhe i fuqishëm në krye të institucionit mund të ndryshojë fatet e lojës në fushë, mund të ndikojë në vendimet e arbitrave dhe komisionit të disiplinës. Diçka e cila ka ndodhur shpesh në gjithë këto vite të sportit shqiptar dhe shembujt nuk mungojnë pavarësisht nëse ka patur apo jo përgjegjës direkt për këtë gjë.

Sporti mund të përdoret jo vetëm si mjet për vetëdijesim politik, por edhe si mjet për përcjelljen e rrethanave të rënda politike nga skena politike në fushën e futbollit, ku kundërshtimet politike shndërrohen në nivelet atletike në mesin e ekipeve të futbollit. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se problemet politike janë zhdukur.

Ata janë ende përpara nesh, edhe kur i shikojmë lojërat. Dhe, si gjithmonë kur e shikojmë sportin, po e shikojmë edhe politikën.

Klaudio Agolli

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked